BOTA

Analiza: A do të sjellë 2025-ta një ndryshim të madh për udhëtarët në BE?

n.f Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2024, 08:03
Analiza: A do të sjellë 2025-ta një ndryshim të madh
Foto ilustruese

BRUKSEL- Fundjavën e kaluar mund të zbulohej Sistemi i ri i Hyrje/Daljes në Bashkimin Evropian (EES). Ky sistem i ri nënkupton se kur një shtetas jo i BE-së hyn në cilindo prej 29 vendeve të zonës së lëvizjes së lirë, Schengen, ai duhet ta regjistrojë emrin e plotë dhe kombësinë, t’i japë gjurmët e gishtërinjve dhe të fotografohet - sipas të gjitha gjasave në një kabinë me vetëshërbim.

Sistemi u miratua nga BE-ja në fund të vitit 2017 dhe do ta heqë vulosjen manuale të pasaportave jo të BE-së, përkatësisht do ta zëvendësojë sistemin e vjetër me një bazë të madhe elektronike të të dhënave. Sipas Komisionit Evropian, sistemi i ri do të ndihmojë në parandalimin e migrimit të parregullt, do t’i ndihmojë shtetasit e vendeve të treta të udhëtojnë më lehtë, do t’i identifikojë përpjekjet për ta tejkaluar kohën e lejuar të qëndrimit, ose për fshehje të identitetit.

Megjithatë, ai nuk u funksionalizua - as më 10 nëntor siç ishte planifikuar, e as në datën rezervë, më 17 nëntor. Por, për të qenë më të saktë, datat nuk u përcaktuan kurrë me vendosmëri. Flitej që kjo mund të ndodhte dikur edhe në tremujorin e fundit të këtij viti dhe nuk ishte hera e parë që u shty.

As në vitet 2022 dhe 2023, sistemi i ri nuk ishte gati. Dhe, shtrohet pyetja: përse këto vonesa të vazhdueshme? Një përgjigje është se bëhet fjalë për një ndërmarrje masive të teknologjisë informative dhe, në këtë shkallë, ajo nuk ka qenë e testuar më parë. Kur në tetor, ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord se prezantimi në nëntor nuk është i mundur, ishin Franca, Gjermania dhe Holanda - tri shtete anëtare me shumë pika të hyrjes - që e frenuan.

Ministria e Brendshme gjermane tha atëkohë se sistemit qendror kompjuterik, që do ta mbështeste sistemin e ri, e që mbikëqyret nga agjencia e BE-së, eu-LISA, i mungon “stabiliteti dhe funksionaliteti i nevojshëm”. Një diplomat i BE-së, i cili ka dijeni për çështjen, u shpreh edhe më ashpër, duke i thënë Radios Evropa e Lirë se i gjithë sistemi është “i dobët” dhe se nuk është testuar përpara nisjes zyrtare.

Ndërsa agjencia e BE-së, eu-LISA, tha se të gjitha vendet anëtare të BE-së janë gati teknikisht, ka frikë se sistemi i ri do të krijojë kaos në qendrat kryesore të kontinentit, duke goditur kështu biznesin dhe turizmin me radhë masive kufitare.

Një nga problemet është se BE-ja donte ta lansonte sistemin kudo në të njëjtën kohë. Por, në Bruksel tani flitet për një qasje me faza, që do të thotë se rregulloret e miratuara tashmë, duhet të ndryshohen. Kjo mund të bëhet nëse ka vullnet politik, i cili duket se ekziston, por i takon Komisionit Evropian të përcaktojë se çfarë do të thotë saktësisht qasja me faza.

Ndërkohë, shumë qendra dhe pika kufitare do të vazhdojnë të përgatiten për lansimin eventual të sistemit në vitin 2025, duke shtuar më shumë barriera automatike dhe kabina të vetëshërbimit, si dhe duke trajnuar stafin dhe rojet kufitare. Pasi të funksionalizohet ky sistem, qytetarët jashtë BE-së i pret edhe një gjë tjetër.

Plani është që rreth gjashtë muaj më vonë, të procedohet me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). Ky do t’i mbulojë të gjithë udhëtarët e përjashtuar nga vizat me BE-në, përfshirë shtetasit e SHBA-së dhe Britanisë, por edhe ukrainasit, gjeorgjianët dhe moldavët, si dhe qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së.

Vlen të theksohet se marrja e miratimit nga ETIAS-i nuk është vizë dhe nuk garanton hyrjen. Autorizimi, i vlefshëm për tre vjet, do të kushtojë 7 euro dhe do të duhet të plotësohet nga të gjithë personat e moshës 18 deri në 70 vjeç. Përjashtime do të mund të bëjnë individët me viza dhe leje qëndrimi, refugjatët, mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe pasagjerët transit në aeroporte.

Për ETIAS-in, BE-ja ra dakord në vitin 2018 dhe, sikurse EES-ja, ai është pjesë e përpjekjeve për ta bërë zonën Schengen më të fuqishme dhe më të kontrolluar. Me imigracionin sërish në krye të agjendës politike në të gjithë bllokun, ka të ngjarë që të ketë një shtytje të fortë nga disa shtete anëtare, si dhe nga vetë Komisioni Evropian, për t’i funksionalizuar të dyja sistemet në vitin 2025./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë