BOTA

Aksidenti me 47 të plagosur në Liverpool, policia: Incidenti nuk po trajtohet si një sulm terrorist!

n.f Përditësimi i fundit 27 Maj 2025, 08:11

Aksidenti me 47 të plagosur në Liverpool, policia: Incidenti nuk po

ANGLI- Në Liverpul një person duke ngarë me shpejtësi makinën e tij ka mësyrë mes turmës së tifozëve që festonin fitoren e skuadrës së tyre. Shumë vetë janë plagosur. Policia, sipas të dhënave të veta, e ka arrestuar personin.

Pas plagosjes nga një automjet që mësyu masën e njerëzve në Liverpul policia nuk e ka kategorizuar aktin si "terrorist. Këtë e deklaroi zëvendëspresidentja e policisë së qarkut administrativ, Jenny Sims. Autoritetet e shohin sulmin si një "incident i izoluar". Sims tha se nuk po zhvillohen kërkime për "persona të tjerë në këtë drejtim".

Shumë njerëz u plagosën, kur një automjet me ngjyrë të errët depërtoi mes turmës së njerëzve duke përplasur shumë vetë të hënën në mbrëmj, mes tyre edhe një fëmijë. Shoferi i automjetit ndërkohë është ndaluar, njoftoi policia në platformën X. I arrestuari është një 53 vjeçar britanik, vë në dukje policia. Personi vjen nga zona e Liverpulit. Hetimet po vazhdojnë. Ende nuk është zbardhur sfondi i ngjarjes. Kjo ndodhi gjatë kohës që tifozëria festonte fitoren e klubit të futbollit FC Liverpul. Në rrjetet sociale u shpërndanë imazhe, që tregojnë ngjarjen.

Forca të shumta të shërbimit të urgjencës erdhën në vendngjarje. Shërbimi i ambulancës North West komunikoi: "Po verifikojmë gjendjen dhe po punojmë bashkarisht me ekipet e tjera të emergjencës. Prioriteti ynë është, që njerëzit të marrin sa më parë ndihmën mjekësore, për të cilën kanë nevojë.

Ekipi i futbollit festonte fitoren

Ekipi i futbollit po udhëtonte në qytet me një autobus të hapur i brohoritur nga tifozët në një itinerar dhjetë maile mespërmes qytetit pas fitores së titullit kampion. Në këtë festë të fitores pritej të merrnin pjesë gati një milionë vetë. Në orën 18:00 sipas orës lokale policia mori njoftime për një aksident. Fillimisht bëhej fjalë prej këmbësorëve për një aksident. Televizioni Sky News citoi një dëshmitare okulare, që bënte fjalë për njerëz që bërtisnin. Një makinë kishte depërtuar mes turmës së njerëzve.

Kryeministri Starmer reagoi i shokuar

Kryeministri britanik Keir Starmer shkruajti në platformën X, se ngjarjet në Liverpul janë tronditëse. "Jam me mendje pranë të gjithë të plagosurve dhe të prekurve. Dua të falenderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj kësaj ngjarjeje shokuese", tha Starmer. Ministrja e Brendshme Yvette Cooper bëri fjalë për "skena vërtetë shokuese dhe të tmerrshme"./DW

aksidenti me 47 të plagosur në liverpool

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë