BOTA

Aksidenti me helikopter, ish-presidenti iranian Ahmadinejad, në garë për ta pasuar Raisin

M.B. Përditësimi i fundit 2 Qershor 2024, 15:17
Aksidenti me helikopter, ish-presidenti iranian Ahmadinejad, në garë
Mahmoud Ahmadinejad e dorëzon kandidaturën për president të Iranit në Teheran, 1 qershor 2024.

IRANI- Ish-presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, i është bashkuar një liste në rritje të kandidatëve të linjës së ashpër në garën presidenciale të këtij muaji, për ta zëvendësuar të ndjerin Ebrahim Raisi, i cili vdiq muajin e kaluar nga rrëzimi i helikopterit në afërsi të kufirit me Azerbajxhanin. Ahmadinejad njoftoi më 1 qershor se ka për qëllim të garojë në zgjedhjet presidenciale, ndërsa mediat shtetërore raportuan më 2 qershor se 67-vjeçari dhe armiku i moçëm i reformistëve, është regjistruar.

Ahmadinejad dhe kandidatë të tjerë të mundshëm nuk ishin lejuar të garonin kundër Raisit në zgjedhjet e vitit 2021 nga institucionet e vetingut, të cilat në mënyrë rutinore ua ndalojnë kandidatëve të moderuar dhe sfiduesve të tjerë pjesëmarrjen në zgjedhjet e kontrolluar në Iran. Afati për regjistrim për zgjedhjet presidenciale të 28 qershorit mbyllet më 3 qershor.

Këshilli i Gardës njofton pastaj për listën përfundimtare të kandidatëve për president më 11 qershor, pasi ta ketë përfunduar procesin e vlerësimit të tyre. Para se të vdiste, Raisi shihej si pasardhësi i liderit suprem, 85-vjeçarit Ayatollah Khamenei, i cili ka pushtet themelor politik dhe fetar në bazë të sistemit klerik të Iranit. Ahmadinejad shërbeu për dy mandate, mes viteve 2005 dhe 2013, ndërsa mandati i tij i dytë u mbizotërua nga protesta të mëdha për shkak të rizgjedhjes së tij të kontestueshme më 2009. Ka fundi i mandatit të tij, ai u duk i gatshme për ta sfiduar publikisht Khamenein.

Zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e tjera në Iran përshkruhen nga një dalje e ulët në votim, e cila është përkeqësuar në vitet e fundit, si pasojë e diskualifikimit të kandidatëve dhe luftës së pushtetit kundër mospajtuesve. Grupet për të drejtat e njeriut janë ankuar për një rritje në shtypjen e lirisë së shprehjes në publik prej se Raisi, ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe disa të tjerë vdiqën nga rrëzimi i helikopterit në një rajon bjeshkor në veriperëndim të Iranit derisa po ktheheshin nga një vizitë zyrtare në Azerbajxhan. Raisi akuzohej se shërbente si prokuror i një “komisioni për ekzekutim”, i cili ua mori jetën mijëra të burgosurve politikë dhe kundërshtarëve të regjimit në fund të viteve ’80./ REL

irani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë