BOTA

"Ambiciet e ngrira!" Historiku: Ndjekja e gjatë e Amerikës për Grenlandën

M.B. Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 20:55

"Ambiciet e ngrira!" Historiku: Ndjekja e gjatë e Amerikës

SHBA- Grenlandezët do t'u drejtohen kutive të votimit më 11 mars, në mes të një stuhie gjeopolitike karshi thirrjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, që territori danez të bëhet ishull amerikan.

"Në një mënyrë apo tjetër, ne do ta arrijmë atë", u zotua Trump në Kongres më 4 mars, ndërsa pohoi se Uashingtoni kishte nevojë për Grenlandën për hir të sigurisë kombëtare të Amerikës.

"Anijet e Kinës janë kudo. Anijet ruse janë gjithandej. Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë", u tha Trump gazetarëve në janar.

Fokusi aktual mbi Grenlandën është vetëm ringjallja e fundit e ambicies më shumë se 150-vjeçare të Uashingtonit për të marrë nën kontroll territorin. Grenlandës së mbuluar nga akulli iu dha emri nga eksploruesi nordik i shekullit X, Eriku i Kuq. Kolonizuesi i hershëm e zgjodhi emrin sepse, siç tha ai, "njerëzit do të tërhiqeshin të shkonin atje nëse do të kishte një emër të favorshëm".

Nordikëve të ardhur në Grenlandë nuk u zgjati. Studiuesit besojnë se të ardhurit ranë viktimë e një ndryshimi të klimës dhe trazirave ekonomike të shkaktuara nga murtaja midis vështirësive të tjera. Në vitin 1721, kur misionarët danezë mbërritën për herë të parë në ishull, mbeti vetëm popullsia indigjene Inuit.

Një misionar i përshkroi njerëzit inuitë të Grenlandës si lakmitarë të kalorive saqë do të hanin morra të shkëputur nga rrobat e tyre. Për të shmangur humbjen e mineraleve, ai pretendoi se ata "do ta fshinin djersën nga fytyrat e tyre me një thikë dhe do ta lëpinin".

Danimarka shpalli sovranitetin mbi Grenlandën më 1921 dhe zbatoi një monopol tregtar me ishullin. Ndalimi i tregtarëve të jashtëm i mundësoi Kopenhagës të blinte dhjamin e balenave dhe fokave - një burim i çmuar karburanti për fenerët - në mënyrë rigoroze sipas kushteve të veta.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Danimarka u pushtua nga Gjermania naziste, duke e lënë territorin danez të Grenlandës të hapur ndaj një pushtimi gjerman. George L. West, një oficer i shërbimit të jashtëm amerikan, kujtoi se presidenti amerikan, Roosevelt, "vendosi menjëherë se duhej të bënim diçka për Grenlandën". Forcat amerikane pushtuan territorin, duke siguruar minierën e saj të vlefshme të kriolitit.

Me parashikimin e motit, një faktor kritik në luftë, operativët nazistë bënë përpjekje të përsëritura për të ngritur stacione sekrete meteorologjike në pjesë të izoluara të Grenlandës.

"Duket se një pjesë e madhe e motit tuaj për Evropën Perëndimore e ka origjinën në atë kapak akulli. Është e paçmueshme, nga pikëpamja ushtarake, të marrësh raporte meteorologjike prej andej", shpjegoi West, duke shtuar se pjesë e misionit amerikan në Grenlandë ishte "gjetja e këtyre [stacioneve të motit të paligjshëm nazist] dhe shkatërrimi i tyre.

Shtetet e Bashkuara e kthyen Grenlandën nën kontrollin danez pas luftës, por nuk e tërhoqën ushtrinë e saj. Në vitin 1951, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje që lejonte Uashingtonin dhe aleancën e sapoformuar ushtarake të NATO-s të "përmirësonin dhe përgjithësisht të përshtatnin zonën për përdorim ushtarak".

Një nga objektet amerikane në Grenlandë, i quajtur Camp Century, u shpall një objekt për çështje kërkimesh. Në realitet ishte një front për Projektin Iceworm, një rrjet i planifikuar i vendeve të lëshimit të raketave bërthamore nën shtresën e akullit të Grenlandës që synonte Bashkimin Sovjetik.

Stacioni i fshehtë i armëve bërthamore amerikane ishte i destinuar të dështojë që në fillim. Inxhinierët u përballën me akull që lëvizte vazhdimisht që përdredhte dhe përkulej rreth kapanoneve të krijuara për të mbajtur koka bërthamore delikate. Në vitin 1966 Camp Century u braktis, së bashku me mbetjet radioaktive që mbeten të varrosura nën akull sot.

Propozimet që Shtetet e Bashkuara të blejnë Grenlandën datojnë që nga viti 1867, kur ideja u konsiderua për herë të parë seriozisht nga Uashingtoni. Në vitin 1946, një ofertë konkrete - ekuivalenti modern prej rreth 1 miliard dollarësh - iu bë Kopenhagës për Grenlandën, të cilën një senator e përshkroi si "një domosdoshmëri ushtarake" për Shtetet e Bashkuara.

Grenlanda, tha Uashingtoni, do të lejojë "zona nga të cilat do të nisë operacionet ushtarake mbi Arktik kundër kundërshtarëve të Amerikës", mes përdorimeve të tjera.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës e refuzoi ofertën e vitit 1946, duke u përgjigjur se, "ndërsa ne i detyrohemi shumë Amerikës, nuk mendoj se ia kemi borxh gjithë ishullin e Grenlandës". Trump, gjatë mandatit të tij të parë më 2019, sugjeroi vazhdimisht që Shtetet e Bashkuara të merrnin territorin - deklarata që u hodhën poshtë gjerësisht si joserioze. Megjithatë, pasi e bëri territorin prioritet në mandatin e tij të dytë, Danimarka me sa duket u përgjigj duke rritur rëndësinë e Ariut Polar -- që përfaqëson Grenlandën -- në stemën e mbretit danez dhe duke përsëritur se territori nuk është për shitje.

Sot, Grenlanda drejton shumë nga institucionet e saj, duke përfshirë parlamentin e saj, por mbetet shumë e varur nga Danimarka. Territori merr gati 600 milionë dollarë ndihmë çdo vit nga Kopenhaga, një fond që përfaqëson më shumë se gjysmën e të gjithë buxhetit të Qeverisë së Grenlandës dhe të barabartë me më shumë se 10.000 dollarë për secilin nga 57.000 banorët e territorit.

Nëse një lëvizje në rritje për pavarësi në Grenlandë është në gjendje të shkëpusë me sukses territorin nga sundimi danez pas zgjedhjeve të 11 marsit, Uashingtoni mund të anashkalojë Kopenhagën në përpjekjen e tij për të marrë pronësinë e territorit. Por, ndërsa një shumicë e grenlandezëve favorizojnë pavarësinë nga Danimarka, rreth 85 për qind e grenlandezëve kundërshtojnë të bëhen pjesë e një territori amerikan, sipas një sondazhi të fundit. Kompleksiteti i stuhisë gjeopolitike që shpërtheu mbi Grenlandë u përmblodh së fundmi nga kryeministri i territorit, Mute Egede, i cili u tha gazetarëve në janar: "Ne nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë, duam të jemi grenlandezë"./ REL

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë