BOTA

Analistët: Kupola e Hekurt Amerikane ul kërcënimin bërthamor, por nxit garën e armëve

r.ll Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 22:46
Analistët: Kupola e Hekurt Amerikane ul kërcënimin
foto ilustruese

SHBA- Urdhri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump që të ndërtohet një variant amerikan i “Kupolës së Hekurt”, për të mbrojtur SHBA-të nga sulmet ajrore do të pengojë Kinën dhe Rusinë që të kërcënojnë Shtetet e Bashkuara me përdorimin e armëve bërthamore, por kjo mund të nxisë një garë trepalëshe armatimi, thonë analistët.

Të premten, Agjencia qeveritare për Mbrojtjen Raketore i kërkoi industrisë së mbrojtjes të identifikojë teknologjitë dhe aftësitë e disponueshme për ndërtimin e Kupolës së Hekurt për Amerikën. Afati për këtë është fundi i shkurtit.

Më 27 janar Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku përcaktohej kërkesa për ndërtimin e Kupolës së Hekurt Amerikane.

Në urdhrin ekzekutiv thuhej se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve dhe të kombit, duke ndërtuar një sistem mbrojtës raketor të gjeneratës së ardhshme.

Kupola e Hekurt Amerikane do të mbrojë Shtetet e Bashkuara “nga raketat balistike, hipersonike, raketat e përparuara kruiz dhe sulme të tjera ajrore të gjeneratës së ardhshme nga kundërshtarët që kanë aftësi të njëjta luftarake me SHBA-të, kundërshtarë me kapacitete të përafërta dhe kundërshtarë që paraqesin kërcënim për sigurinë”, thuhej në deklaratë.

Ky sistem do të bëjë të mundur që SHBA-të të kenë "aftësitë për t’u kundërpërgjigjur", që do të thotë aftësi për të ndërmarrë një kundër-sulm bërthamor.

Urdhri përfshin gjithashtu një rishikim të pozicionit të mbrojtjes raketore për të identifikuar mënyrat që aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara të rrisin bashkëpunimin në zhvillimin e mbrojtjes raketore dhe ndërmarrjen e operacioneve.

Zoti Trump urdhëroi Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth të hartojë një plan gjatë tre muajve të ardhshëm për të ndërtuar mburojën raketore.

Forcimi i aftësive parandaluese

Robert Peters, hulumtues mbi Parandalimin Bërthamor dhe Mbrojtjen Raketore pranë Fondacionit Heritage, tha të enjten në një komunikim telefonik se Kupola e Hekurt për Amerikën, do të eleminojë mundësinë që një aktor i huaj të përdorë kërcënimin bërthamor për të ushtruar trysni ndaj Shteteve të Bashkuara, krahas faktit që do të mbrojë vendin nga një sulm i mundshëm.

“Ne i kemi mundësitë për të ndërtuar një Kupolë të Hekurt”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka asnjë arsye përse të mos e bëjmë një gjë të tillë, veçanërisht kur shohim autokratë në Korenë e Veriut, Kinë, dhe Rusi që po angazhohen në kërcënimin bërthamor”.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar disa herë për përdorim të armëve bërthamore gjatë luftës në Ukrainë, e cila nisi me sulmin në shkallë të gjerë nga Moska në vitin 2022.

Në nëntor, Presidenti Putin nënshkroi një doktrinë të re mbi kriteret se kur Moska mund të reagojë me një përgjigje bërthamore, pasi Presidenti Joe Biden e lejoi Ukrainën që të përdorte armët amerikane me rreze të gjatë veprimi, për të sulmuar objektivat ushtarake në Rusi.

Sipas doktrinës së rishikuar, një sulm konvencional ndaj Rusisë nga çdo shtet, që mbështetet nga një fuqi bërthamore, konsiderohet një sulm i përbashkët dhe mund të nxisë një përgjigje bërthamore. Më përpara, Rusia rezervonte të drejtën për të përdorur armë bërthamore vetëm në rast të një sulmi që kërcënonte ekzistencën e vendit.

Patrycja Bazylczyk, bashkëpunëtore në fushën e kërkimit në Projektin e Mbrojtjes Raketore pranë Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se "në rast se zbatohet mirë, Kupola e Hekurt për Amerikën" mund të forcojë mbrojtjen amerikane dhe mund të ndikojë në përllogaritjet strategjike të kundërshtarëve tanë".

Ajo i tha Zërit të Amerikës se “Përmirësimi i mbrojtjes ajrore dhe raketore të vendit, do të bënte që një vend i mundshëm që mendon të na godasë, të mos ketë besimin tek suksesi i sulmit” duke shtuar se “kjo ndihmonte në parandalimin e sulmeve”.

Plani për Kupolën e Hekurt ngjan me nismën e dyfishtë të ish-Presidentit Ronald Reagon për Mbrojtjen Strategjike dhe Çarmatimin Bërthamor, thotë Hans Kristensen, drejtor i Projektit të Informacionit Bërthamor në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë.

Programi i njohur si “Lufta e Yjeve”, u njoftua në vitin 1983 dhe synonte zhvillimin e një sistemi për t’i mbrojtur Shtetet e Bashkuara nga raketat bërthamore.

Rreziku për një garë armatimi

Nisma e Presidentit Trump për "Kupolën e Hekurt”, deri diku, pasqyron shqetësimin të tij për armët bërthamore", por "një sistem amerikan më i fortë i mbrojtjes raketore, thuajse me siguri do ta bënte më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Rusinë dhe Kinën për shkak të shqetësimit të ndërsjellë se një mbrojtje raketore më efektive do të rriste kërcënimin ndaj aftësive të tyre për kundër-sulme bërthamore", tha më tej zoti Kristensen.

Gjatë video-mesazhit në punimet e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, të Zvicrës, më 23 janar, Presidenti Trump tha se dëshiron të diskutojë me Rusinë mbi "çarmatimin bërthamor" dhe se edhe Kina do t’i duhej t’u bashkohej këtyre diskutimeve.

Zoti Kristensen i tha të enjten Zërit të Amerikës se “Federata e Shkencëtarëve Amerikanë mirëpret deklaratat e zotit Trump mbi nevojën për vendosjen e kufizimeve për armët bërthamore dhe mundësisht për heqjen e tyre dhe i bënte thirrje administratës që të punonte për arritjen e këtyre objektivave”.

Ai shtoi ndër të tjera se bisedimet për reduktimin bërthamor “janë urgjente, sepse traktati ‘New Start’ skadon pas rreth 1 viti”.

Traktati mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për kufizimin e armëve bërthamore, ‘New START’, skadon në shkurt të 2026.

Daryl Kimball, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Kontrollit të Armëve, i tha Zërit të Amerikës se Presidenti Trump ka në plan një "sistem më ambicioz për të penguar sulmet me raketa strategjike nga Rusia ose Kina sesa përpjekjet që ai bëri në 2019”.

"Nuk është realiste të besohet se një sistem efektiv do të ishte i zbatueshëm në një të ardhme të afërt, kryesisht sepse kundërshtarët do të përgjigjen duke bërë përpjekje për t’i çarë sistemet e mbrojtjes raketore në mënyrë që të ruajnë aftësinë për të penguar një goditje me armë konvencionale, ose bërthamore nga ana e SHBA-ve," tha ai.

Sidoqoftë zoti Kimball shtoi se “Ne mirëpresim interesin e zotit Trump për të negociuar marrëveshje me Rusinë dhe Kinën për të reduktuar kostot e “jashtëzakonshme” të armëve bërthamore, përmes negociatave për uljen e arsenalit bërthamor me Rusinë dhe Kinën. Pa një marrëveshje të tillë, do të ishim dëshmitarë të një gare tre palëshe, të kushtueshme armësh bërthamore, nga e cila nuk ka asnjë të fituar”.

Sipas të dhënave të Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Shtetet e Bashkuara kanë rreth 5044 mbushje bërthamore, Rusia ka mbi 5500 dhe Kina ka afërsisht 500 mbushje bërthamore.

Pentagoni shkroi në raportin vjetor mbi vlerësimin ushtarak të Kinës, të shpërndarë në muajin dhjetor, se Kina mund të ketë më shumë se 1000 mbushje operacionale bërthamore deri në vitin 2020.

Koreja e Veriut, përmes agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, shprehu të hënën kundërshtinë ndaj planit të Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar Kupolën e Hekurt, duke e cilësuar si një "përpjekje hegjemone për të ruajtur supremacinë e saj ushtarake".

Ambasada e Kinës në Uashington i tha Zërit të Amerikës të hënën se nuk kishte asnjë koment për çështjen.

Një diplomat i lartë rus i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass të enjten tha se Kupola e Hekurt e Amerikës "i jep fund perspektivave për reduktim strategjik të arsenalit bërthamor dhe raketor dhe i lë vend shtimit të këtij arsenali në sasi dhe cilësi".

Richard Weitz, drejtor i Qendrës për Analiza Politike-Ushtarake në Institutin Hudson, tha se "Rusët dhe kinezët kanë thënë gjithmonë se nëse SHBA-të ndërtojnë mbrojtje më të mirë, ata do të ndërtojnë kapacitete më të mira sulmuese në mënyrë që të mund t'i kapërcejnë aftësitë mbrojtëse (amerikane)".

Ai i tha Zërit të Amerikës të enjten se përpjekja për ndërtimin e Kupolës së Hekurt, së bashku me interesin e Presidentit Trump bisedime për reduktimin bërthamor me Kinën dhe Rusinë, synon të zvogëlojë kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara, por se do të jetë e vështirë për ta përfshirë Kinën në tryezën e bisedimeve për heqjen e armëve bërthamore./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë