BOTA

Analiza e REL: Si devijoi Gjeorgjia nga Perëndimi?

n.f Përditësimi i fundit 23 Korrik 2024, 14:58
Analiza e REL: Si devijoi Gjeorgjia nga Perëndimi?
Foto ilustruese

GJEORGJI- Gjatë gjithë partneritetit të Gjeorgjisë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, që ka zgjatur me dekada, partnerët perëndimorë të këtij vendi të Kaukazit, zakonisht, nuk kanë pasur favoritë në politikën e brendshme të tij.

Por, pas kthesës së fundit të partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, drejt një retorike anti-perëndimore dhe një praktike autoritare, ka sinjale gjithnjë e më të fuqishme nga partnerët perëndimorë të Gjeorgjisë, se ata do të preferonin që partia të mos votohet në zgjedhjet parlamentare të tetorit.

Sinjalet janë jodirekte dhe zyrtarët perëndimorë këmbëngulin se vendimin duhet ta marrin votuesit gjeorgjianë. Por, për shumë në Gjeorgji, mesazhet nga SHBA-ja dhe Evropa gjatë javëve të fundit kanë qenë të dukshme.

Partnerët ndërkombëtarë të Gjeorgjisë e kanë ashpërsuar qasjen e tyre që nga miratimi i një ligji të diskutueshëm për “agjentët e huaj”, i cili imponon kontrolle të rrepta mbi mediat e financuara nga jashtë dhe OJQ-të që marrin më shumë se 20 për qind të financave të tyre nga jashtë. Rusia ka përdorur të njëjtin emërtim për një ligj të vetin, për të shtypur opozitën dhe median e pavarur.

Ambasadori i BE-së në Gjeorgji ka thënë se procesi për pranimin e Gjeorgjisë në këtë bllok, është pezulluar, si rezultat i veprimeve të Qeverisë së Ëndrrës Gjeorgjiane dhe se ai shpreson se gjeorgjianët do ta bëjnë “zgjedhjen e duhur” në zgjedhjet e ardhshme.

Bashkimi Evropian ka njoftuar zyrtarisht se synon t’i reduktojë kontaktet politike me zyrtarët e Qeverisë gjeorgjiane dhe ta rrisë bashkëpunimin me shoqërinë civile, e cila është mobilizuar për ta mposhtur Ëndrrën Gjeorgjiane në vjeshtë.

Zyrtarët e Ëndrrës Gjeorgjiane kanë reaguar me kujdes, duke thënë se këto lëvizje krijojnë përshtypjen e favorizimit.

“Kjo nuk e ndihmon Gjeorgjinë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë Maka Botchorishvili, deputete e Ëndrrës Gjeorgjiane.

“Brendapërbrenda, kjo është një kartë në dorën e opozitës, për të thënë se gjërat me partnerët tanë strategjikë po përkeqësohen”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se është vetëm çështje “spekulimesh” se Perëndimi synon ta përforcojë opozitën në zgjedhje.

“Por, është gjithashtu fakt që po luan rol këtu në Gjeorgji. Pavarësisht se a ka qëllim ose jo, ai po e bën këtë”, ka thënë Botchorishvili.

Shumë nga aleatët e partisë në pushtet nuk kanë qenë kaq të matur. Shtyrja e stërvitjeve ushtarake nga SHBA-ja “i shërben vetëm një qëllimi - për të bërë presion mbi elektoratin gjeorgjian, për të votuar për partitë që do të përfshiheshin verbërisht në çdo luftë që u kërkojnë patronët e tyre”, ka thënë në një intervistë televizive Sozar Subari, deputet i Pushtetit Popullor - degë e Ëndrrës Gjeorgjiane.

Ëndrra Gjeorgjiane ka marrë pushtetin në vitin 2012, me premtimin se do të ruajë drejtimin perëndimor të vendit, por duke u përpjekur për të ulur edhe tensionet me Rusinë, e cila kishte pushtuar vendin katër vjet më parë.

Zyrtarë të Ëndrrës Gjeorgjiane kanë fajësuar Qeverinë e mëparshme të Mikheil Saakashvilit për provokimin e sulmit rus në vitin 2008, i cili ka çuar në shkëputjen e dy rajoneve. Përpjekjet për t’i ulur tensionet me Rusinë kanë nxitur akuza të vazhdueshme nga opozita, se Ëndrra Gjeorgjiane është në “xhepin e Kremlinit”.

Këto akuza janë bërë më të forta pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në vitin 2022 dhe Gjeorgjia ka marrë një qëndrim të kujdesshëm dhe herë pas here anti-ukrainas. Deri vonë, zyrtarët perëndimorë kanë qenë dashamirës ndaj pozitës së cenueshme të Gjeorgjisë përballë Rusisë dhe ndaj përpjekjeve të Ëndrrës Gjeorgjiane për të menaxhuar mes pasojave të luftës në Ukrainë.

BE-ja, madje, i ka dhënë Gjeorgjisë statusin e kandidatit - të lakmuar prej kohësh - në dhjetor të vitit 2023. Por, kjo simpati, sipas shumë vlerësimeve, ka mbaruar.

Së voni, retorika e partisë është bërë më antiperëndimore dhe konspirative - ajo akuzon vazhdimisht një “parti të luftës globale” në hije, për përpjekje për ta tërhequr Gjeorgjinë në luftën e Ukrainës.

Dhe, Qeveria ka ndërmarrë hapa gjithnjë e më antidemokratikë, duke miratuar sidomos ligjin e “agjentëve të huaj”, i cili është kundërshtuar fuqishëm nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Qeveria e Ëndrrës Gjeorgjiane duket se ka vënë bast se mund ta testojë durimin e BE-së, duke bërë përparim në rrugën e pranimit në bllok dhe, njëkohësisht, duke i sfiduar kërkesat e bllokut, por kjo nuk është më një strategji e zbatueshme, ka thënë një diplomat perëndimor në Tbilisi në kushte anonimiteti.

Diplomati ka nxjerrë në dukje një deklaratë të BE-së se veprimet e Qeverisë gjeorgjiane kanë rezultuar në një “ndalim de facto të procesit të pranimit” - një lëvizje e paprecedentë për bllokun - dhe ka theksuar se kjo deklaratë është nënshkruar edhe nga Hungaria - mbrojtësja dikur e fuqishme e Gjeorgjisë në BE.

“Nëse ata janë duke luajtur bixhoz këtë herë, këtë herë nuk do të kalojë lehtë”, ka thënë diplomati. “Ligji [për “agjentët e huaj”] ka qenë pika e fundit”, sipas tij.

Çështja e përfshirjes së SHBA-së dhe Evropës në zgjedhje është e ndjeshme. Është bërë edhe më shumë e tillë tani kur diskursi i Ëndrrës Gjeorgjiane thotë se Perëndimi, me kritikat për ligjin e “agjentëve të huaj”, bën përpjekje për të ndikuar në punët e brendshme të Gjeorgjisë, qoftë nëpërmjet OJQ-ve dhe mediave të financuara nga jashtë, qoftë nëpërmjet aleatëve në opozitë.

Por, zyrtarët perëndimorë janë munduar të argumentojnë se nuk mbajnë anë.

“Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin një parti politike kundrejt një tjetre”, ka thënë nënsekretarja e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya, në një intervistë për ueb-faqen e lajmeve Civil.ge.

“Ne, megjithatë, presim që partnerët tanë të sigurojnë një proces të vërtetë demokratik dhe konkurrues. I takon popullit gjeorgjian të vendosë”, ka shtuar ajo.

Nga vetë opozita gjeorgjiane, zyrtarët janë ankuar për kohë të gjatë për, siç kanë thënë, një qëndrim tepër të favorshëm të SHBA-së dhe BE-së ndaj Ëndrrës Gjeorgjiane dhe për shpërfilljet që kjo parti u ka bërë kryeqyteteve perëndimore.

Në zgjedhjet e fundit, në vitin 2020, ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së janë përballur me kritika të ashpra nga partitë opozitare në Gjeorgji për pranimin e legjitimitetit të votës.

Ëndrra Gjeorgjiane është rizgjedhur për herë të tretë, por opozita ka pretenduar se votimet janë dëmtuar nga mashtrimet dhe parregullsitë dhe ka protestuar në kryeqytetin Tbilisi dhe në qytete të tjera anembanë vendit.

Udhëheqësit e opozitës tani e mirëpresin qëndrimin më të ashpër nga Perëndimi dhe presin që një gjë e tillë t’i rrisë shanset e tyre në vjeshtë, ndërkohë që i hedhin poshtë akuzat se kjo përbën ndërhyrje të pahijshme.

“Është e qartë se ka një ndryshim të politikës nga SHBA-ja dhe nga Bashkimi Evropian. Liderët politikë evropianë dhe amerikanë kanë qenë të qartë se nën këtë qeveri, ata nuk shohin asnjë perspektivë të avancimit të integrimit euroatlantik të Gjeorgjisë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Tina Bokuchava, udhëheqëse e Partisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, që është forca më e madhe opozitare e Gjeorgjisë.

“Askush prej jashtë vendit nuk i thotë askujt se për kë duhet të votojë”, ka thënë ajo.

“Ata, thjesht, janë të qartë për perspektivat që do t’i kishte vendi ynë nën këtë qeveri. Dhe, kjo është e drejtë dhe e nevojshme, sepse populli gjeorgjian nuk duhet të mashtrohet”, ka thënë Bokuchava.

“Unë nuk e vë përgjegjësinë mbi supet e miqve tanë perëndimorë. Është përgjegjësia jonë t’i ndryshojmë gjërat këtu”, ka thënë Giga Bokeria, kryetare e partisë opozitare, Gjeorgjia Evropiane.

“Por, disa politika janë të dobishme, disa jo. Dhe, një politikë e nënvlerësimit të trajektores së Gjeorgjisë, është e padobishme për demokracinë e brendshme dhe për interesat perëndimore gjithashtu”, ka thënë ajo.

Ndërsa reagimet perëndimore po bëhen duke i pasur parasysh zgjedhjet, “unë do të thosha se përgjigjja perëndimore do të ishte e ngjashme edhe nëse nuk do të kishte zgjedhje”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, është një zgjedhje që “duhet ta bëjnë gjeorgjianët”, por ata, gjithashtu, duhet të kuptojnë se vendi nuk mund të llogarisë në të njëjtin nivel mbështetjeje, nëse ka autokratizim dhe përqafim të Rusisë”.

Se çfarë efekti do të kenë veprimet evropiane dhe amerikane në zgjedhje, mbetet e paqartë. Ëndrra Gjeorgjiane është përpjekur t’i mobilizojë votuesit me mesazhin se ajo po ngrihet për pavarësinë dhe sovranitetin e vendit kundër një opozite të kontrolluar nga një Perëndim që nuk i ka në mendje interesat më të mira të Gjeorgjisë.

Në nisjen formale të fushatës zgjedhore të partisë, më 16 korrik, themeluesi i Ëndrrës Gjeorgjiane dhe udhëheqësi de facto i saj, Bidzina Ivanishvili, ka akuzuar “partinë e luftës globale" që vepron nëpërmjet “burokracisë evropiane dhe amerikane” për promovimin e opozitës.

Ato forca “kanë vendosur ta rikthejnë në pushtet bashkimin e njerëzve pa atdhe, Lëvizjen e Bashkuar Kombëtare”, ka thënë Ivanishvili, duke përdorur epitetin e partisë për opozitën.

“Ose e filloni luftën, ose e lini pushtetin”: ky është një propozim i papranueshëm dhe populli gjeorgjian do t’i japë përgjigje të qartë më 26 tetor”, ka thënë Ivanishvili.

“Duket se [BE-ja dhe SHBA-ja] po përpiqen të ndikojnë në zgjedhjet këtu dhe kjo mund të dështojë”, ka thënë Botchorishvili e Ëndrrës Gjeorgjiane.

“Kjo nuk do ta ndihmojë opozitën dhe nuk do ta dëmtojë Ëndrrën Gjeorgjiane. Ajo që do të dëmtohet, do të jetë mënyra se si do të duken Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Gjeorgji, para shoqërisë gjeorgjiane”, ka thënë ajo.

Por, Bokuchava e Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare ka thënë se qëndrimi më i ashpër i Perëndimit do të ndihmojë në tërheqjen e votuesve që mund ta kenë mbështetur Ëndrrën Gjeorgjiane, por se janë të shqetësuar për marrëdhëniet e Gjeorgjisë me Perëndimin.

“Unë mendoj se kjo do të ndikojë shumë në votime”, ka thënë ajo./ REL

gjeorgji perendim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë