Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja është regjistruar në strada Sanità, në segmentin e rrugës provinciale që lidh Savigliano me Vottignasco, në provincën Cuneo. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një rrugë të ngushtë, e njohur prej vitesh si problematike dhe ku janë shënuar edhe më parë aksidente të rënda.
Sipas informacioneve paraprake, Jeep-i ku udhëtonin tre të rinj shqiptarë është përplasur ballë për ballë me një mjet të rëndë Iveco. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dinamika e saktë e aksidentit mbetet ende nën hetim nga autoritetet. Në automjetin tip SUV ndodheshin tre shtetas shqiptarë. Dy prej tyre, pak mbi të 20-at, kanë ndërruar jetë në vendngjarje. I treti, një 21-vjeçar, i cili ndodhej në sediljet e pasme, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Savigliano-s në kod të verdhë (jashtë rrezikut për jetën).
Ndërkohë, në mjetin e rëndë udhëtonin dy persona, një burrë dhe një grua. Burri, 58-vjeç, është dërguar gjithashtu në spital në kod të verdhë, ndërsa gruaja, 55-vjeçe, ka pësuar plagë të rënda (politraumë) dhe është transportuar me helikopter në spitalin Santa Croce në Cuneo, në kod të kuq.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e emergjencës me dy autoambulanca, shërbimi i elisoccorso 118, si edhe zjarrfikësit, të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë për të nxjerrë trupat dhe të plagosurit nga mjetet e shkatërruara.
Karabinierët po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe po verifikojnë nëse përplasja mund të jetë shkaktuar nga një manovër e rrezikshme parakalimi. Për disa orë, rruga u mbajt e bllokuar dhe qarkullimi u devijua.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
30 Janar17:12
Vrau 9-vjeçarin për gjakmarrje/ Si arriti Kostandin Nishku t’i fshihej drejtësisë për 29 vite, historia tragjike që tronditi Gramshin
Kostandin Nishku, 59 vjeç i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej gati tre dekadash është arrestuar në Greqi me që...
BOTA
30 Janar17:08
Tragjike/ Emigranti kap me forcë të renë dhe e tërheq drejt shinave të metrosë, të dy humbin jetën pasi përplasen nga treni
Një incident tragjik ka ndodhur të enjten në mbrëmje në një stacion e metroje në Hamburg, ku dy persona humbën jetë...
BOTA
30 Janar16:54
E rëndë/ Po luante me shokët në plazh, 13-vjeçari VDES pasi sulmohet nga peshkaqeni
Një sulm fatal nga peshkaqeni i ka marrë jetën një 13-vjeçari në brigjet e Brazilit, duke tronditur komunitetin lokal dhe push...
BOTA
30 Janar16:48
Çmontohet rrjeti i trafikut të lëndëve narkotike në Athinë, mes tyre arrestohen dhe dy shqiptarë
Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në Athinë, ku autoritetet po çmontojnë një rrjet kriminal të trafikut t&e...
BOTA
30 Janar16:02
Putin pranon ndalimin e sulmeve ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt
Kremlini njofton se presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar të ndalojë sulmet ndaj qyteteve ukrainase deri më 1 shkurt.
Dmitry Peskov, z&eu...
BOTA
30 Janar15:55
Fle në mbledhjet e kabinetit? Trump: E keni gabim, jam i mërzitur
Donald Trump, presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara, i mbyll sytë gjatë mbledhjeve të kabi...
BOTA
30 Janar15:38
Trazirat në Iran, ministri i Jashtëm: Teherani është gati për bisedime të drejta me SHBA-në
Teherani është i gatshëm të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mo...
BOTA
30 Janar15:19
Starmer reagon pas paralajmërimit të Trump: Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatë shumë t...
BOTA
30 Janar15:06
Tensionet/ Erdogan ofrohet që të bëjë ndërmjetësin mes Uashingtonit dhe Tehranit!
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i propozoi sot homologut të tij iranian, Masoud Pezeshkian, të luajë rolin e “ndërmjetës...
BOTA
30 Janar14:57
Trump autorizon tarifat për vendet që furnizojnë me naftë Kubën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ndërmarrë një fushatë të re presioni ekonomik kundër Kubës, duke nënshkrua...