
SHBA- Ndërsa vendet në mbarë botën luftojnë për të negociuar koncesione pasi Presidenti i SHBA Donald Trump përshkallëzoi një luftë tregtare globale javën e kaluar, Kina po ndjek një strategji tjetër. Brenda 48 orëve nga shpallja tronditëse e tregut të tarifave, ekonomia e dytë më e madhe në botë u përgjigj me masat e saj ndëshkuese ndaj produkteve dhe kompanive amerikane.
Kina është e përgatitur mirë për t'i bërë ballë një lufte tregtare dhe të dalë prej saj më e fortë. Ky mesazh u transmetua si brenda dhe jashtë vendit përmes mediave shtetërore dhe deklaratave të qeverisë gjatë fundjavës që pasoi lëvizjen dramatike të Trump për të sulmuar sistemin global të tregtisë.
“Tarifat e SHBA-së do të kenë ndikim [në Kinën], por ‘qielli nuk do të bjerë. Që kur SHBA nisi luftën e saj [të parë] tregtare në 2017 pavarësisht nga taktikat e saj ne kemi vazhduar të rritemi dhe të përparojmë, duke demonstruar elasticitet: sa më i madh të jetë presioni, aq më të fortë bëhemi”, tha një artikull.
Trump njoftoi të mërkurën një tarifë shtesë prej 34 për qind për të gjitha mallrat kineze të importuara në SHBA, duke e çuar tarifën totale ndaj Kinës në më shumë se 54 për qind. Pekini u hakmor të premten me një tarifë bazë të përputhshme prej 34% për të gjitha importet e SHBA-së, si dhe me lëvizje të tjera, duke përfshirë kufizimet në eksportet e tokës së rrallë dhe barrierat për disa kompani amerikane. Natyrisht sot Presidenti amerikan është rikthyer dhe me postimin e tij kërcënon me tarifa shtesë për Kinën në +50%. Nëse ai zbaton kërcënimet e tij, tarifat totale të SHBA ndaj Kinës do të arrijnë në 104%.
Pekini ka denoncuar prej kohësh tarifat e SHBA-së si "bullizëm të njëanshëm". Retorika e tij e fundit mund të jetë gjithashtu një mjet propagande për të qetësuar frikën e brendshme dhe për të projektuar besimin ndërkombëtar. Por gjithashtu pasqyron mendimin e mundshëm strategjik të liderit të Kinës Xi Jinping dhe bashkëpunëtorëve të tij që Trump nuk po përdor vetëm tarifat si një mjet negocimi dhe se trazirat e tregtisë globale mund të dëmtojnë më shumë SHBA-në sesa Kinën.
"Shumë zyrtarë kinezë besojnë se SHBA po bën një gabim që minon pozitën e saj ndërkombëtare. Ka një debat nëse bota po hyn në një epokë blloqesh apo po shkon drejt globalizimit pa SHBA. Pekini duket se preferon këtë të fundit. Kina nuk do ta lejojë veten të shfaqet pasive ndaj SHBA," shkroi Ryan Haas nga Instituti Brookings në X (ish Twitter), pas kontakteve në Kinë.
Ndërsa tarifat e Trump godasin aleatët dhe rivalët, Kina po përpiqet të tregohet si një mbrojtëse e tregtisë globale, një partner i besueshëm dhe një parajsë për investime.
“Si ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe tregu i konsumit, Kina do të vazhdojë të hapë ekonominë e saj”, tha Ministria e Jashtme të shtunën.
Të dielën, zëvendësministri i Tregtisë Ling Jie mirëpriti përfaqësuesit e 20 kompanive amerikane, duke përfshirë Tesla dhe GE HealthCare, duke nënvizuar Kinën si një "destinacion ideal, të sigurt dhe premtues" për investime. Ekonomistët në televizionin shtetëror CCTV gjithashtu e paraqitën krizën si një mundësi.
"Kina po dërgon një mesazh të fortë: ne nuk mund ta tolerojmë ngacmimin e SHBA," tha Liu Zhiqin nga Universiteti Renmin. Zhu Jiandong, një profesor në Universitetin Tsinghua, shtoi: "Kina dhe SHBA janë tani rivalë në reformën e tregtisë globale. Ne jemi gati të konkurrojmë."
Megjithatë, partnerët tregtarë të Kinës janë të kujdesshëm ndaj mesazheve të Pekinit. Kina e ka përdorur hapjen e saj të tregut si levë në të kaluarën. Ekziston edhe frika se prodhimi kinez do të vërshojë tregjet e tjera, duke dëmtuar industritë vendase. Megjithatë, nëse tarifat amerikane bëhen "normalja e re", shumë vende mund të detyrohen të kthehen më shumë drejt Kinës. Pekini ka nisur tashmë bisedimet me Japoninë, Korenë e Jugut dhe BE-në, të cilat u goditën me tarifa përkatësisht 24%, 25% dhe 20%.
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
7 Prill19:33
Zv/sekretarja e NATO-s: Dialogu Kosovë-Serbi s’ka zgjidhje magjike, duhet të ketë vullnet politik
KOSOVË- Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Aleancës...
E.D
BOTA
7 Prill17:42
"Kërkesat tona të përmbushen..."! Protestuesit serbë nuk ndalen, nisen me biçikletë drejt Parlamentit Evropian
STRASBURG- Një grup çiklistësh serbë po realizojnë një udhëtim prej 1.300 kilometrash drejt Parlamentit Evropian në ...
E.D
BOTA
7 Prill16:38
"Trump hodhi bombën e tij tarifore"! Analiza e BBC: A po shkon bota në recesion?
SHBA- Tarifat e Presidentit të SHBA Donald Trump kanë ndezur zjarre në tregjet globale të aksioneve, por a do të thotë kjo se ne...
E.D
BOTA
7 Prill16:31
"Duhet të sigurojmë interesat tona"/ Kremlini: Putin mbështet armëpushimin, por duhet të plotësohen disa kushte!
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia është e hapur për të diskutuar një armëpushim të plo...
e. d
BOTA
7 Prill15:39
Mesazhi i Von der Leyen për SHBA: Jemi gati për një marrëveshje për tarifat, por edhe për hakmarrje!
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë pritjes së kryeministrit norvegjez Jonas Gar Ster në Këshi...
n.f
BOTA
7 Prill15:01
Çmimi nuk zbret, ndërtimi nuk ndalet: Kosova me mbi 180 mijë banesa bosh
KOSOVË- Kosova ka mbi 180 mijë banesa të pabanuara, Prishtina kryeson listën. Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Sta...
n.f
BOTA
7 Prill14:52
Reagime ndaj emërimit të mandatarit të ri të Qeverisë së Serbisë, nxitës i dialogut apo zbatues i vullnetit të Vuçiç?
SERBI- Nga lëvdatat se si një figurë jopartiake do të nxisë dialogun në shoqëri, e deri te vlerësimet se do të ud...
n.f
BOTA
7 Prill14:25
Macron në mision paqeje në Lindjen e Mesme
KAJRO- Presidenti francez, Emmanuel Macron po angazhohet për armëpushim në luftën e Gazës. Të hënën (07.04.)...
n.f
BOTA
7 Prill14:24
Dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist, arrestohen tre të rinj në Francë, sekuestrohen lëndë plasëse
FRANCË- Tre persona të moshave 19 deri në 24 vjeç janë arrestuar dhe po merren në pyetje si të dyshuar për përg...
r.ll
BOTA
7 Prill14:23
Lideri i parë i huaj që takohet me Trump pas vendimit të tarifave, ja çfarë pritet të diskutohet mes Netanyahut dhe presidentit amerikan në Uashington
netanyahu, trump
SHBA- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ndodhet në Uashington për të zhvilluar një takim me presid...