BOTA

Akuzohet për korrupsion, Departamenti i Drejtësisë kërkon pushimin e çështjes ndaj Kryebashkiakut të Nju Jorkut

b.z Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 21:44
Akuzohet për korrupsion, Departamenti i Drejtësisë kërkon
Eric Adams

SHBA - Departamenti i Drejtësisë i kërkoi një gjykate të premten të hedhë poshtë akuzat për korrupsion kundër kryebashkiakut të qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams. Një zyrtar i lartë nga Uashingtoni e bëri kërkesën pasi prokurorët federalë në Manhattan nuk pranuan ta pushonin çështjen dhe disa dhanë dorëheqjen në shenjë proteste.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove, numri dy i departamentit dhe zyrtarë nga seksioni i integritetit publik dhe divizioni penal paraqitën dokumente duke kërkuar pushimin e çështjes. Ata thonë se rasti ishte komprometuar dhe se vazhdimi i tij do të ndikonte tek gara e kryebashkiakut për t’u rizgjedhur. Gjykatësi nuk e ka miratuar kërkesën.

Njoftimi erdhi disa orë pasi zoti Bove bëri një telefonatë me prokurorët e seksionit të integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë – që trajton rastet e korrupsionit – dhe u dha atyre një orë kohë për të zgjedhur dy persona për të nënshkruar mocionin për shkarkim, duke thënë se ata që e bënin një gjë të tillë do të merrnin një ngritje në detyrë, sipas një personi me dijeni për këtë çështje.

Pasi përfundoi telefonata, prokurorët ranë dakord që të gjithë të jepnin dorëheqjen. Por një prokuror veteran më pas u tërhoq nga shqetësimi për vendet e punës së juristëve më të rinj në atë njësi, tha personi, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar detajet e takimit privat.

Asnjë nga prokurorët federalë në Manhattan, e cila ngriti çështjen Adams, nuk e nënshkroi dokumentin. Lëvizja vjen pesë ditë pas përplasjeve mes udhëheqjes së Departamentit të Drejtësisë në Uashington dhe zyrës së tij në Manhattan.

Të paktën shtatë prokurorë në Manhattan dhe Uashington dhanë dorëheqjen në vend që të zbatonin urdhrin e zotit Bove për të ndalur çështjen, përfshirë edhe prokuroren e përkohshme amerikane të Manhattan, Danielle Sassoon dhe shefin në detyrë të seksionit të integritetit publik në Uashington.

Departamenti i Drejtësisë tha në mocionin drejtuar gjyqtarit Dale E. Ho se po kërkonte të hidheshin poshtë akuzat ndaj zotit Adams me një opsion për t’i ringritur ato më vonë.

Zonja Sassoon, një republikane, që ishte emëruar drejtuese e përkohëshme e zyrës federale për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, akuzoi Departamentin e Drejtësisë se kërkonte ta pushonte çështjen në këmbim të ndihmës së zotit Adams për agjendën e imigracionit të Presidentit Trump. Prokurorja tha se ajo ishte "e bindur" se kryebashkiaku demokrat i kishte kryer krimet për të cilat ishte akuzuar.

Zonja Sassoon tha se përpara se Departamenti i Drejtësisë të kërkonte rrëzimin e akuzave, prokurorët ishin bërë gati ta akuzonin Kryebashkiakun Adams për shkatërrim provash dhe se kishte udhëzuar të tjerë që të shkatërronin prova dhe t’i jepnin informacione të rreme FBI-së.

"Jam shtangur nga procesi i nxituar dhe sipërfaqësor përmes së cilit u arrit ky vendim," i shkruante të mërkurën zonja Sassoon Prokurores së re të Përgjithshme të zotit Trump, Pam Bondi. Agjencia Associated Press ka siguruar një kopje të letrës.

Zoti i tha prokurores Sassoon, në një letër ku pranonte dorëheqjen e saj se ajo ishte "e paaftë të shqyrtonte në mënyrë të drejtë dhe të paanshme" rrethanat e çështjes së zotit Adams.

Zoti Adams e deklaroi veten të pafajshëm shtatorin e kaluar për akuzat se ka pranuar kontribute të jashtëligjshme për fushatën e tij zgjedhore dhe ryshfete në formë të udhëtimeve falas, apo me kosto të reduktuar në këmbim të ushtrimit të ndikimit të tij.

Zëvendësprokurori Bove përmes një shkrese të hënën tha se rasti ndaj kryebashkiakut demokrat Adams, duhej të pushohej sa më shpejt të ishte e mundur në mënyrë që ai të ndihmonte në fushatën kundër imigracionit të Presidentit Donald Trump dhe të kandidonte për t’u rizgjedhur.

"Është një precedent i papritur dhe i rrezikshëm që të shpërblehen angazhimet oportuniste të (Kryebashkiakut) Adams për emigracionin dhe çështje të tjera të politikës me hedhjen poshtë të një aktakuze penale," shkruante zonja Sassoon.

Avokati i zotit Adams, Alex Spiro, tha të enjten se pretendimi se kërkesa për hedhjen poshtë të akuzave në këmbim të ndihmës në përpjekjet kundër imigrantëve ishte një "gënjeshtër totale". “Ne nuk ofruam asgjë dhe departamenti nuk kërkoi asgjë nga ne,” shkruan zoti Spiro në një email drejtuar agjencisë AP./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë