pamje nga aksidenti
MAQEDONI E VERIUT- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Rashçe-Saraj në Maqedoninë e Veriut, ku një makinë me 5 persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar.
Nga makina u nxorrën tre trupa të pajetë dhe një fëmijë 4 vjeç i cili fatmirësisht ishte i gjallë. Gjatë përmbysjes së makinës, i mituri ka fluturuar jashtë automjetit, dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin ”8 shtatori” në Shkup.
Sipas drejtorit të Kirurgjisë së Fëmijëve në Shkup, Lazo Jovçeski, fëmija katërvjeçar është liruar nga ambientet e spitalit dhe ndodhet në shtëpi. Ndërkohë pasditen e sotme është gjetur edhe trupi i katërt i pajetë që ndodhej në automjet.
Të gjithë viktimat dhe fëmija i mitur ishin nga familja Arsllani e fshatit Gërçec të komunës së Sarajit. Siç raportojnë mediat vendase, në makinë ishte burri dhe gruaja e tij, njëra prej vajzave të tyre dhe nusja e djalit e ardhur nga Italia, si dhe fëmija që ka shpëtuar. Ata ishin nisur për një darkë familjare, ndërsa gjatë rrugës ka ndodhur tragjedia. Për aksidentin e rëndë ka reaguar edhe kryetari i partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti, i cili tha se dhimbjen e kësaj familje e “ndjejmë si tonën”.
aksident ne maqedonine e veriut
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
3 Janar19:21
Zelenskyy: Trump mund të luajë rol vendimtar për ndaljen e luftës në Ukrainë
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump mund të luajë rol “vend...
E.D
BOTA
3 Janar19:06
"Roli i Italisë ka ndryshuar"! Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën
ITALI- Giorgia Meloni u duk si e dobët por e vendosur për të përmbysur të gjitha parashikimet. Corriere della Sera shkruan se më...
r.ll
BOTA
3 Janar18:53
Përplasje mes presidentit dhe kryeministrit në Kroaci/ Milanoviç akuzon Plenkoviç: Po tenton të marrë komandën e ushtrisë në mënyrë jokushtetuese
kryeministri dhe presidenti
KROACI- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka akuzuar sot kryeministrin dhe kryetarin e Bashkimit Demokr...
E.D
BOTA
3 Janar18:22
Vritet nga ushtria ukrainase çetniku serb që ngrinte barrikada në veri të Kosovës
UKRAINË- Lideri i grupit ekstremist serb të njohur si çetnikët, Bratislav Zhivkoviç, është vrarë në Ukrain&eu...
E.D
BOTA
3 Janar18:01
Elon Musk planifikon debat live në X me lideren e AfD-së në Gjermani përpara zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit
SHBA- Elon Musk dhe kryetarja e Alternativës për Gjermaninë (AfD) Alice Weidel do të zhvillojnë një debat të drejtp&eu...
n.f
BOTA
3 Janar17:26
OKB: Më shumë se 2200 njerëz humbën jetën në Mesdhe në 2024-ën teksa përpiqeshin të arrinin në Evropë
Foto
MESDHE- Më shumë se 2,200 njerëz ose vdiqën ose u zhdukën në Mesdhe ndërsa përpiqeshin të arrinin në...
BOTA
3 Janar17:24
Tërmeti me magnitudë 4.5 godet Turqinë, qytetarët të panikosur largohen nga ndërtesat
TURQI- Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme në orën 16:...
n,f
BOTA
3 Janar17:17
Beteja ligjore mes LVV-së dhe Listës Serbe për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
Foto
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk heq dorë nga qëllimi për t&eum...
n.f
BOTA
3 Janar17:16
Vonesa të gjata në aeroportet e Gjermanisë për shkak të prishjes së sistemit të kontrollit policor
Foto
GJERMANI- Probleme dhe vonesa të gjata u shkaktuan të premten nga ndërprerja e sistemit elektronik të kontrollit policor në ...
n.f
BOTA
3 Janar17:16
Ligji liberal maqedonas josh të huajt për fekondim in-vitro
Foto
MAQEDONIA E VERIUT- Nga rreth 2.500 raste të fekondimit in-vitro, rreth 1.000 janë banorë të vendeve fqinje e më larg, njoft...