BOTA

Kompanitë maqedonase në pritje të huas hungareze

n.f Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 17:14
Kompanitë maqedonase në pritje të huas hungareze
Foto ilustruese

MAQEDONI- Oda Ekonomike dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore nuk kanë asnjë detaj mbi mënyrën se si do të shpërndahen 250 milionë eurot që Qeveria maqedonase i ka paralajmëruar si hua nga Hungaria e që do të destinohen për zhvillimin e bizneseve. Jozyrtarisht, nga Odat thonë se ende nuk i dinë kriteret, e as nëse ato do të jenë hua për kompanitë ose diçka tjetër. Por, presin të informohen dhe pastaj të vendosin nëse do të aplikojnë.

Kuvendi më 17 shtator 2024 miratoi Ligjin për hyrjen borxh të Maqedonisë së Veriut me një kredi nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, ku pritet të merren hua 500 milionë euro. Gjysma e kësaj shume, përkatësisht 250 milionë euro, do të jenë të disponueshme për projekte për komunat. Tashmë konkursi është shpallur dhe të gjitha komunat kanë aplikuar. Për gjysmën tjetër të huas, në përgjigjen që Qeveria i dërgoi Radio Evropës së Lirë, thuhet se kushtet tashmë janë të njohura.

“Sigurisht që do të ketë kushte, ato edhe deri tani i janë komunikuar publikut dhe lidhen me rritjen e paralajmëruar të prodhimtarisë dhe rritjen e punësimit, respektivisht, sikurse është paralajmëruar, pritet që ekonomia, kompanitë, të kontribuojnë me të paktën një shumë të barabartë, 250 milionë, me qëllim që të rritet ose dyfishohet prodhimi dhe të hapen të paktën 5.000 vende të reja pune, me çka do të ndikohet në rritjen e përgjithshme ekonomike të Maqedonisë (së Veriut)”, thuhet në përgjigjen që Qeveria i ka dërguar REL-it.

Në anën tjetër, opozita konsideron se arsye pse Qeveria ende nuk ka hartuar as një sistem dhe as një mënyrë se si të ndahen paratë për kompanitë është pikërisht fakti se huaja u negociua shpejt e shpejt dhe në mënyrë joinstitucionale.

“Presim të shohim se çfarë është kjo dhe si do të plasohen këto mjete në ekonomi. Ne, si deputetë, kemi informacione aq sa ka edhe publiku për mënyrën se si do të përdoreshin këto mjete financiare. Kjo është një qasje e paqartë ndaj një shume të konsiderueshme të mjeteve financiare, me të cilën e ngarkoni shtetin, i ngarkoni qytetarët. Futet në borxh çdo qytetar në Maqedoni (të Veriut), çdo fëmijë që do të lindë, ndërsa në thelb nuk dimë si dhe në ç’mënyrë do të shfrytëzohen ato dhe për çka”, tha koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, në një intervistë për REL-in.

Më herët, kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, kishte deklaruar se kompanitë nuk janë të interesuara për asgjë tjetër pos për të siguruar kapital të freskët, por me kushte të pranueshme për to.

“Firmat do të kërkojnë para me kamatë sa më të ulët, kjo është normale, por kështu do të krijojmë vetëm një zgjidhje momentale për situatën. Duhet që gjithçka të shkojë në paketë, dhe të sigurohen mjete për mbështetje të biznesit, por edhe të zgjidhen të gjitha çështjet e lidhura, për të cilat vazhdimisht tërheqim vërejtjen. Në këtë mënyrë do të krijojmë një ambient cilësor për biznes, ku shteti do të ketë funksion rregullator, ndërsa biznesi do të garojë në terren në kushte të barabarta, pa ndërhyrjen e tij”, kishte deklaruar Azeski.

Kushtet, sipas të cilave shteti e merr huan nga Hungaria janë me një kamatë vjetore prej 3.25 për qind, një periudhë “grejs” trevjeçare dhe 12 vjet për shlyerjen e kredisë. Marrëveshja për sigurimin e mjeteve nga huaja nga Hungaria, një pjesë e destinuar për kompanitë, pritet të nënshkruhet në fillim të tetorit, thonë nga Qeveria për REL-in.

Ndonëse ende nuk është nënshkruar, ajo është përfshirë në ligjin e miratuar si dokument zyrtar, pasi ky ishte kusht nga Exim Banka e Hungarisë, e cila e jep huan. Ajo e kushtëzoi Maqedoninë e Veriut të miratojë ligjin, i cili më pas do të nënshkruhet. Megjithëse nuk ka shumë detaje në përgjigjen e Qeverisë, ajo thotë se kompanitë duhet të aplikojnë për hua te bankat komerciale.

“Pritet që ato përmes Bankës Zhvillimore dhe pastaj përmes bankave komerciale, me kushte të njëjta me të cilat është marrë kredia (nga Banka për Eksport-Import e Hungarisë), kompanive t’iu vihen në dispozicion”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Në marrëveshje ka gjithashtu një sërë aktivitetesh të ndaluara, për të cilat nuk guxon të shfrytëzohen paratë, pavarësisht nëse janë për komunat ose për bizneset. Ndalohen transaksionet e lidhura me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, që janë në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit hungarez të BE-së, financimin e produkteve dhe shërbimeve që në aspektin etik ose moral janë të papranueshme, si për shembull lodrat seksuale, produktet mediatike, ose eksperimentimi mbi kafshët.

Daniel Hegedush, bashkëpunëtor i lartë në organizatën Think-tank për politikën publike të Fondit Marshall në Berlin, e cila prej kohësh ndjek populizmin dhe rënien demokratike në Evropën Qendrore dhe Lindore, në një deklaratë për REL-in thotë se elitat hungareze do të kenë leverdi nga lidhjet financiare me Maqedoninë e Veriut, madje edhe nëse përfitimet për huadhënësin hungarez, Exim Bank, mbeten më pak të qarta.

Ai konsideron se një nga qëllimet e deklaruara të Qeverisë hungareze është që të pozicionojë Hungarinë si një kreditor ndërkombëtar dhe të përdorë huat e privilegjuara për të zgjeruar ndikimin global të vendit.

“Megjithatë, koha e dhënies së kësaj huaje duket e dyshimtë, sidomos duke marrë parasysh deficitin vijues buxhetor dhe nivelin e borxhit publik të Hungarisë, që janë në nivele të papara që nga kriza financiare 2008-2009. Kjo është veçanërisht shqetësuese duke marrë parasysh huan prej një miliard eurosh që Hungaria e siguroi nga Kina më herët gjatë këtij viti. Prapëseprapë, ndonëse Qeveria nuk mund të përdorë banka të kontrolluara nga shteti për financimin direkt të deficitit publik, ajo i përdor ato për të zgjeruar arritjet e saj politike dhe ekonomike jashtë vendit”, thotë Hegedush.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, më 27 shtator, me gjithë dyshimet që u ngritën edhe në publikun hungarez rreth origjinës së parave, mohoi lidhjen me Kinën.

“Sa i përket huas, ne nuk mund të japim hua kineze, nuk mund të japim para kineze. Ne kemi një marrëveshje me Kinën se të gjitha paratë që vijnë nga Kina shkojnë për projekte konkrete, nuk mund t‘ju japim para kineze, por mund t‘ju japim para evropiane dhe ato do t'ua japim”, tha Orban.

Rrjedhimisht, Banka Exim është qind për qind në pronësi të Hungarisë dhe për të tashmë dihet se një kredi të ngjashme i ka dhënë Republikës Sërpska, në marrëveshje me presidentin Milorad Dodik në vitin 2021./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë