BOTA

Analiza e REL: Sarajeva binjake hesht, ndërsa Teherani shtyp protestuesit! Historia e miqësisë dhe mbështetja gjatë luftës

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 07:58

Analiza e REL: Sarajeva binjake hesht, ndërsa Teherani shtyp protestuesit!

Sarajeva është qyteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që është i binjakëzuar me Teheranin.

Megjithatë, autoritetet e kryeqytetit të Bosnje e Hercegovinës nuk kanë reaguar ndaj dhunës dhe represionit, që pushteti në Iran po ushtron ndaj protestuesve në mbarë vendin.

Të pyetur për këtë heshtje, drejtues të qytetit i thanë Radios Evropa e Lirë se janë të befasuar nga pyetja, duke shtuar se “nuk kanë menduar për një reagim të tillë”.

Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare, së paku 4 mijë persona janë vrarë në përleshjet mes autoriteteve dhe protestuesve iranianë, që vazhdojnë nga dhjetori, ndërsa mbi 20 mijë janë arrestuar.

Analistët vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se mbështetja e këtyre protestave do të ishte një veprim “moral”, pasi ato përfaqësojnë një “fije shprese” në luftën për demokraci kundër regjimit represiv iranian.

Pse mungon dënimi?
Sarajeva u binjakëzua me Teheranin në vitin 2016, kur kryetar i qytetit ishte Ivo Komshiç.

Në atë kohë u tha se qëllimi i binjakëzimit ishte vendosja e bashkëpunimit në fushën e kulturës, si dhe në sektorët shoqërorë, turistikë dhe të shërbimeve.

Komshiç nuk iu përgjigj thirrjeve të Radios Evropa e Lirë për të sqaruar arsyet e këtij binjakëzimi, por as heshtjen ndaj zhvillimeve të sotme në Iran.

Përgjigje nuk dhanë as nga Qyteti i Vjetër në Sarajevë, i cili në vitin 2017 u binjakëzua me Distriktin 12 të Teheranit.

Thirrjes së REL-it iu përgjigj kryetari aktual i Sarajevës, Samir Avdiç.

I pyetur përse qyteti i Sarajevës nuk ka reaguar ndaj zhvillimeve në Teheran, ai tha se, “sinqerisht, nuk ka menduar për këtë çështje”.

“Fokusi i jetës dhe punës sonë është që, pavarësisht gjithçkaje, qyteti i Sarajevës të ketë 34 apo 35 qytete binjake. Në njëfarë mënyre, secili prej nesh jeton jetën e vet dhe përpiqet ta bëjë më të mirën që mundet. Më vjen vërtet keq, si njeri dhe tani edhe si kryetar i qytetit, për atë që po ndodh”, tha Avdiç.

“Mendoj se brenda çdo shteti, secili duhet t’i rregullojë çështjet në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Por, sinqerisht, nuk kam menduar për këtë”, shtoi ai.

I pyetur nëse Sarajeva mund t’u shprehë ngushëllime familjeve të viktimave, kryetari i qytetit, Avdiç, nuk dha një përgjigje të qartë.

“Që unë, si kryetar i qytetit, në emër të Sarajevës të dërgoj ndonjë mesazh… nuk e di vërtet. Sinqerisht, nuk kam përgjigje për këtë pyetje. Sigurisht, më vjen keq që njerëz të pafajshëm po humbin jetën”, tha ai.

As kryesuesi i Këshillit Bashkiak të Sarajevës, Alen Girt, nuk mbajti një qëndrim të qartë.

“Në këtë moment, nuk do të jepja ndonjë koment të veçantë. Ne jemi një administratë e re dhe, sinqerisht, nuk i di marrëdhëniet aktuale me qytetin e Teheranit”, tha Girt për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, shtoi se “jo vetëm qyteti i Sarajevës, por çdo njeri duhet të shprehet për shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut, kudo në botë, jo vetëm në Teheran”.

“Ka shkelje të të drejtave të njeriut, kjo është e qartë, dhe pajtohem se duhet të ketë reagim. Por, për momentin, nga qyteti i Sarajevës nuk ka asgjë konkrete”, tha ai.

Çfarë thonë qytetarët e Sarajevës?
“Sarajeva është një qytet që e ka përjetuar rrethimin dhe e di se çfarë do të thotë të protestosh kundër represionit”, thotë Melisa, banore e Sarajevës, për Radion Evropa e Lirë.

Për këtë arsye, “mungesa e çdo reagimi është edhe më zhgënjyese sesa vetë vendimi politik për të heshtur”, sipas saj.

Emiri vlerëson gjithashtu se reagimi është i domosdoshëm.

“Duhej të kishte të paktën një reagim, duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes Iranit dhe Bosnje e Hercegovinës. Duhej të ekzistonte një qëndrim zyrtar”, thotë ai.

Cilat janë qytetet e tjera binjake të Teheranit?
Teherani sot ka 14 qytete binjake, përfshirë metropole botërore si: Pekini, Moska, Stambolli, Londra dhe Los Anxhelosi.

Nga Evropa, qytete binjake ka vetëm Sarajevën, Londrën dhe Minskun.

Teherani është gjithashtu i binjakëzuar me Karakasin, Damaskun, Dubain e Havanën.

Në listën e qyteteve binjake të tij bëjnë pjesë edhe Manila dhe Pretoria.

Por, asnjëri nga 14 qytetet binjake të Teheranit nuk e ka dënuar publikisht dhunën e regjimit iranian ndaj demonstruesve, ndonëse organizatat ndërkombëtare kanë dokumentuar shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe vrasje.

Protesta kundër dhunës në Iran janë regjistruar në disa qytetet binjake, si Londër e Los Anxhelos.

Sarajeva “nuk do të duhej të heshtte”
Profesori i Fakultetit Filozofik në Sarajevë, Enver Kazaz, thotë për Radion Evropa e Lirë se mungesa e reagimit – jo vetëm nga Sarajeva, por e gjithë Bosnje e Hercegovina – ndaj represionit në Teheran, zbulon një “krizë të thellë morale dhe politike në shoqërinë vendase”.

“Është fakt se Sarajeva, në kuptimin politik, ka dështuar seriozisht kur bëhet fjalë për përgjegjësinë morale ndaj pjesëve të botës që po përjetojnë dhunë dhe represion”, thotë Kazaz.

Ai thekson se ndaj represionit në Iran, nuk kanë reaguar as Presidenca e Bosnje e Hercegovinës, as qeveritë në nivel entitetesh dhe kantonesh, as partitë politike – e “madje as organizatat e shoqërisë civile”.

Edhe profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Sarajevë, Asim Mujkiç, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se, ndonëse statusi formal i binjakëzimit mes Sarajevës dhe Teheranit nuk ka peshë vendimtare politike, dënimi moral i represionit duhet të jetë i qartë.

“Sigurisht, sipas mendimit tim, represioni duhet të dënohet, sidomos masat që merren kundër atyre që luftojnë për qëllime të drejta shoqërore – kudo në botë”, thotë Mujkiç.

“Represioni i regjimit duhet ta marrë dënimin e duhur nëse vlerat tona janë ato që i quajmë vlera evropiane: të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe sistemi demokratik i vendimmarrjes”, shton ai.

Historia e miqësisë dhe mbështetja gjatë luftës
Marrëdhëniet mes Bosnje e Hercegovinës dhe Iranit kanë rrënjë të thella.

Gjatë luftës në vitet ‘90, Irani ishte një nga aleatët kryesorë të Bosnje e Hercegovinës, duke ofruar ndihmë humanitare dhe financiare, ndërsa vullnetarë iranianë morën pjesë në betejat në krahë të Ushtrisë së Bosnje e Hercegovinës.

Në Teheran ekziston Rruga e Bosnje e Hercegovinës, e emëruar në shenjë të miqësisë dhe respektit mes dy vendeve. Një pjesë e madhe e muzeut aty i kushtohet luftës në Bosnje e Hercegovinë, duke përfshirë një maketë të Tunelit të Shpëtimit, ekspozitën për rrethimin e Sarajevës, gjenocidin në Srebrenicë dhe jetën e fëmijëve të prekur nga lufta. Ky është muzeu i vetëm jashtë Bosnje e Hercegovinës që i është kushtuar kësaj periudhe.

Që nga viti 2016, Irani dhe Teherani kanë realizuar në Sarajevë një sërë projektesh kulturore: ekspozita, javë filmash dhe mbrëmje letrare.

Gjatë vitit 2026 janë planifikuar ngjarje të reja, të fokusuara në film, gjuhë dhe filozofi.

Gjatë një takimi mes ambasadorit iranian në Bosnje e Hercegovinë dhe kryetarit të Sarajevës, në fund të tetorit të vitit të kaluar, u paralajmërua gjithashtu organizimi i Ditëve të Kulturës së Sarajevës në Teheran, por nuk u caktua data e saktë.

Ekspertët kujtojnë se binjakëzimi i qyteteve, i nisur pas Luftës së Dytë Botërore si simbol paqeje dhe pajtimi, ofron edhe mbështetje morale dhe politike. Për shembull, gjatë rrethimit të Sarajevës, Barcelona e shpalli qytetin distriktin e saj të 11-të./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë