BOTA

Analiza e DW: Zgjedhësit e zhgënjyer mund ta ndëshkojnë qeverinë në Maqedoninë e Veriut

n.f Përditësimi i fundit 8 Maj 2024, 08:23
Analiza e DW: Zgjedhësit e zhgënjyer mund ta ndëshkojnë
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Më 8 maj zhvillohen zgjedhjet presidenciale (raundi i dytë) dhe ato parlamentare. Rezultatet do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse vendi do të vazhdojë t’i përmbahet kursit drejt BE-së.

Zgjedhjet presidenciale në raundin e parë më 24 prill shënuan një fitore të qartë të nacional-konservatorëve, partisë në opozitë VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut. Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska-Davkova, një profesore 70 vjeçare në pension, siguroi dyfish më shumë vota kundrejt rivalit presidentit aktual, Stevo Pendarovski nga Partia Social-demokrate (LSDM) në pushtet, ri cili mori më pak se 20 përqind të votave.

Të zhgënjyer me procesin e zvarritur të affrimit të vendit në BE, ekonominë e dobët dhe korrupsionin dominues, shumë votues mbështetën kandidaten e opozitës në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Këtë rezultat analistët e konsiderojnë si një test lakmusi jo vetëm për raundin e dytë të garës presidenciale, por edhe për tendencën e votës së elektoratit në zgjedhjet parlamentare, që zhvillohen në të njëjtën ditë.

"Mendoj, se ka shumë gjasë për ndryshimin e qeverisë nga zgjedhësit," thotë për DLF (Radio Kombëtare Gjermane) Daniel Braun, drejtues i përfaqësisë së Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, fondacion ky i afërt me partinë kristiandemokrate gjermane. Sipas tij kjo tendencë ka të bëjë "së pari për nisur nga fakti, që rekordet e qeverisë janë deprimuese në shumë fusha. Korrupsioni dhe mosfunksionimi i shtetit shihen kudo."

Mos realizimi i premtimeve dhe ndryshimi i kontestueshëm i emrit të vendit

Socialdemokratët erdhën në pushtet më 2017, duke premtuar antarësimin në NATO, nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe luftën kundër korrupsionit. Vetëm njëri nga këto premtime është realizuar:Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s më 2020 pasi në kontestin me Greqinë arriti një kompromis për emrin e vendit me shtojcën "E Veriut”.

Ky kompromis i vështirë me fqinjin jugor, që indinjoi nacionalistët në Maqedoninë e Veriut dhe nxiti protesta masive nuk ndihmoi në hapjen e portës së BE-së për këtë vend të vogël të Ballkanit me 2 milionë banorë.

Bullgaria vendosi veton në negocitatat për anëtarëim me BE-në

Në nëntor 2020, Bullgaria vendosi veton duke penguar hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në, duke kërkuar lëshime që kanë të bëjnë me lidhjet historike dhe kulturore të drejtpërdrejta të shumë maqedonasve me identitetin e tyre. Kjo grindje është zgjidhur pjesërisht pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Franca, gjë që bëri që në qershor 2022 kërkesat e Bullgarisë të përfshihen në kuadrin e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Kushtet e reja të hapjes së negociatave ishin që Maqedonia e Veriut të përfshijë minoritetin e vogël bullgar prej 3.000 pjesëtarësh në kushtetutë si përbërës kombëtar.

Por në parlament nuk u arrit shumica e nevojshme e votave për këtë ndryshim kushtetues. Bisedimet me BE-në kanë mbetur në vendnumëro. Opozita nacionaliste e drejtuar nga VMRO-DPMNE e hodhi poshtë kompromisin duke nxitur ndjenjën e pasigurisë tek maqedonasit etnikë dhe duke i mobilizuar ata kundër qeverisë. 

Ekonomia e dobët preokupimi kryesor për votuesit

Korrupsioni masiv dhe paaftësia e qeverisë për ta nxjerrë vendin nga stanjacioni ekonomik, inflacioni i lartë i shkaktuar prej pandemisë së COVID-19 dhe lufta e Rusisë në Ukrainë i kanë dhënë krah opozitës.

Sipas Bankës Botërore, Maqedonia e Veriut më 2024 do të ketë rritjen më të ulët ekonomike për të dytin vit radhazi dhe deficitin më të lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Më 2023, Maqedonia e Veriut u klasifikua dy pikë më lart në listën e indeksit të korrupsionit nga Transparency International, por ajo ende vazhdon të ketë "probleme serioze me korrupsionin."

Tensione midis opozitës dhe partive shqiptare

Pavarësisht kontesteve me vendet fqinjë, në fushatën elektorale të opozitës nuk ishte në fokus as Greqia dhe as Bullgaria. Kreu i VMRO-DPMN e dominoi fushtën në konfrontimin me partinë më të madhe shqiptare, që bashkëqeveris, BDI. Ai prerazi deklaroi, se nuk do të pranojë bashkëqeverisje me këtë parti, që e konsideron si të korruptuar. Por bashkëqeverisja me shqiptarët, që përbëjnë grupin më të madh etnik në Maqedoninë e Veriut konsiderohet si faktor stabiliteti në vend.

Qëkurse socialdemokratët janë në pushtet dhe bashkëqeverisin që nga 2017 me partinë shqiptare BDI, shqiptarët janë zgjedhur në poste drejtuese të rëndësishme si kryetar parlamenti, ministër i jashtëm e madje edhe një kryeministër në tre muajt e fundit të mandatit qeverisës. Këto ndarje postesh me funksione të rëndësishme kanë nxitur nacionalistët maqedonas të ankohen për "shqiptarizimin e shtetit”.

Por sidoqoftë duke vlerësuar peshën e votës së elektoratit shqiptar dhe në përpjekje për të qetësuar komunitetin shqiptar, kreu i VMRO-DPMNE-së është shprehur, se aleanca e dytë më e madhe e krijuar nga partitë shqiptare mund të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

Socialdemokratët luajnë me kartën e BE-së

Pavarësisht humbjes së thellë në raundin e parë të garës presidenciale më 24 prill, socialdemokratët i janë përmbajtur sloganit të tyre "ne nuk tërhiqemi nga e ardhmja europiane." Megjithatë, sondazhet flasin se ky mesazh nuk i tërheq zgjedhësit, që janë të lodhur me kompromiset me fqinjët dhe të ardhmen e pasigurt në BE.

Aleksandar Krzhalovski, drejtor i qendrës "Macedonian Center for International Cooperation” i tha DW-së, se "qeveria i ka varur të gjitha shpresat tek një kartë e vetme" në fushatën elektorale, dhe ka "neglizhuar çështje të tjera të rëndësishme si lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që qytetarët dhe reporterët ndërkombëtarë e konsiderojnë si problemin më të madh."

Ish-kryeministri dhe kryetar i Partisë Socialdemokrate, Dimitar Kovacevski gjatë fushatës kërkoi ndjesë për gabimet e bëra në vitet e fundit, por iu drejtua me një paralajmërim të fortë votuesve: "Këto zgjedhje do të jenë përcaktuese për të ardhmen e Maqedonisë së veriut: ose ne do të lëvizim drejt një shoqërie progresive, drejt BE-së, ose ne do të kthehemi pas në kohën kur kishim izolim dhe konflikte etnike",  u shpreh ai.

Marrë nga DW

maqedonia e veriut zgjedhjet presidenciale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë