BOTA

Përhapet vetmia tek të rinjtë në Gjermani, një ndikim serioz për shëndetin

n.f Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2024, 14:54
Përhapet vetmia tek të rinjtë në Gjermani, një ndikim
Foto ilustruese

GJERMANI- Vetmia po bëhet gjithnjë e më shumë një problem tek të rinjtë dhe mund të ketë një ndikim serioz për shëndetin. Një sondazh i ri ka zbuluar se shumica e gjermanëve përjetojnë vetminë. Vetmia po bëhet një problem gjithnjë e më serioz në Gjermani, sipas një sondazhi të ri të kryer nga një prej siguruesve kryesorë të shëndetit publik në vend.

Rreth 60% e gjermanëve vuajnë nga vetmia shpesh, ndonjëherë ose rrallë, sipas sondazhit, i cili u prezantua në  fillim të dhjetorit në Berlin nga kompania e sigurimeve shëndetësore Techniker Krankenkasse (TK). Studimi bazohet në një anketë përfaqësuese telefonike me 1.403 persona të kryer në maj nga instituti kërkimor, Forsa.


Ai zbuloi se vetmia duket se prek veçanërisht të rinjtë – nga ata në grupmoshën 18 deri në 39 vjeç, 68% thanë se shpesh, ndonjëherë ose rrallë ndiheshin të vetmuar. Çështja duket se shqetëson më shumë edhe të rinjtë: 36% e të rinjve 18 deri në 39 vjeç thanë se ndjenja e vetmisë i rëndon shumë ose mjaft rëndë, ndërsa midis grupmoshave midis 40 dhe 59 dhe brezit mbi 60 vjeç, shifra ishte vetëm 19% dhe 21% respektivisht.

Duke folur në një konferencë shtypi që prezantoi raportin në Berlin (11.12.2024), Janosch Schobin, një sociolog që punon për Rrjetin e Vetmisë të mbështetur nga qeveria, tha se kjo vetmi shpesh shkaktohet nga ndryshimi i rrethanave të jetës që ka më shumë gjasa të ndodhë në moshën e rinisë si largimi nga shtëpia, zhvendosja në qytete të reja, dhe ndryshimi i vendit të punës.

Beqarët kanë tri herë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar sesa ata me partnerë, dhe megjithëse nuk ka dallim midis burrave dhe grave në intensitetin e ndjenjës së vetmisë, një partneritet luan një rol. 33% beqarëve ndihen shumë ose mjaft fort të rënduar nga vetmia. Ndër njerëzit që kanë një partner të qëndrueshëm, kjo shifër është vetëm 22%.

Vetmia mbetet tabu për meshkujt


Studimi zbuloi se niveli i arsimimit, puna ose nëse njerëzit jetonin në qytete të mëdha apo të vogla nuk ishin faktorë të rëndësishëm nëse njerëzit ishin apo jo të vetmuar. Nuk kishte as një ndryshim domethënës midis numrit të burrave dhe grave të vetmuara. Faktorët kryesorë që kontribuan në vetminë vlerësohen gjendja e partneriteteve dhe marrëdhënieve sociale të një personi. Megjithatë, varfëria rrit shanset për të qenë të vetmuar dhe beqarët e moshuar janë në rrezik më të lartë të vetmisë sesa beqarët më të rinj.

Ndryshimi i rrethanave të jetës është gjithashtu një faktor i rëndësishëm: Humbja e një pune dhe një partneri nga ndarja ose vdekja shpesh çon në një kolaps të lidhjeve sociale dhe në vetmi. Por raporti zbuloi, se pranimi i vetmisë vazhdon të jetë i vështirë për njerëzit, veçanërisht për burrat. Vetëm 22% e meshkujve që përjetojnë vetminë thanë, se flisnin për të me njerëz të tjerë – krahasuar me 40% të femrave të anketuara në sondazh.

Arsyeja kryesore që japin të anketuarit është, se "nuk doja t'i ngarkoja të tjerët" me këtë çështje. Rreth 29% thanë se ishte e pakëndshme për ta të flisnin për vetminë, ndërsa 9% thanë se nuk kishin askënd me të cilin mund të flisnin për vetminë e tyre.

Vetmia është një çështje shëndetësore


Sëmundjet fizike dhe mendore shoqërohen gjithashtu me një ndjenjë të shtuar të vetmisë. Rreth 23% e njerëzve që përjetojnë vetminë thanë se e konsiderojnë shëndetin e tyre të dobët – krahasuar me 13% të atyre që nuk ndihen të vetmuar.

Shëndeti i dobët mund të çojë veçanërisht në vetmi nëse kufizimet individuale, të tilla si ato të shkaktuara nga aftësitë e kufizuara, humbja e dëgjimit ose fazat e depresionit, e bëjnë më të vështirë komunikimin me të tjerët.

Vetmia duket të jetë një stresues psikologjik: Simptomat si stresi dhe rraskapitja, lodhja, ndjenja e ulët pozitive, çrregullimet e gjumit dhe ankthi shfaqen shumë më shpesh tek njerëzit e vetmuar. "Vetmia mund të çojë edhe në sëmundje fizike. Kjo nuk është më një teori. Është vërtetuar," tha Jens Baas, kryetar bordi në kompaninë e sigurimeve shëndetësore TK, duke përmendur lidhjet me demencën.

Njerëzit e vetmuar gjithashtu duket se përjetojnë më shpesh sëmundje të përgjithshme fizike, duke përfshirë dhimbjen e shpinës dhe stomakut, vështirësitë në frymëmarrje dhe astmën. Pikërisht lidhja që ekziston midis vetmisë dhe shëndetit, mbetet një mister shkencor. "Do të ishte mirë nëse mund të shpjegonim lidhjen, por nuk është aq e lehtë”, tha Baas. "Në shkencë, ne mund të shohim se ekziston një lidhje e qartë midis shpirtit dhe trupit - ne e shohim atë në shumë sëmundje, por se si funksionon fiziologjikisht, ne nuk e dimë."/ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë