BOTA

Zv/sekretarja e NATO-s: Dialogu Kosovë-Serbi s’ka zgjidhje magjike, duhet të ketë vullnet politik

E.D Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 19:33

Zv/sekretarja e NATO-s: Dialogu Kosovë-Serbi s’ka zgjidhje magjike,

KOSOVË- Zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Aleancës për dialogun Kosovë-Serbi, duke vënë theks të veçantë në rëndësinë e angazhimit politik të palëve për të dalë nga ngërçi aktual. Ajo ka vlerësuar se rruga e Kosovës për t’u bërë pjesë e programit të Aleancës, Partneritetit për Paqe, kërkon kompromise të vështira.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Shekerinska përmendi se NATO-ja mbështet plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe e ka inkurajuar Prishtinën dhe Beogradin për qasje konstruktive, duke theksuar se është në duar të liderëve të dy shteteve që të bëjnë përparim dhe të kalojnë nga ngërçi aktual.

“Sikurse e keni përmendur, NATO-ja ka qenë aktive në rajon prej goxha shumë kohësh, kemi qenë të pranishëm nëpërmjet KFOR-it për një periudhë të gjatë. Ky është misioni ynë më i gjatë dhe më i fortë në këtë moment dhe kjo flet shumë qartë për përkushtimin tonë, flet shumë qartë njashtu për qëndrimet e aleatëve se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike për Aleancën. Nuk është e lehtë t’i bindësh aleatët të dërgojnë kaq shumë trupa dhe t’i mbajnë aty për kaq kohë të gjatë.

Por ne të gjithë kemi thënë përherë se misioni i KFOR-it është i qartë, ta ruajë sigurinë dhe t’i mbajë njerëzit në Kosovë të sigurt. Kjo nuk e zgjidh problemin, andaj synimi i KFOR-it është që të krijojë, në një mënyrë, siguri ushtarake me qëllim që të mbështetet dialogu i udhëhequr nga BE-ja. Ne u kemi bërë thirrje si Beogradit ashtu edhe Prishtinës për qasje konstruktive për sa i përket dialogut, prandaj kjo është arsyeja përse ne e mbështesim plotësisht përfaqësuesin e posaçëm të ri për këtë dialog të udhëhequr nga BE-ja, z. Sorensen, dhe kjo ka qenë arsyeja përse e kam takuar vetëm pak kohë më parë.

Kjo mbase është çështja, ku bashkëpunimi i NATO-s dhe i BE-së është më i dukshëm dhe më i nevojshëm. Nuk ka zgjidhje magjike. Duhet të ketë vullnet politik si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë për përparim. E kemi vlerësuar progresin që është arritur në të shkuarën, por besojmë se tani duhet të ecim përpara dhe kjo është ajo që ne dëgjojmë se është pritja nga ana e BE-së. Përfaqësuesja e lartë porsa ka njoftuar për vizitën e saj në rajon dhe ne besojmë se kjo do t’i japë shtysë dialogut politik”, tha ajo në një intervistë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë