BOTA

Analiza e REL: Fuqia e Podgoricës dhe befasia e DPS-së së Gjukanoviçit

n.f Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 18:47
Analiza e REL: Fuqia e Podgoricës dhe befasia e DPS-së së
Foto ilustruese

MAL I ZI- Nëse zgjedhjet në Podgoricë do të ndikojnë në stabilitetin e Qeverisë së Malit të Zi, do të varet nga aleancat paszgjedhore, thotë për Radion Evropa e Lirë analistja politike, Nikolleta Gjukanoviç. Zgjedhjet në Podgoricë janë një lloj testi për forcat politike në këtë vend, duke qenë se një e treta e popullsisë së Malit të Zi jeton në kryeqytet.

Gjukanoviç vlerëson se, aktualisht, është e paqartë se kush do ta formojë qeverinë e re në Podgoricë. Sipas saj, gjithçka varet nga ajo se me kë do të bashkohet lista e presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, dhe e ish-kryeministrit Dritan Abazoviç, e cila fitoi gjashtë mandate.

“Ata sigurisht se kanë pritur shumë më shumë vota, por besoj se do të jenë të kënaqur me qëndrimin e partisë, pa të cilën do ta kenë të pamundur ta formojnë qeverinë”, thotë Gjukanoviç.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podgoricë u mbajtën më 29 shtator. Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në opozitë fitoi më së shumti vota - rreth 30 për qind - dhe 19 mandate. Pjesa tjetër e opozitës fitoi shtatë mandate. Pas DPS-së, koalicionet që përbëjnë pushtetin në nivel lokal dhe shtetëror, fituan më shumë mandate - Lëvizja Evropa Tani (PES) dhe Demokratët 14, ndërsa partitë e Frontit Demokratik pro-rus (DF) 13 mandate.

Marrë parasysh se Kuvendi i Podgoricës i ka 59 vende, për të formuar qeverinë nevojiten 30 mandate. Kjo do të thotë se si Qeveria malazeze, ashtu edhe opozita do të duhet të kërkojnë partnerë koalicioni. Se si do të ndikojnë rezultatet në situatën politike në Mal të Zi, do të varet nga bisedimet paszgjedhore, thotë Gjukanoviç.

“Nëse qeveria formohet me DPS-në, kjo mund të reflektohet shumë mirë edhe në nivel kombëtar. Nëse qeveria formohet midis partive që deri vonë kanë pasur pushtetin në Podgoricë (PES, Demokratët dhe DF), do të kemi përsëritje të një qeverie jofunksionale ose zgjedhje të reja”, thotë ajo.

Pas shpalljes së fitores në Podgoricë, DPS-ja opozitare tha se duhen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, sepse “Qeveria ka rënë”, duke vënë në dukje faktin se partitë që përbëjnë Qeverinë, nuk kanë marrë shumicën në Podgoricë.

Këto ishin zgjedhjet e dyta në Podgoricë në dy vjetët e fundit. Zgjedhjet e mëparshme u mbajtën në tetor të vitit 2022, kur qeverisja e DPS-së u zëvendësua pas një çerek shekulli. Pushtetin atëkohë e morën PES-i i kryeministrit Millojko Spajiq, Demokratët, DF-ja dhe URA. Zgjedhjet e parakohshme, pastaj, u zhvilluan pas një konflikti në shumicën qeverisëse, kryesisht për shkak të një ndarjeje në lëvizjen PES, e cila kishte më shumë këshilltarë në Kuvendin e Podgoricës.

PES u themelua në qershor të vitit 2022 nga Spajiq dhe Millatoviq. Me largimin e Millatoviqit nga partia, PES-i humbi një numër këshilltarësh në Kuvendin e Podgoricës. Në mes të korrikut, rryma e Millatoviqit, me ndihmën e URA-s dhe opozitës, shkurtoi mandatin e Parlamentit lokal, ndërsa Millatoviq, nga pozita e presidentit, shpalli zgjedhjet.

Gjukanoviç thotë se shumë parti mund të jenë të kënaqura me rezultatet e zgjedhjeve të 29 shtatorit. Edhe pse partitë në pushtet i shfrytëzuan maksimalisht qëndrimet e tyre për këto zgjedhje, jo të gjitha dolën aq mirë, sipas saj.

“PES-i - i cili ka një infrastrukturë aq të madhe, të gjitha resurset kombëtare dhe lokale që i përdori gjatë fushatës, të gjitha masat dhe politikat në nivel kombëtar që i vuri në funksion të zgjedhjeve lokale - nuk dha rezultate dukshëm më të mira”, thotë Gjukanoviç.

Para zgjedhjeve, kryeministri prezantoi disa projekte për Podgoricën, vlera e të cilave llogaritej në më shumë se 500 milionë euro. Premtimet u mbështetën me video-animacione dhe u prezantuan në konferencat për shtyp të kryeministrit dhe ministrave të tij. Në anën tjetër, koalicioni i partive të DF-së, thotë Gjukanoviç, i ka shfrytëzuar “me shumë zgjuarsi” të gjitha përfitimet e Qeverisë.

“Dhe, me ndihmën e madhe të Beogradit, Kishës Ortodokse Serbe dhe politikave retrograde, që një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve duket se ka qejf t’i dëgjojë, arriti ta ruante veten si një strukturë e rëndësishme politike”, thotë Gjukanoviç.

Udhëheqësit e DF-së e gëzojnë mbështetjen e Beogradit zyrtar, përkatësisht të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe të Kishës Ortodokse Serbe. DF, mes tjerash, kundërshton pavarësinë e Kosovës, kundërshton anëtarësinë e Malit të Zi në NATO dhe mbron heqjen e sanksioneve kundër Rusisë. Kur bëhet fjalë për DPS-në, rezultati i kësaj partie është befasi e madhe për Gjukanoviçin, sepse ka arritur të mbajë pjesën më të madhe të elektoratit të saj nga zgjedhjet e mëparshme.

“Besoj se edhe teoria, edhe praktika kanë pritur një rënie më të madhe të partisë, pas rënies së saj në vitin 2020 dhe pas ndarjes partiake”, thotë ajo.

DPS-ja e Millo Gjukanoviçit e humbi pushtetin në Mal të Zi në gusht të vitit 2020, pas tri dekadash në pushtet. Kjo u pasua me disfata edhe në zgjedhjet e Podgoricës dhe ato presidenciale. Ndërkohë, kryeministri i fundit nga DPS-ja, Dushko Markoviq, u largua nga partia dhe themeloi Partinë e Progresit Evropian (SEP), e cila fitoi dy mandate në zgjedhjet e fundit në Podgoricë.

Në Kuvendin e Podgoricës, përveç partisë së Markoviqit, mandate morën edhe Lëvizja për Ndryshim e aktivistit qytetar, Sërgjan Periq, dhe Aleanca Evropiane, e cila bashkon parti socialdemokrate dhe liberale. Ajo që e shqetëson më shumë Gjukanoviçin, është pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, e cila ishte në nivelin më të ulët në dekadën e fundit.

“Unë mendoj se qytetarët nuk i besojnë procesit zgjedhor. Problemi nuk është se zgjedhjet janë shumë të shpeshta, por që politikanët kanë bërë gjithçka me keqpërdorime dhe qytetarët kanë besim shumë të ulët në procesin zgjedhor”, thotë Gjukanoviç. Pjesëmarrja ishte pothuajse 15 për qind më e ulët se në vitin 2014, ose 12 për qind më e ulët se në zgjedhjet e fundit lokale, dy vjet më parë./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë