Aktakuza kundër ish-presidentit Donald Trump për mbatjen e paautorizuar të materialeve të klasifikuara nga ana e tij po sjell disa ndarje mes republikanëve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell një përmbledhje të disa prej deklaratave të bëra gjatë fundjavës.
Edhe pse ish-presidenti Donald Trump u deklarua "i pafajshëm" javën e kaluar ndaj akuzave për mbajtje të qëllimtë e të paautorizuar të dokumeteve sekrete, aktakuza e fundit ndaj tij vazhdon të nxisë debate të nxehta mes anëtarëve të partisë republikane.
Kandidati republikan për president dhe ish-prokurori, Asa Hutchinson tha se Trump duhet të tërhiqet nga gara presidenciale.
“Kur ke mbi vete sfidën e hetimeve të shumta gjatë rrjedhës së vitit të ardhshëm nuk është e drejtë për vendin, dhe sigurisht nuk është e drejtë për partinë tonë që dëshiron ta kthejë këtë vend në rrugën e duhur”.
I intervistuar nga kanali NBC, ish-nënpresidenti Mike Pence, i cili gjithashtu kandidon për president, pyeti përse konkurrentët në zgjedhjet paraprake republikane supozojnë se Trump do të shpallet fajtor.
“Gjithçka që dimë është se për çfarë është akuzuar presidenti në aktakuzë. Nuk e dimë cilat janë argumentat e mbrojtjes së tij. Nuk e dimë nëse kjo çështje do të shkojë në gjyq. Aktakuzat mund të deklarohet e pavlefshme”.
Duke dalë në kanalin CNN, kryetari i Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, republikani Mike Turner, nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të procesit ligjor.
“Sigurisht që nuk do të mbroj sjelljen që është parashtruar në atë aktakuzë, por ata do të duhet ta provojnë atë”.
Presidenti Joe Biden, i cili filloi fushatën për rizgjedhje këtë fundjavë, ka refuzuar të komentojë sfidat ligjore të Trump-it. Zoti Biden po i bindet rregullave që mbrojnë hetimin, shpjegoi senatori demokrat Sheldon Whitehouse në kanalin ABC.
“Ai nuk bashkëpunon me Prokurorin e Përgjithshëm Garland. Ai nuk flet me të për çështje penale. Dhe së dyti, vetë zoti Garland është përjashtuar nga kjo çështje sepse ai ka emëruar një avokat special. Dhe aftësia e tij për t'u angazhuar me avokatin special është jashtëzakonisht e kufizuar”.
Presidenti Biden është vetë nën hetim për mbatje të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara. Por edhe nëse shpallet fajtor, ai mund të mos përballet me akuza pasi historikisht pozicioni i Departamentit të Drejtësisë ka qenë që të mos padisë presidentët në detyrë./VOA
Artikuj te sugjeruar
BOTA
19 Qershor19:00
Europa zotohet të punësojë mijëra refugjatë. Kompanitë e mëdha kërkojnë ukrainas
Kompanitë shumëkombëshe duke përfshirë Amazon, Marriott dhe Hilton u zotuan sot(19 qershor) të punësojnë më shum&...
BOTA
19 Qershor15:32
Pence: Gjyqi ndaj Trumpit i dërgon botës “mesazh të tmerrshëm” për SHBA-në
Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili është kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, gjatë një...
BOTA
19 Qershor15:00
Skandali Katargate/ Eva Kaili padit Parlamentin Evropian për shkelje të imunitetit
Eurodeputetja Eva Kaili, e përfshirë në skandalin Katargate, ka paditur parlamentin e BE-së për shkelje të imunitetit të sa...
BOTA
19 Qershor10:38
Lufta në Ukrainë, vazhdojnë sulmet nga forcat ruse, Zelenskyy: Kemi zmbrapsur ushtarët në lindje
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy me fillimin e kundërofensivës është shprehur i sigurt se do të...
BOTA
19 Qershor09:52
Lajçak njofton për bisedime në SHBA lidhur me situatën në Kosovë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se do të udhëtojë për n&eum...
BOTA
19 Qershor08:00
Arrestohet një serb për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq
Policia e Kosovës tha se ka arrestuar një të dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor. Sipas policis&e...
BOTA
19 Qershor07:00
Rusia paralajmëron marrëveshje tregtare me Iranin
Një marrëveshje për krijimin e një zone të lirë tregtare midis Iranit, Rusisë dhe disa shteteve të tjera në rajon...
BOTA
18 Qershor21:52
Izraeli kundërshton çdo marrëveshje të përkohshme për programin bërthamor të Iranit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se kundërshton çdo marrëveshje të përkohshme, që po rapor...
BOTA
18 Qershor20:27
Droni zbulon një BMW të zezë në lumë, dyshohet se është makina e familjes Pacolli
Është gjetur në lumin Lepenc rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur fatkeqësia, vetura e familjes Pacolli nga Kosova, informon KlanM. Z...