BOTA

Analiza: Armiqësitë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës prekin edhe Ukrainën

M.B. Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2024, 07:44

Analiza: Armiqësitë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës prekin

SHBA- Përshkallëzimi i armiqësive tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund ta vërë në rrezik furnizimin e Ukrainës me pjesë të dronëve, të cilët janë vendimtarë për luftën e saj kundër Rusisë. Mediat amerikane raportojnë se prodhuesit kinezë janë duke i kufizuar shitjet e pjesëve jetike të dronëve nëpër kompani në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilat e furnizojnë Ukrainën me ato pjesë.

Këto kufizime nga Kina mund ta pengojnë Ukrainën në fushëbetejë, ku dronët kanë luajtur rol vendimtar. Arsenali i Kievit i dronëve të lirë, por efektivë, përdoret për gjurmim, hedhje të bombave ndaj objektivave dhe për t’u mbrojtur ndaj sulmeve ruse. Lëvizja e Pekinit shihet si përgjigje ndaj vendimit të Uashingtonit, i cili në dhjetor e kufizoi shitjen e çipave me hapësirë të madhe për ruajtjen e materialeve dhe pajisjeve të tjera për gjysmëpërçues për në Kinë. Pekini tashmë ka ndaluar shitjen e artikujve me përdorim të dyfishtë për ushtrinë amerikane dhe disa materiale me aplikime teknologjike dhe ushtarake për kompanitë amerikane.

Por, kufizimi i furnizimeve me pjesë dronësh që janë pjesë kyçe e përpjekjeve të Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë përbën element të ri të tensioneve tregtare në rritje. Lëvizja e Kinës, sipas ekspertëve, është gjithashtu mesazh për administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për aftësinë e Kinës për t’i kundërshtuar sanksionet e vendosura nga Uashingtoni.

“Kjo është pjesërisht përgjigje ndaj tarifave të SHBA-së dhe një formë ndëshkimi për masat e kontrollit të eksporteve amerikane”, tha Joseph Webster nga Këshilli Atlantik. “Por, kufizimi i kësaj teknologjie dronësh do të ketë pasoja në fushën e betejës për Ukrainën dhe mund të jetë i rëndësishëm para negociatave të mundshme për armëpushim”, shtoi ai.

Dronët e përballueshëm dhe në dispozicion janë bërë një pjesë e rëndësishme e luftës pothuajse trivjeçare në Ukrainë për të dyja palët, Kievin dhe Moskën. Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë sa i përket dronëve ushtarakë më të mëdhenj. Por, Kina mbizotëron tregun për dronë më të lirë dhe më të vegjël dhe për pjesët e tyre, të cilat janë dypërdorimëshe, për civilë dhe ushtri.

Disa anketa të pavarura vlerësojnë se Kina kontrollon 90 për qind të tregut të dronëve në Shtetet e Bashkuara dhe 80 për qind në nivel global. Duke pasur parasysh këtë pozicion, ekspertët kanë paralajmëruar për një varësi në rritje nga kontrolli i Kinës mbi zinxhirët globalë të furnizimit për dronët. Uashingtoni ka shprehur nevojën për të krijuar zinxhirë të rinj furnizimi, pasi mosmarrëveshjet tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit pritet të përshkallëzohen nën administratën e dytë të Trumpit.

“Këto masa të reja të kontrollit vetëm sa theksojnë rëndësinë e forcimit të përpjekjeve tona me vende të tjera për të ulur rrezikun dhe diversifikuar zinxhirët kritikë të furnizimit larg [Kinës]”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për REL-in.

Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për koment. Që nga viti 2019, Kina ka krijuar atë që ajo e quan "listë të entiteteve të pasigurta" për t’i ndëshkuar kompanitë që i dëmtojnë interesat kombëtare të Kinës dhe ka prezantuar rregulla për t’i ndëshkuar firmat që i zbatojnë masat e SHBA-së ndaj entiteteve kineze.

Shtrirja e gjerë e këtyre ligjeve ia mundëson Pekinit ta bllokojë potencialisht qasjen globale në komponentë të rëndësishëm, përfshirë materiale si mineralet e rralla dhe litiumi që formojnë komponentë thelbësorë në gjithçka, nga telefonat e mençur deri te automjetet elektrike.

Sa i përket kufizimeve të fundit për dërgesat e pjesëve të dronëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, prodhuesit kinezë të motorëve, baterive dhe kontrollorëve të fluturimit kanë ulur sasinë që ata dërgojnë ose, në disa raste, kanë ndaluar plotësisht dërgesat.

Një shembull i dukshëm ndodhi në tetor kur prodhuesi amerikan i dronëve Skydio, i cili furnizon ushtrinë e Ukrainës, u godit nga sanksionet kineze si përgjigje ndaj fitimit të një kontrate nga Qeveria tajvaneze. Skydio është lavdëruar si alternativë amerikane ndaj prodhuesve kinezë dhe varësisë nga zinxhirët e furnizimit kinez.

Ndërkohë që firma amerikane kishte kaluar vite duke ndërtuar një zinxhir furnizimi jashtë Kinës për produktet e saj, ajo ende varej nga ky vend për një komponent thelbësor: bateritë. Vendimi i Kinës për ta kufizuar furnizimin me bateri për Skydi, e detyroi kompaninë të kërkojë burime alternative dhe e ktheu mbrapsht shpërndarjen e dërgesave për klientët e saj, përfshirë Ushtrinë Amerikane, e cila nga ana e saj e furnizon Kievin.

Për Kievin, zbutja e varësisë ndaj zinxhirit të furnizimit kinez për të siguruar dronë për fushën e betejës ka rezultuar i vështirë, sepse shumë prodhues dronësh nga Ukraina ende mbështeten në pjesë kineze për të prodhuar armët e lira dhe efikase. Kina në korrik e ndaloi eksportimin e dronëve për përdorim ushtarak, dhe Pekini ka pretenduar se nuk ofron armë për Rusinë ose Ukrainën.

Por, fluksi i vazhdueshëm i pajisjeve për përdorim të dyfishtë nga Kina në Rusi e ka ndihmuar Kremlinin ta kryejë pushtimin e plotë të Ukrainës. Tani, kufizimet e reja nga Qeveria kineze e kanë bërë më të vështirë për Ukrainën të sigurojë dronë dhe pjesët e tyre.

Në rastin e Skydios, Pekini vendosi sanksione para se kompania të siguronte furnizues alternativë, por raportohet se kjo firmë është në bisedime me disa kompani në Azi, përfshirë ato në Japoni dhe Tajvan. Tajvani, për të cilin Kina pretendon se është territor i saj, po përpiqet ta forcojë zinxhirin e vet të furnizimit me dronë, duke pasur parasysh rëndësinë në rritje të tyre në luftën moderne dhe frikën për një konflikt të mundshëm me Pekinin.

Tajvani, një ishull vetëqeverisës, i ka intensifikuar përpjekjet dhe ka krijuar lidhje me vendet evropiane në fushën e teknologjive të dronëve. Ministri i Jashtëm i Tajvanit udhëhoqi një delegacion për të diskutuar këtë temë në Letoni, Lituani dhe Poloni në nëntor dhe nënshkroi memorandume mirëkuptimi për të avancuar zhvillimin e dronëve me këto tri vende.

“Këto kufizime tregtare kineze mund të çojnë në krijimin e zinxhirëve të rinj të furnizimit me dronë”, tha Webster. “Por prisni që Kina të dëshirojë gjithashtu ta kufizojë zhvillimin e tyre”./ REL

lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë