BOTA

Akuzohet për bashkëpunim me inteligjencën izraelite, arrestohet një shqiptar nga Kosova në Turqi

M.B. Përditësimi i fundit 3 Shtator 2024, 11:40
Akuzohet për bashkëpunim me inteligjencën izraelite, arrestohet
Foto ilustruese

TURQIA- Policia turke ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i cilin e akuzon se ka trasferuar para te operativët e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi, raportoi agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu. Autoritetet e Kosovës thanë se janë informuar zyrtarisht nga Turqia për këtë rast. I arrestuari në Stamboll është identifikuar si Liridon Rexhepi nga Kosova. Ai kishte hyrë në Turqi më 25 gusht, u ndalua të premten e kaluar dhe të martën zyrtarisht u arrestua, tha Anadolu.

Sipas agjencisë Anadolu, Rexhepi gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka bërë transferime të parave. Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë një konference për media në Prishtinë më 3 shtator, tha pak para nisjes së konferencës pranuan pyetje nga Turqia lidhur me këtë rast.

“Në këtë drejtim, na kanë dërguar edhe pyetje me shkrim për rastin në fjalë posa hyra në këtë konferencë dhe për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, sepse në përgjithësi këto informacione janë të ndjeshme, sidomos kur jepet informacioni pa u kryer një veprim siç duhet. Unë kam kërkuar nga drejtori i departamentit të më njoftoj vetëm për çështjet të cilat mund të njoftohet publiku”, tha ajo duke shtuar se më vonë gjatë ditës Ministria e Drejtësisë do të japë informacione të tjera për këtë rast.

Haxhiu po ashtu tha se bashkëpunimi juridik mes Kosovës dhe Turqisë është i mirë. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Punëve të Brendshme lidhur me këtë rast, por ende nuk ka marrë përgjigje. Që nga janari, autoritetet turke kanë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe hetues privatë, nën akuzat se kanë mbledhur të dhëna për individë, kryesisht për palestinezë që jetojnë në Turqi, dhe ato të dhëna ia kanë dërguar inteligjencës izraelite. Izraeli nuk ka komentuar arrestimet e bëra në Turqi.

Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Gazë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë një prej kritikëve më të zëshëm të veprimeve të ushtrisë izraelite, dhe e ka lavdëruar Hamasin, duke thënë se është një grup çlirimtar. Në maj, Turqia ndaloi të gjithë tregtinë me Izraelin dhe ka aplikuar që të bëhet pjesë e një rasti të gjenocidit kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë./ REL

turqia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë