BOTA

"Ai regjistron pamjet nga të gjitha anët me një kënd 360 gradë", VOA: Robotë autonomë me inteligjencë artificiale në fushën e ndërtimit

M.B. Përditësimi i fundit 15 Gusht 2024, 22:46
"Ai regjistron pamjet nga të gjitha anët me një kënd
Foto ilustruese

SHBA- Industria e ndërtimit po e shfrytëzon inteligjencën artificiale në faza të ndryshme të procesit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Natasha Mozgovaya, nga qyteti Siatëll i shtetit veri-perëndimor të Uashingtonit, robotët autonomë janë programuar për të dokumentuar avancimin e punës dhe për zbuluar rreziqet e mundshme në një projekt për ndërtimin e një pallati shumëkatësh.

Kur punonjësit i japin fund ditës së punës për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në Siatëll, dy robotë autonomë me inteligjencë artificiale fillojnë misionin e tyre. Zëri i Amerikës bisedoi me drejtorin e inovacionit të firmën Skanska, Stewart Germain.

“Roboti i pajisur me planimetrinë e ndërtesës futet në çdo dhomë duke kontrolluar punimet. Ai regjistron pamjet nga të gjitha anët me një kënd 360 gradë. Fotot më pas analizohen përmes një programi të inteligjencës artificiale dhe përfundimet e dala i dërgohen ekipit të projektit”.

Tre muaj më parë, kur robotët iu prezantuan ekipit të punës si pjesë e një projekti bashkëpunimi mes kompanisë së ndërtimit Skanska dhe firmës ‘Nextera Robotics’ me seli në Boston, disa nga punonjësit ishin skeptikë. Garrett Metz është inxhinier i projektit në kantierin e ndërtimit të firmës Skanska në Siatëll.

“Fillimisht nuk isha i sigurt nëse robotët do të ishin në gjendje të ndiqnin projektin. Nuk kam parë ndonjë robot që është në gjendje të manovrojë në mënyrë autonome në një kantier ndërtimi që ndryshon vazhdimisht. Pasi gjithmonë ka gjëra në rrugë, njerëz që futen brenda dhe dalin jashtë. Por robotët po bëjnë një punë shumë të mirë”.

Imazhet e marra nga robotët kalojnë përmes një programi të inteligjencës artificiale, i aftë të njohë mijëra detaje të lidhura me ndërtimin, në mënyrë që inxhinierët dhe projektuesit të mund ta ndjekin progresin e ndërtimit dhe të identifikojnë rreziqet e mundshme. Zëri i Amerikës bisedoi me menaxherin e operacioneve të firmës ‘Nextera Robotics’, Jacob Ryals.

“Roboti analizon gjithçka që sheh, nëse muret janë të lyera apo jo. Nëse janë vënë kornizat në tavan? A janë instaluar tubacionet e ajrimit dhe nëse janë izoluar? Roboti kërkon për të gjitha këto detaje dhe më pas ofron të dhëna të përpunuara të përpikta që janë lehtë për t’u kuptuar”.

Fytyrat e punëtorëve janë të paqarta në imazhet e filmuara nga robotët për të mbrojtur privatësinë e tyre. Drejtuesit e projektit thonë se robotët janë atje për të ndihmuar punonjësit me detyra të lodhshme ose të rrezikshme dhe jo për t’i zëvendësuar ata.

“Shfrytëzimi i robotit të kursen shumë kohë. Do të duheshin më shumë se 40 orë në javë që një fotograf të marrë imazhe të sakta në kantier”, thotë Stewart Germain, drejtor i inovacionit në firmën Skanska.

“Roboti ofron mundësinë për të ndjekur progresin e punës në një pallat 31 katesh me 324 apartamente banimi. Për një njeri kjo detyrë do të kërkonte shumë kohë dhe do të ishte shumë e vështirë”, thotë Jacob Ryals, menaxher i operacioneve të firmës ‘Nextera Robotics’.

Pavarësisht përfitimeve teknologjike, kompanitë e ndërtimit kanë qenë të ngadalta në integrimin e pajisjeve me inteligjencë artificiale, por zoti Germain mendon se kjo do të ndryshojë.

“Industria e ndërtimit është në fazën e duhur për një përfshirje shumë më të madhe të robotëve. Mendoj se robotët do të punojnë gjithmonë krah për krah me njeriun si një mjet pune dhe që sjell përfitime. Nuk mendoj se robotët do të marrin përsipër procesin e ndërtimit”.

Zoti Germain thotë se është vetëm çështje kohe që inteligjenca artificiale të përfshihet më thellë në të gjitha proceset e sektorit të ndërtimit./ VOA

robote

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë