
SHBA- Në një deklaratë të përbashkët sot, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Byroja Federale e Hetimeve, Administrata Federale e Aviacionit dhe Departamenti i Mbrojtjes thanë se gjatë javëve të fundit FBI ka marrë mbi 5 mijë raportime për dronë në disa shtete amerikane, por vetëm 100 prej tyre meritonin hetime të mëtejshme.
Pas ekzaminimeve, agjencitë vlerësojnë se bëhet fjalë për një kombinim të dronëve civilë, dronëve të zbatimit të ligjit, avionëve me pilot, helikopterëve, apo edhe yjeve në qiell që njerëzve u janë dukur si dronë. Agjencitë në fjalë shprehen se nuk kanë parë asgjë jonormale që mund të paraqesë rrezik për sigurinë kombëtare.
Ato thonë se janë identifikuar disa raste të dronëve mbi objektet ushtarake në Nju Xhersi, por shtojnë se kjo nuk është asgjë e re dhe se po bashkëpunojnë me autoritetet lokale, federale dhe shtetërore.
Megjithatë, pikëpyetjet e publikut amerikan, si dhe të disa politikanëve mbi çështjen e dronëve po vazhdojnë.
Përse një numër i madh dronësh janë shfaqur papritur në qiellin e Nju Xhersit? Kush i dërgoi? Dhe pse?
Këto pyetje po shtrohen gjithandej në Amerikë.
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas tha të dielën se nuk ka asnjë tregues për përfshirje të huaj.
Ai tha se autoritetet po merren me këtë çështje, por theksoi se burimet janë të pakta.
“Dua të siguroj publikun amerikan se po merremi me këtë çështje. Po punojmë në koordinim të ngushtë me autoritetet shtetërore dhe lokale dhe është kritike, siç e kemi thënë për disa vite, që të marrim nga Kongresi kompetenca shtesë për çështjen e dronëve. Aktualisht, autoriteti ynë është i kufizuar dhe po shkon drejt skadimit. Kemi nevojë për ta zgjatur”, tha ai.
Banorët e Nju Xhersit thonë se hapësira e tyre ajrore, zakonisht e qetë, është ndezur javëve të fundit, ndërsa zyrtarët kërkojnë përgjigje.
“Nuk kanë madhësinë e një avioni komercial, por kanë madhësinë e një makine Sepse kur ulen, duken shumë më të mëdhenj. Mund të them se nuk janë dronë civilë. Ka kaq shumë rreth Nju Xhersit, në të gjithë shtetin. Të gjithë i kanë parë gjatë tre ose katër javëve të fundit. Imagjinoni sa para duhet të kushtojë kjo”, thotë Chritopher Stadulis, banor i Nju Xhersit.
Udhëheqësit kryesorë po kërkojnë veprim.
“Pse kemi më shumë pyetje sesa përgjigje? Ne jemi këtu sot për tre arsye. E para, të nxisim përdorimin e gjerë të një teknologjie të re, për të marrë përgjigje për këta dronë. Gjithashtu për t’ju njoftuar se do të ndihmojmë për miratimin e ligjit për dronët, duke lejuar departamentet e policisë lokale dhe policisë së shtetit të ndihmojnë agjentët federalë në zbulimin e këtyre dronëve, gjë që është kërkuar nga shumë njerëz”, tha ai.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump hodhi teorinë e tij të hënën. Ai nuk tregoi nëse ka marrë ndonjë informacion të klasifikuar mbi këtë çështje.
"Qeveria e di se çfarë po ndodh. Ata e dinë nga erdhën dhe ku po shkojnë. Dhe, për disa arsye ata nuk duan të komentojnë. Mendoj se do të ishte më mirë që të tregonin se çfarë janë. Ushtria dhe presidenti e dinë. Dhe për disa arsye, ata duan t’i mbajnë njerëzit në ankth. Nuk mendoj se është armiku, sepse po të ishte, ata do t’i shkatërronin dronët. Diçka e çuditshme po ndodh”, tha Trump.
Çfarëdo qofshin, të gjithë pajtohen në një pikë: duan përgjigje./VOA
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
17 Dhjetor15:00
Skenarët e mundshëm nëse SHBA-ja i vë sanksione industrisë serbe të naftës
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk i paralajmërojnë publikisht sanksionet”....
n.f
BOTA
17 Dhjetor14:54
Përhapet vetmia tek të rinjtë në Gjermani, një ndikim serioz për shëndetin
Foto ilustruese
GJERMANI- Vetmia po bëhet gjithnjë e më shumë një problem tek të rinjtë dhe mund të ketë nj&eu...
n.f
BOTA
17 Dhjetor13:34
Presidentja e KE-së takim me Erdogan në Ankara, Von der Leyen: Evropa do të japë 1 miliardë euro për vitin 2024 si ndihmë për emigracionin
Takimi
TURQI- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet ditën e sotme në Turqi ndërsa ka zhvilluar edhe nj&e...
n.f
BOTA
17 Dhjetor13:32
Sherri mes adoleshentëve përfundon në tragjedi, plagoset për vdekje me thikë një 15-vjeçar pranë një gjimnazi në Paris
Foto ilustruese
PARIS- Një djalë 15-vjeçar humbi jetën pranë një shkolle të mesme në Paris pasi u godit me t...
n.f
BOTA
17 Dhjetor13:31
Analiza e DW: Çfarë roli mund të luajë OKB-ja për të ardhmen e Sirisë?
Foto
SIRI- Përballja me regjimin e Asadit ishte e vështirë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas tij fshiheshin Rusia ...
n.f
BOTA
17 Dhjetor13:30
Zbulohet një varr masiv jashtë qytetit të Damaskut, kreu i Task Forcës Siriane të Emergjencave: U gjetën 100,000 trupa njerëzish
Foto
SIRI- Kreu i Task Forcës Siriane të Emergjencave, Mouaz Mustafa është shprehur se një varr masiv është gjetur jasht...
M.B
BOTA
17 Dhjetor13:15
Vritet nga një bombë e fshehur në një skuter jashtë ndërtesës ku banonte një gjeneral rus në Moskë, Ukraina merr për sipër aktin
MOSKA- Një gjeneral i lartë rus u vra të martën nga një bombë e fshehur në një skuter jashtë ndërtesës ...
M.B.
BOTA
17 Dhjetor12:24
Holanda bllokon Serbinë për në BE: Ka ngecur në arritjen e progresit në fushën e sundimit të ligjit
BRUKSEL- Holanda do të bllokojë rrugën e Serbisë në avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka konfir...
n.f
BOTA
17 Dhjetor10:57
Presidenti i Koresë së Jugut mohon akuzat për kryengritje
Yoon Suk-yeol
KORE- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, i cili është pezulluar nga ushtrimi i kompetencave pasi Parlamenti vot...