BOTA

Analiza: Tarifat amerikane dhe ndikimi tek bizneset në Meksikë

M.B. Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 19:12

Analiza: Tarifat amerikane dhe ndikimi tek bizneset në Meksikë

SHBA- Njoftimi nga Presidenti Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 25 % ndaj importeve Meksikës ka krijuar pasiguri për bizneset në këtë vend. Sic raporton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Veronica Villafane ekspertët thonë se tarifat do të ndikojnë në fuqinë blerëse të familjeve që jetojnë përgjatë kufirit. Të enjten pas një telefonate mes dy presidentëve, Uashingtoni përzulloi përkohësisht hyrjen në fuqi të tarifave ndaj Meksikës.

Meksika është partneri kryesor tregtar i Shteteve të Bashkuara. Në vitin 2024, ajo eksportoi pothuajse 506 miliardë dollarë mallra, me tre sektorët kryesorë: të automobilave, elektronikës dhe në bujqësi. Këtë të martë disa orë pasi presidenti amerikan njoftoi se do të hynin në fuqi tarifat presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha se do të mbronte interesat e vendit të saj.

“Ne kemi vendosur të përgjigjemi me tarifa dhe masa të tjera, të cilat do t’i shpallë të dielën e ardhshme”, deklaroi ajo.

Tarifat prej 25% të vendosura nga SHBA mund të rezultojë në humbje eksporti për Meksikën dhe një dëm nga 26 deri në 42 miliardë dollarë, sipas një studimi nga qendra “Wilson”.

“Ekonomia meksikane do të shembet. Do të ishte shkatërruese për ekonominë e familjeve meksikane”, thotë Ricardo Anaya, Ligjvënës në Meksikë.

Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të përjashtonte sektorin e automobilave nga tarifat. Më pas, ditën e enjte pas një telefonate mes dy presidentëve, Uashingtoni ndaloi tarifat për mallrat e tjera që përputhen me Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanadë, të negociuar gjatë mandatit të parë të zotit Trump. Presidenti Trump e njoftoi vendimin në mediat sociale, ndërsa presidentja mekskane tha se biseda mes tyre ishe zhvilluar me respekt dhe rreth interesit të përbashkët.

“Pyesnin si do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për diçka që dëmton popullin e Meksikës? Dhe ne arritëm këtë marrëveshje nga e cila vërtet përfitojnë të dy kombet”, deklaroi ajo.

Pavarësisht një ndalimi të përkohshëm të tarifave, drejtuesit e biznesit meksikanë mbeten të shqetësuar për mundësinë e një lufte me tarifa. Pasiguria e bën të vështirë për bizneset të planifikojnë, thotë Carlos Jaramillo, president i Këshillit Koordinues të Biznesit në Tijuana.

“Realiteti është se ne nuk duhet domosdoshmërisht të flasim për Kinën, por duhet të marrim parasysh tregjet e tjera. Ne nuk mund të mbetemi kaq shumë të varur nga Shtetet e Bashkuara”, thotë Carlos Jaramillo, nga Këshilli Koordinues i Biznesit në Tijuana.

Shqetësimet janë veçanërisht të mprehta në qytetet kufitare të Meksikës. Bizneset që importojnë materiale dhe të tjerat që eksportojnë produkte në SHBA, janë një nga shtyllat kryesore të ekonomive lokale. Tarifat jo vetëm që do të dëmtonin rëndë zinxhirin e furnizimit, por edhe jetesën e fuqisë punëtore, paralajmëron eksperti i prodhimit Ricardo Melgoza.

“Kjo do të rriste papunësinë këtu në Meksikë. Padyshim që inflacioni do të na godasë sepse banorët gjithashtu blejnë shumë produkte amerikane”, thotë Ricardo Melgoza, ekspert ekonomie. Sipas ekspertëve tarifat do të ndikojnë në fuqinë blerëse të familjeve që jetojnë përgjatë kufirit./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë