BOTA

Analiza e The Economist: Tarifat e ndërsjella do të trazojnë tregtinë globale!

n.f Përditësimi i fundit 16 Mars 2025, 08:23

Analiza e The Economist: Tarifat e ndërsjella do të trazojnë

SHBA- Amerika e ka provuar më parë politikën e reciprocitetit dhe ka zbuluar të metat e saj. Çfarë ndodh kur hiqni dorë nga parimet që mbështetën tregtinë globale për tre të katërtat e një shekulli? Donald Trump do ta zbulojë, shkruan The Economist. Ai ka vendosur tarifa “të ndërsjella”, të cilat përputhen me detyrimet me të cilat përballen eksportet amerikane jashtë vendit, plus tarifa për të kompensuar çdo politikë që ai e quan të padrejtë.

Kështu, një sistem i qëndrueshëm tregtar shumëpalësh, i cili, pavarësisht gjithë të metave, ka nxitur një rritje të mrekullueshme të ekonomisë globale tashmë do të dëmtohet nga gjykimet arbitrare të Zyrës Ovale. Pas Luftës së Dytë Botërore, Amerika ndërtoi një sistem të tregtisë globale që synonte t’i trajtonte shtetet në mënyrë të barabartë.

Parimi i tij mbështetej në klauzolën e “kombit më të favorizuar” (MFN), që do të thotë se anëtarët e Organizatës Botërore të Tregtisë, duhet të vendosin të njëjtën tarifë për një mall të caktuar, pavarësisht se nga vjen ai (përveç marrëveshjeve të thella të tregtisë së lirë, siç është ajo midis Amerikës, Kanadasë dhe Meksikës).

Si pasojë, në çdo treg, firmat amerikane tregtojnë me të njëjtat kushte si shumica e të huajve të tjerë. Kjo vepron si një frenë ndaj proteksionizmit apo lobimit për favore të veçanta, sepse ndryshimi i tarifave për një partner tregtar do të nënkuptonte ndryshimin e tarifave për gjithë të tjerët.

Por sistemi MFN ka çuar edhe në mospërputhje. Shtetet mund të mbrojnë prodhuesit e tyre të fuqishëm, për sa kohë që tarifa e jashtme është e njëtrajtshme. Sistemi gjithashtu lejon mungesë baraspeshe në tarifat mesatare, sepse vendet nuk kanë të njëjtat dëshira për liberalizim.

Amerika vendosi një tarifë mesatare të thjeshtë prej vetëm 3.3% në vitin 2023, më e ulët se 5% në BE dhe 3.8% në Britani. Vendet e varfra priren të kenë taksa më të larta.

Kjo nuk do të thotë se Amerika është viktimë. Konsumatorët e saj përfitojnë nga importet e lira dhe kompanitë e saj nga pjesët e lira të këmbimit. Në shekullin XX, tregtia e lirë rriti qëndrueshmërinë globale. Sidoqoftë, ndoshta politika e reciprocitetit mund t’i shtyjë të tjerët të ulin pengesat tregtare, në mënyrë që të rrisin qasjen në tregun e Amerikës.

Problemi është se politika e zotit Trump është e çuditshme, arbitrare dhe ka më shumë gjasa t’i ndërlikojë gjërat. Përpjekja e nevojshme administrative për zbatimin e tyre do të ishte rraskapitëse, në varësi të mënyrës se si do të përcaktohej reciprociteti.

Së paku, për çdo mall, një tarifë e vetme, do të zëvendësohej nga qindra tarifa të mundshme dypalëshe dhe gjërat do të ndërlikoheshin tmerrësisht për produktet me zinxhirë furnizimi që përfshijnë shumë shtete.

Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, Amerika e ndoqi këtë rrugë reciprociteti dhe më pas arriti në përfundimin se pazaret e vazhdueshme ishin tepër të rënda dhe të paparashikueshme, duke bërë që Kongresi të miratonte sistemin e pakushtëzuar tregtar MFN, në vitin 1922.

Kjo paparashikueshmëri do të përkeqësohej nga dëshira e Trump për të luajtur rolin e gjykatësit që vendos nëse praktikat tregtare të një vendi janë të padrejta.

Urdhri i tij ekzekutiv i quajti “diskriminuese” taksat mbi vlerën e shtuar (TVSH), të cilat vendosen në shumicën e shteteve të pasura. Amerika nuk ka TVSH, vetëm taksa shtetërore dhe lokale mbi shitjet. Megjithatë, TVSH-ja është e drejtë, sepse ajo zbatohet në mënyrë të barabartë për importet dhe mallrat vendase.

Përfshirja e TVSH-së në politikat e reciprocitetit do të çonte në rritje të madhe të tarifave. Banka Goldman Sachs thotë se nëse Amerika do të miratonte vetëm tarifa johakmarrëse që thjesht pasqyrojnë tarifat e vendeve të tjera, atëherë taksat e saj do të rriteshin mesatarisht me dy pikë përqindje. Shumë norma europiane të TVSH-së tejkalojnë shifrën 20%.

Por ndoshta do të ketë tarifa hakmarrëse, kështu që rritja e taksave do të jetë shumë më e lartë. Thjesht mundësia e kësaj do të pengojë tregtinë e bizneseve. Duke qenë se arsyetimi i Trump për TVSH-në është krejt i pakuptimtë, nuk i dihet se çfarë ankese do të sajojë më pas?

Dhe politika e reciprocitetit është vetëm një nga planet e tij. Nëse gjithashtu kundërpërgjigjet me tarifa prej 25% për disa mallra, siç ka kërcënuar vazhdimisht, kjo do të nxiste një kundërpërgjigje të rëndë nga bota dhe mund të plaste një luftë tregtare në shkallë të gjerë. Kjo ndoshta do t’i pëlqente zotit Trump, por do të ishte një goditje për ekonominë amerikane dhe atë botërore./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë