BOTA

Akuzat e Francës ndaj shefit të "Telegramit", ekspertët: Drejtuesit e këtyre aplikacioneve tallen me idenë e heqjes së përmbajtjeve të paligjshme

r.ll Përditësimi i fundit 30 Gusht 2024, 17:02

Akuzat e Francës ndaj shefit të "Telegramit",

FRANCË- Arrestimi në Francë javën e kaluar i Pavel Durovit, shefit miliarder të platformës së rrjeteve sociale ‘Telegram’, po bën jehonë në mbarë botën, ndërsa Rusia i kërkoi Francës që të mos e kthejë hetimin në 'persekutim politik'. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgewell, zoti Durov është nën hetime për aktivitete të dyshimta, të paligjshme për të cilat akuzohet Telegrami.

Pavel Durov, shefi i faqes së rrjeteve sociale ‘Telegram’, u lirua nga paraburgimi në Paris të mërkurën pasi pagoi një garanci prej 5.6 milionë dollarësh. Atij i është ndaluar largimi nga Franca.

“Ekziston një gamë e gjerë akuzash, duke filluar nga mungesa e veprimeve kundër shitjes së drogës në ‘Telegram’, shpërndarjes së materialit të abuzimit seksual me fëmijët, mos-dhënia e informacionit për përdoruesit kur kjo kërkohet si pjesë e hetimeve penale. Padia përfshin edhe akuza për pastrim parash”, thotë TJ McIntyre nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Dublinit.

Avokati i zotit Durov, David-Olivier Kaminski, tha se ‘Telegrami’ punon në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian.

“Është krejtësisht absurde të mendosh se kreu i një rrjeti social mund të jetë i përfshirë në veprime kriminale që nuk kanë të bëjnë me të drejtpërdrejt apo në mënyrë jo të drejtpërdrejtë”, thotë zoti Kaminiski.

Pavel Durov, i cili ka shtetësi ruse, franceze dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe e themeloi ‘Telegramin’ me seli në Dubai në vitin 2013. Pasuria e tij vlerësohet në mbi 15 miliardë dollarë. Hetuesit francezë thonë se ‘Telegrami’ nuk respekton ligjin që kërkon mbikqyrjen e përmbajtjes që publikohet në këtë aplikacion.

“Drejtuesit e këtyre aplikacioneve vlerësohen si individë që tallen me idenë e heqjes së përmbajtjeve të paligjshme që publikohen nga përdoruesit. Nëse kjo është e vërtetë, nëse janë njoftuar për përmbajtje të caktuar nga përdoruesit që ka qënë në shkelje të ligjit dhe nuk e kanë hequr atë, atëherë e kanë humbur imunitetin, sipas ligjit të BE-së”, thotë Daphne Keller nga Fakulteti i Juridikut në Stanford.

Elon Musk, pronari i rrjetit social X, i ofroi mbështetje zotit Durov. Zoti Musk ripublikoi një koment të mëparshëm që e vlerëson mbikqyrjen si, “një fjalë propagandistike që ka për qëllim censurën”. Ka të ngjarë që ai është i shqetësuar për pasojat, thotë Profesori McIntyre nga Universiteti i Dublinit.

“Masa të tilla mund të merren edhe ndaj tij personalisht”, thotë zoti McIntyre

‘Telegrami’ ka mbi 900 milionë përdorues në tërë botën. Ai përdoret gjerësisht nga ushtritë ruse dhe ukrainase në luftën e Moskës kundër Ukrainës. Zoti Durov mund të kërkojë të arrijë një marrëveshje me prokurorët, thotë zoti McIntyre.

“Është teknikisht e mundur që ‘Telegrami’ të ketë qasje në komunikimet e njerëzve, komunikime që përdoruesit mund të mendojnë se janë të koduara. Kjo krijon një thesar të dhënash, të cilat autoritetet e inteligjencës në shumë vende, jo vetëm në Francë, pa dyshim do të donin t'i kishin. Mund të ndodhë që qasja në këto të dhëna të kthehet në një mjet shumë të vlefshëm negocimi për dikë në këtë pozitë”, thotë zoti McIntyre.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se arrestimi i zotit Durov nuk ishte në asnjë mënyrë një vendim politik. Sipas zotit Macron i takon “gjyqësorit, në pavarësi të plotë, të zbatojë ligjin”. Ai shtoi se Franca është thellësisht e përkushtuar ndaj lirisë së shprehjes.

Rusia në të kaluarën e ka bllokuar qasjen në ‘Telegram’ për të mbytur zërat kundërshtues brenda shoqërisë ruse. Megjithatë, Kremlini të enjten paralajmëroi Francën kundër kthimit të hetimit të Pavel Durovit në një “persekutim politik”./VOA

pavel durov telegram

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë