Gjykata e Tiranës lë të lirë 14 protestuesit: Arrestimi ishte i jashtëligjshëm!
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Zjarri në zonën e Radostinës në Fier vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështir&...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri. NAFTA 219 LEKË/LI...
Ndarja e përgjegjësive për punët e shtëpisë mund të ndikojë edhe në kënaqësinë në çift...
Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor 2026, në një ceremoni që për herë...
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në...
Një aksident me tre automjete është regjistruar në Lushnjë, në rrugën që të çon drejt stadiumit, pranë...
RUSIA- Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetasen amerikano-ruse, Ksenia Karelina, me 12 vjet burgim, pasi e gjeti atë fajtore për tradhti. Ajo u gjet fajtore për transferimin e 51 dollarëve amerikanë te një shoqatë ukrainase të bamirësisë në fillim të vitit 2022. Vendimi u shqiptua nga gjykatësi Andrei Mineyev, pasi prokurorët kërkuan 15 vjet burgim për Karelinan, e cila po ashtu njihet edhe me mbiemrin e saj të martesës, Khavana.
Avokati i Karelinas, Mikhail Mushailov, tha se ajo e ka pranuar se e ka bërë këtë donacion, por ekipi ligjor planifikon që ta apelojë vendimin. Vendimi u shqiptua një ditë pasi një gjykatë në Moskë e dënoi me 15 vjet burgim një shtetas amerikan të identifikuar si Joseph Tater. Ai u gjet fajtor për huliganizëm.
Karelina, 33-vjeçare, ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara më 2015, ishte martuar me një shtetas amerikan dhe kishte marrë shtetësinë amerikane më 2021. Ajo u arrestua në Jekaterinburg në janar, nën dyshimet për huliganizëm.
Megjithatë, më 7 shkurt ndaj saj u ngrit akuza për tradhti, pasi hetuesit mësuan se në ditën e dytë të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ajo kishte transferuar 51 dollarë te Razom, një grup ukrainas i ndihmës që ndihmon civilët e prekur nga lufta.
Avokati Mushailov tha se prokurorët i gjetën dëshmitë për këtë donacion në telefonin e klientes së tij. Në shkurt, bashkëthemeluesja e Razom, Dora Chomiak, i bëri thirrje Qeverisë amerikane “të vazhdojë të bëjë gjithçka për të kërkuar nga [presidenti rus, Vladimir] Putin që të lirojë të gjithë të arrestuarit padrejtësisht në Rusi”.
Mineyev tha se në rastin e Karelinas ishte gjykatësi i njëjtë që në korrik dënoi gazetarin amerikan, Evan Gershkovich, me 16 vjet burgim nën akuzat për spiunazh. Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u përfshi në këmbimin e të burgosurve më 1 gusht, kur u lirua edhe nga gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, ish-marinsi amerikan, Paul Whelan, dhe disa disidentë të burgosur rusë.
Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, pothuajse 900 rusë janë dënuar nën akuza për tradhti, spiunazh apo bashkëpunim me qeveri të huaja që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës./ REL
SUEDI- Suedia njoftoi të enjten se ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve në vend. Personi u infektua g...
SHBA- Ish-president amerikan dhe kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale, Donald Trump, ka hedhur një sërë akuzash personale ndaj...
Ivica Daçiç SERBIA- Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, njoftoi se Beogradi kërkon...
BRUKSE- Bashkimi Evropian ka thënë se dëshiron të fusë në agjendën e dialogut çështjen e hapjes së urë...
Foto ilustruese KOSOVA- Bashkëpunimi gjyqësor ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është shumë i rëndësishëm...
KIEV- Ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë operacionin sulmues më në thellësi të Rusisë, po lindin pyetje se çfar&eu...
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 13-vjeçar ka goditur me thikë një të mitur. Ngjarj...
SHBA- Presidenti Joe Biden është ende i zemëruar nga fakti se u detyrua të braktisë fushatën e tij të rizgjedhjes më s...
Foto ilustruese KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) tha të enjten se në vend nuk k...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Të paktën 1.4 milion vajzave në Afganistan u është mohuar qasja në arsimin e mesëm që k...