BOTA

Analiza e DW: Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët janë emrat e vjetër e të rinj në BE

e. d Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 12:53

Analiza e DW: Nga Ursula von der Leyen tek António Costa, cilët

BRUKSEL- Duket se para samitit të BE, Ursula von der Leyen e ka emërimin të garantuar. Negociatorë të Partive Popullore Europiane, socialdemokratëve dhe liberalëve ranë dakord për këtë para samitit të BE, bëri të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Megjithatë von der Leyen nuk e ka ende të garantuar postin. Ajo ka nevojë në Parlamentin Europian për një shumicë absolute të 361 nga 720 deputetë. PPE, socialdemokratët e liberalët kanë bashkë shumicën në parlament, por ka mundësi të mosvotimit pro von der Leyen, pasi nuk ekziston detyrimi i votimit sipas grupit parlamentar. Por kjo do dihet në seancën themeluese të Parlamentit të ri Europian në korrik në Strasburg.

Në Portugali atë e quajnë “kafshë politike”. Vërtet António Costa një pjesë të madhe të jetës së tij ia ka kushtuar politikës. Në vitin 1974 si i ri ai përjetoi Revolucionin e Karafilave kundër diktaturës, më pas u aktivizua në organizatën rinore socialiste, si student i juridikut kreu praktikë në kabinetin e presidentit, Jorge Sampaio. António Costa ka qenë deputet portugez, eurodeputet dhe ministër. Ai ka qenë kryetar bashkie i Lisbonës dhe në vition 2015 kryeministër portugez. Në vitin 2022, portugezët e rizgjodhën me shumicë absolute sërish, por në nëntor 2023 një skandal korrupsioni e nxori atë jashtë politikës. Prokuroria bëri fjalë për “operacionin influencer”.

Ursula von der Leyen duke buzëqeshur

Ishte mëngjes i 7 nëntorit, kur prokurorët portugezë i ranë ziles me një urdhër kontrolli për Palacete de São Bento, rezidencën zyrtare të kryeministrit portugez në Lisbonë. Ishte një nga gjithsej 42 kontrolle nëpër ministri, selitë e kompanive, bashki dhe shtëpi private.U arrestuan pesë persona duke përfshirë shefin e zyrës së Costës, Vítor Escária.

Kosta reagoi brenda ditës. Disa orë më vonë, ai i paraqiti dorëheqjen presidentit Marcelo Rebelo de Sousa. Duke folur për mediat, ai u shpreh i habitur nga lajmi se ndaj tij është hapur një çështje penale. Por sigurisht ai është “i gatshëm të bashkëpunojë me gjyqësorin në mënyrë që e gjithë e vërteta të dalë në dritë”. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe se donte të përqendrohej në vërtetimin e pafajësisë së tij. Gabime në hetime Costa rehabilitohet

Nuk kaloi shumë kohë dhe prokurorisë iu desh të pranonte gabime serioze në hetim. Akuzat ndaj Kostës bazoheshin në biseda telefonike të përgjuara në të cilat përmendej mbiemri i kryeministrit. Por ky është mbiemër mjaft i zakonshëm në Portugali, supozimi se me këtë ishte fjala për politikanin Costa doli të ishte një gabim.

Që atëherë, dy gjykata dolën në përfundimin, se provat ishin të pamjaftueshme. Miqësia e ngushtë mes Kostës dhe një sipërmarrësi të akuzuar nga prokuroria gjithashtu nuk mjaftonte për një hetim. Më 17 prill, një gjykatë tha se prokuroria kishte mbledhur vërtet 1000 faqe, por këto ishin kryesisht copëza nga gazetat, por jo prova.

Çështja ende nuk është mbyllur përfundimisht, por politikani 62-vjeçar konsiderohet i rehabilituar në Portugali. Dorëheqja e tij nuk shihet më si një pranim faji, por si një hap i guximshëm i “kafshës politike” për t’u mbrojtur. Në zgjedhjet për Parlamentin Europian në qershor, socialistët morën sërish shumicën e votave në Portugali. Dhe Luis Montenegro, pasardhësi konservator i Costës si kryeministër, njoftoi herët se do të mbështeste Kostën në kandidaturën e tij për postin e Presidentit të Këshillit të BE-së.

Edhe Socialistët e Portugalisë e shohin Ursula von der Leyen si një presidente të mirë për Komisionin Europian – ashtu si miqtë e saj të partisë spanjolle. Me dyshen Ursula von der Leyen dhe Costa, iberikët shpresojnë për më pak kritere të ashpra në kthimin tek disiplina buxhetore, që mund të ulë rishtazi zhvillimin e mirë aktual ekonomik. Si kryeministër, Costa i dha fund politikave shtrënguese të kursimit me një program të suksesshëm stimulues ekonomik. Kurse von der Leyen më në fund mund të shpresojë për një partner të vërtetë në krye të Këshillit të BE-së, pasi presidenti i mëparshëm i Këshillit, Charles Michel ishte shfaqur gjithmonë e më hapur si rivali i saj./DW

ursula von der leyen antónio costa be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë