BOTA

Aksionet globale rikuperojnë pjesën më të madhe të humbjeve të së hënës

n.f Përditësimi i fundit 9 Gusht 2024, 17:38
Aksionet globale rikuperojnë pjesën më të madhe të
Foto ilustruese

SHBA- Tregjet globale të aksioneve rifituan terren të premten, duke marrë vrullin e tyre nga rritja e së enjtes në Wall Street, që do të thotë se aksionet tani kanë rikuperuar pjesën më të madhe të humbjeve të tyre nga rënia e rëndë e së hënës.

Rënia e shifrave të papunësisë në SHBA të enjten, ndihmoi në zbutjen e frikës për një ngadalësim të afërt ekonomik dhe u dha aksioneve amerikane fitimin e tyre më të madh, që nga viti 2022. Aksionet aziatike u rimëkëmbën, me Topix të Japonisë, që u mbyll 1 % më lart, ndërsa Kospi i Koresë së Jugut dhe Hang Seng i Hong Kongut u rritën 1.5 % dhe TWSE i Tajvanit u mbyll me 2.9 % si pasojë e një rritje të aksioneve aziatike të gjysmëpërçuesve.

Tregjet europiane të aksioneve gjithashtu u rritën, me indeksin Stoxx Europe 600 me përmirësim 0.7 %, me fitime të forta për aksionet e pasurive të paluajtshme dhe lëndëve të para. Cac 40 i Francës u rrit 0.7 %, ndërsa Dax i Gjermanisë u rrit me 0.4 % dhe FTSE 100 i Mbretërisë së Bashkuar 0.3 % më lartë.

Kontratat e së ardhmes S&P 500 tregojnë për fitime të vogla hapjeje të premten, pasi standardi i Wall Street u rrit me 2.3 % të enjten. Edhe pse shumica e tregjeve kryesore të aksioneve kanë rikuperuar humbjet e së hënës, tregjet globale mbeten nën nivelet që ishin përpara publikimit të raportit të javës së kaluar për punësimin në SHBA.

“Ishte raporti i punësimit javën e kaluar, ai që i çoi tregjet në një kthesë,” tha Kristina Hooper, kryestratege e tregut global në Invesco, kështu që “ka kuptim që ishte raporti i tregut të punës, që do të qetësonte tregjet” këtë javë.

Japonia kishte mbajtur peshën kryesore të shitjeve së të hënës, me Topix që ra 12 % në një seancë të vetme tregtare. Ai u rikuperua të nesërmen, me fitimin më të madh njëditor që nga viti 2008, pasi ndërmjetësit ishin në gjendje të bindin investitorët, se rënia ishte tepër e tepruar. Të premten, Topix ishte 3 % më i ulët në mbylljen e tregut një javë më parë.

“Paqëndrueshmëria është ende e lartë, kështu që ne mund të vazhdojmë të shohim luhatje të tregut në Japoni”, tha Naoya Fuji, strateg i kapitalit në Nomura, i cili theksoi se fitimet e forta të korporatave, blerjet e aksioneve dhe qeverisja më e mirë e korporatave e kishin ndihmuar tregun japonez të rimëkëmbet nga tronditja e së hënës.

Qetësia relative e së premtes pasoi të dhënat, që tregonin se shifrat e papunësisë në SHBA, parë si një tregues për shkurtimet e vendeve të punës, kishin rënë në nivelin e tyre më të ulët në një muaj. Shifrat e papunësisë dhanë një lexim prej 233,000, nga niveli i rishikuar i javës së kaluar prej 250,000 – dhe nën parashikimet e ekonomistëve prej 240,000.

Në të kundërt, raporti i listë pagesave të javës së kaluar, tregoi se ekonomia më e madhe në botë shtoi vetëm 114,000 vende pune në korrik, shumë më pak se parashikimet e konsensusit prej 175,000 – duke i çuar çmimet e aksioneve ndjeshëm më të ulëta në tregtimin e paqëndrueshëm të premten dhe të hënën, dhe duke shkaktuar një rritje të madhe në obligacionet qeveritare, pasi investitorët rritën parashikimet se Rezervës Federale do t’i duhej të ulte menjëherë normat e interesit.

Indeksi Vix i turbulencave të pritshme të bursës amerikane, i njohur si “matësi i frikës” i Wall Street-it, kishte arritur një lexim prej 65 të hënën, shumë mbi mesataren e tij afatgjatë prej rreth 20, përpara se të pësonte rënie.

Për Tim Murray, strateg në T Rowe Price, raporti i papunësisë ishte “një surprizë e madhe pozitive, pasi kemi parë këtë seri surprizash negative”. Hooper i Invesco-s vuri në dukje një “proces të vazhdueshëm shërimi – por, me paralajmërimin se tregjet do të jenë në avantazh, sepse asgjë nuk ka ndryshuar me Fed. Ata nuk do të bëjnë asnjë lloj ulje të normës para takimit të shtatorit”.

“Unë mendoj se do të duhet kohë, që tregjet të normalizohen, por ne duhet të pyesim veten se çfarë e shkaktoi atë rënie të mprehtë shoqëruar me shitje globale aksionesh, dhe mendoj se ishte irracionale,” shtoi ajo. “Unë nuk mendoj se po na tregon, se një recesion i madh po vjen.”

Aksionet kishin pasur një ecuri veçanërisht të fortë, të nxitur nga shpresat për një “ulje të butë” ku Fed ul me sukses inflacionin pa shkaktuar recesion, dhe nga entuziazmi për kompanitë e inteligjencës artificiale. / Financial Times

aksione globale shba rikuperim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë