BOTA

Analiza e DW: Gati kthesa politike djathtas në Parlamentin Evropian?

n.f Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2024, 16:31
Analiza e DW: Gati kthesa politike djathtas në Parlamentin Evropian?
Foto ilustruese

STRASBURG- Parlamenti Evropian miraton të mërkurën Komisionin e ri të BE-së - kjo konsiderohet e sigurt. Por pakënaqësitë në lidhje mes grupeve parlamentare në PE nuk janë shuar. Sigurisht që gjatë votimit të mërkurën (27.11.)mund të ndodhin surpriza, sidomos në Parlamentin Evropian, ku deputetëve të parlamentit nuk u pëlqen shumë t'i nënshtrohen disiplinës së grupit parlamentar. Por nëse komisioni i dytë i Ursula von der Leyen nuk do të merrte shumicën sot, do të ishte një surprizë e madhe. Miratimi i Komisionit të ri Evropian konsiderohet i sigurt, sepse liderët e Partive Popullore Evropiane, EPP, si edhe Socialdemokratët dhe Liberalët kanë rënë dakord për të. Deputetët e tyre së bashku përfaqësojnë më shumë se sa shumica e thjeshtë e nevojshme e të pranishmëve.

Gjashtë javë debate në Parlamentin Evropian


Komisionerët individualisht nuk mund të refuzohen më të mërkurën, bëhet fjalë për të gjithë Komisionn e BE-së, me Ursula von der Leyen në krye. Një gjë është e sigurt: mandati i saj i dytë nuk do të jetë më i lehtë se i pari, dhe ndoshta edhe më i vështiri. Kjo për shkak të luftës së ashpër që grupet kryesore politike në Parlamentin Evropian kanë zhvilluar prej javësh.

Pikë debati është çështja se sa në të djathtë mund të anojë politikisht shumica e re me të cilën Komisioni vjen në detyrë. Sidoqoftë dukshëm më djathtas se më parë, është i mendimit, Manfred Weber. Politikani i CSU-së dhe kryetari i PPE të Evropës i sheh këto parti të forcuara pas zgjedhjeve evropiane. Grupi parlamentar i PPE ishte grupi më i madh në Parlamentin Evropian, por që atëherë hendeku me socialdemokratët është bërë edhe më i madh.

Sipas Weber-it, kjo duhet të ketë efektet e veta. "Votuesit duan një ndryshim drejtimi,” shprehet ai. "Ata nuk ia dhanë votën Të Gjelbërve në Parlamentin Evropian”. Por kjo nuk është edhe aq dramatike, Të Gjelbrit kanë ende 53 vende në Parlamentin Evropian - por ata pësuan humbje të mëdha, me rreth 20 vende. Weber përpiqet të krijojë aleanca pa të Gjelbrit, për këtë mban kontakte edhe më partinë e Giorgia Melonit në Itali, që për disa historianë dhe politologë konsiderohet si post-fashiste. Një politikan nga partia e Melonit, "Vëllezërit e Italisë", Raffaele Fitto do të jetë komisioner i BE. Fitto gëzon reputacion si politikan për çështjet evropiane, por mënyra se si u shty kandidatura e tij shkaktoi zemërim tek deputetët e majtë dhe të qendrës.

Paralajmërimi nga grupet e tjera parlamentare


Në radhët e Socialdemokratëve evropianë, për shembull, deri në fund ishte e paqartë, nëse do duhet të votonin për komisionin apo jo. "Manfred Weber dhe grupi demokristian po ndjekin një kurs të rrezikshëm”, u shpreh kreu i Socialdemokratëve në Parlamentin Europian, René Repasi. Ai kritikoi ashpër faktin që Weber ka sjellë në mënyrë të përsëritur shumica të arritura me politikanët e krahut ultra të djathtë gjatë muajve të fundit. Njëherë madje e lejoi grupin e Partive Popullore Evropiane të votonte për një mocion nga AfD mbi politikën e migracionit.

Kurse të Gjelbrit duan qëndrueshmëri. "Ne kemi nevojë për një mur mbrojtës", u shpreh bashkëkryetarja e Të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Terry Reintke. Eurodeputetja nga zona e Ruhr-it beson se është e gabuar që kristiandemokratët të hyjnë në një aleancë me forcat ultra të djathta për të arritur qëllimet e tyre politike. Megjithatë Të Gjelbrit do ta votojnë Komisionin e ri Evropian. Vendimtare është të garantohet aftësia vepruese e BE./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë