BOTA

Analiza e REL: Pse tregtia BE-Ukraina ka rrezik të bëhet më pak e lirë?

r.ll Përditësimi i fundit 2 Maj 2025, 21:38
Analiza e REL: Pse tregtia BE-Ukraina ka rrezik të bëhet më pak e
foto ilustruese

BRUKSEL- Që nga qershori i vitit 2022, Bashkimi Evropian i ka dhënë Ukrainës liberalizim të plotë tregtar për të ndihmuar ekonominë e vendit të shkatërruar nga lufta. Këto masa – pezullimi i tarifave të importit dhe kuotave – njihen si Masat Autonome Tregtare (ATMs), dhe duket se kanë sjellë përfitime për Kievin.

Më 2024, eksportet ukrainase drejt BE-së arritën në gati 60 për qind të totalit të eksporteve, krahasuar me 39.1 për qind më 2021. Megjithatë, ATMs, të cilat janë rinovuar në baza vjetore me shumicë votash nga shtetet anëtare të BE-së, pritet të skadojnë më 5 qershor. Ato ishin parashikuar gjithmonë si masa të përkohshme dhe mund të zgjateshin vetëm dy herë.

Aktualisht po zhvillohen negociata mes Brukselit dhe Kievit për të përcaktuar se çfarë do t’i zëvendësojë këto masa. Opsioni rezervë është rikthimi te Marrëveshja e Asociimit BE-Ukrainë, e cila hyri në fuqi në vitin 2017 (dhe u zbatua në mënyrë të përkohshme që nga viti 2016), dhe përfshin një komponent të tregtisë së lirë.

Bisedimet aktuale janë të fokusuara në nenin 29 të kësaj marrëveshjeje, që parasheh një kornizë për mundësinë e liberalizimit të ndërsjellë të tarifave doganore.

Kundërshtim nga shtetet fqinje

Por, procesi është larg së përfunduari, pasi koha po mbaron dhe efektet e masave tregtare nuk janë mirëpritur nga i gjithë blloku.

Fermerët në të ashtuquajturat shtete kufitare të vijës së parë të BE-së, si Polonia, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria, prej kohësh i kanë bërë presion qeverive të tyre për t’i hequr këto masa. Ata argumentojnë se mallrat bujqësore nga Ukraina kanë mbingarkuar kapacitetet lokale të depove dhe kanë ulur çmimet për prodhuesit vendorë të ushqimeve.

Në disa raste më 2023 dhe 2024, këta fermerë bllokuan kufijtë me Ukrainën për të parandaluar që mallrat të hynin në BE. Në përgjigje, Komisioni Evropian – që mbikëqyrë politikat tregtare të BE-së – provoi disa zgjidhje, përfshirë ridrejtimin e dërgesave bujqësore nga Ukraina, duke bërë që ato të mos transportoheshin përmes shteteve që janë në kufi, duke i dërguar në destinacione të tjera në BE apo në porte për eksport përtej bllokut.

Në fund, KE-ja u pajtua të kufizonte hyrjen e mallrave bujqësore, duke vendosur ndalesa emergjente. Këto ndalesa mund të vendosen nëse importet e caktuara tejkalojnë mesataren e importeve të regjistruara mes 1 korrikut 2021 dhe 31 dhjetorit 2024. Dhe gjatë vitit të fundit, këto ndalesa, të quajtur edhe “frena emergjentë” janë përdorur shpesh për eksportet ukrainase të tërshërës, vezëve, sheqerit dhe mjaltit.

Qëndrimi zyrtar i KE-së është se “po finalizojmë punën mbi propozimin që do të sigurojë një kalim të papenguar drejt një regjimi të ri tregtar me Ukrainën pas skadimit të ATMs” dhe se ky propozim do t’i paraqitet së shpejti Kievit.

Çështje e nxehtë politike

Pyetja është: kur? Shumë zyrtarë të BE-së bë Bruksel janë të shqetësuar se çdo propozim i ri mund të kthehet në një çështje të nxehtë politike gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në Poloni, që do të mbahen më 18 maj dhe me gjasë rundi i balotazhit do të mbahet më 1 qershor.

Por, nuk është vetëm ndikimi politik i fermerëve polakë që duhet të merret parasysh.

Një letër e përbashkët të ministrave të Bujqësisë të Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë dërguar KE-së, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, ka rritur edhe më shumë presionin.

Në letër thuhet se ministrat “besojnë fuqishëm se skadimi i regjimit të masave tregtare duhet të shërbejë si mundësi për rishikuar dhe rikalibruar raportet tona tregtare me Ukrainën. Është thelbësore të sigurohemi që marrëveshjet e ardhshme tregtare të reflektojnë një qasje të balancuar që akomodon interesat e të gjitha palëve, pa dëmtuar në mënyrë shpërpjesëtimore ekonomitë e shteteve anëtare fqinje”.

Në letër janë prezantuar edhe disa propozime të reja, të cilat, që të gjitha, do të ishin në disfavor të Kievit.

Rikthimi në kuotat tarifore të para luftës
Zbatimi dypalësh i neneve për mbrojtjen e gjitha produkteve bujqësore
Shtetet anëtare kufitare të BE-së të kenë të drejtë të vendosin masa shtesë mbrojtëse dhe
Futja e një klauzole që do të mundësonte rishikimin e marrëveshjes dy vjet pas zbatimit të saj, me qëllim që të parandalohen çrregullimet në treg dhe të sigurohet konkurrenca e drejtë për fermerët e BE-së.
Por, nuk mbaron me kaq.

Ministrat po ashtu argumentuan se “paralelisht me procesin e anëtarësimit të BE-së, për prodhimet bujqësore ukrainase duhet të zbatohen rregullore sanitare dhe fitosanitare, për mirëqenien e kafshëve, për shëndetin publik dhe çështjet mjedisore në përputhje me standardet e BE-së”.

Një zgjidhje e përkohshme?

Përderisa reforma të tilla janë të nevojshme për anëtarësimin eventual në BE, bie në sy fakti që një nga nënshkrueset e letrës, Hungaria, aktualisht po e bllokon procesin e anëtarësimit të Ukrainës.

Ministrat po ashtu kanë propozuar një prag minimal për çmimin e importit për produkte të caktuara, që “mund të luajë një rol pengues për importin e mallrave bujqësore në shtetet anëtare të BE-së me çmime nën koston e prodhimit vendor bujqësor” – në thelb, një tjetër barrierë tregtare dhe një lëvizje e qartë për të mbrojtur fermerët lokalë.

Pra, çfarë dëshiron Ukraina?

Thënë thjesht, pak a shumë të njëjtën gjë. Në letrën drejtuar KE-së, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, shkroi se “pa një liberalizim të garantuar tregtar, të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës në disa industri, Ukraina thjesht nuk do të jetë në gjendje të rindërtojë industritë e saj, të krijojë vendeve pune dhe të rimëkëmbë ekonominë e saj. Thënë thjesht, Ukraina ka nevojë për tregtinë tuaj. Fillimisht për të mbijetuar, e më pas për të lulëzuar”.

Shmyhal po ashtu paralajmëroi se mosarritja e një marrëveshjeje tregtare me Brukselin do t’i kushtonte Ukrainës 3 miliardë euro në vit, duke çuar në një ulje të prodhimit të brendshëm bruto të Ukrainës prej 1 për qind.

Ndërsa pranoi se çdo marrëveshje e re ka të ngjarë të bazohet në Marrëveshjen e Asociimit BE-Ukrainë, Shmyhal tha se ajo duhet të “përmbajë një numër minimal përjashtimesh” dhe theksoi se “ne jemi padyshim të vetëdijshëm për shqetësimet e fermerëve evropianë, por ne theksojmë se pjesa e produkteve ukrainase në tregun evropian mbetet relativisht e vogël. Për shumë grupe produktesh, edhe ato që konsiderohen të ndjeshme, është më pak se 1 për qind e konsumit total të BE-së”.

Ai po ashtu sugjeroi se masat mbrojtëse të vendosura më 2024 për disa produkte “duhet të bëhen pikënisje për liberalizimin gradual të tarifave” për mallrat bujqësore.

Duke pasur parasysh se afati i fundit i 5 qershorit po afrohet, Shmyhal po ashtu sugjeroi për një zgjidhje të përkohshme, diçka që REL ka mësuar se mund të ndodhë.

“Nëse nuk është e mundur të arrihet një zgjidhje para 5 qershorit, ne duhet të gjejmë një zgjidhje afatshkurtër, në mënyrë që eksportet aktuale ukrainase të mund të vazhdojnë derisa të përditësohet Marrëveshja e Asocimit”, tha ai.

“Në të kundërtën, ka rrezik që të kemi tarifa më të larta dhe sasi më të vogla nën kuotat tarifore të periudhës të para luftës, dhe kjo do të shkaktonte dëm të konsiderueshëm për ekonominë ukrainase”./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë