BOTA

Analiza e VOA: A do të përfshihet SHBA drejtpërdrejtë në luftë në Lindjen e Mesme?

r.ll Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 17:14
Analiza e VOA: A do të përfshihet SHBA drejtpërdrejtë
foto ilustruese

SHBA- Prej muajsh, Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Izraelin që të mos lejojë që lufta në Gazë kundër Hamasit të mbështetur nga Irani, të përhapet kundër Hezbollahut në Liban dhe, edhe ndaj vetë Iranit. Por ndërsa Izraeli po lufton në Liban dhe është zotuar për hakmarrje ndaj sulmeve me raketa të Teheranit, shumë druhen se ky moment ka ardhur. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, i hedh një vështrim mundësisë së përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe mundësisë së përfshirjes së drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në luftë.

Shpërthimet në Bejrut të mërkurën, ishin pjesë e asaj që Izraeli thotë se janë sulme ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban.

Në Damask, media shtetërore siriane njoftoi se tre civilë u vranë gjatë sulmeve izraelite të martën. Të tjera sulme u njoftuan në kryeqytetin sirian të mërkurën.

Të martën, Irani lëshoi 180 raketa ndaj Izraelit, duke dëmtuar një shkollë në qytetin izraelit të Hod Hasharonit dhe duke vrarë të paktën një person në Bregun Perëndimor.

Teherani thotë se sulmi u krye si hakmarrje për vrasjen nga izraelitët të udhëheqësve të Hezbollahut, Hamasit dhe ushtrisë iraniane. Ndërsa Izraeli po përgatitet të kundërpërgjigjet, të mërkurën Presidenti Joe Biden diskutoi mbi konfliktin me udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

"Ne do të vazhdojmë diskutimet me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por të shtatë jemi dakord që ata kanë të drejtë të përgjigjen, por përgjigja duhet të jetë proporcionale", tha ai.

Zoti Biden tha se nuk do ta mbështeste një vendim të mundshëm të Izraelit për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar prej kohësh Izraelin që të mos lejojë që lufta e tij kundër Hamasin në Gazë të përhapet ndaj Hezbollahut në Liban, si dhe ndaj vetë Iranit.

Këtë javë Izraeli nisi një inkursion tokësor në Liban. Autoritetet izraelite kanë kërcënuar se do të sulmojnë Iranin si dhe vendeve të tjera ku ndodhen bashkëpunëtorët e Teheranit.

“Kjo është e vërtetë për Judenë dhe Samarinë (Bregun Perëndimor). Është e vërtetë për Gazën, Libanin, Jemenin, Sirinë – dhe është gjithashtu e vërtetë për Iranin. Ne luftojmë kundër boshtit të së keqes, kudo që të ndodhet”, tha Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Uashingtoni druhet se përshkallëzimi i mëtejshëm mund të çojë në një përfshirje të drejpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara në luftë nëse Irani hakmerret kundër Izraelit – e veçanërisht nëse goditen zonat e influencës amerikane në rajon.

“Kjo mund të nënkuptonte për shembull, sulme ndaj objekteve të prodhimit të naftës në Arabinë Saudite. Kjo mund të nënkuptonte fuqizimin e grupeve pro-iraniane në Irak dhe Siri për të sulmuar forcat amerikane. Dhe mund të tërhiqte Shtetet e Bashkuara në këtë luftë”, thotë Aaron David Miller, ekspert në institutin ‘Carnegie’ për Paqe Ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara janë përfshirë tashmë në operacionet për interceptimin e raketave iraniane që synojnë të godasin Izraelin.

Por mbetet e paqartë nëse Presidenti Biden do të përdorë aftësitë ushtarake amerikane për të goditur drejtpërdrejt Iranin. Ajo çka është e qartë është se pavarësisht thirrjeve të tij për një armëpushim në Gazë dhe Liban, Uashingtoni nuk ka arritur ta frenojë konfliktin.

"Nxitësit kryesorë të ngjarjeve në Lindjen e Mesme sot janë lojtarët që janë të përfshirë në këto operacione luftarake. Është Izraeli, Hamasi në Gazë, Hezbollahu në Liban dhe Irani e rrjetet e tij në të gjithë rajonin, përfshirë Huthit në Jemen. Në një masë të madhe Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rolin e vëzhguesit dhe janë përpjekur të kufizojnë pasojat më të rënda apo t’i parandalojnë ato", thotë Brian Katulis, bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Lindjes së Mesme me bazë në Uashington.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei fajëson Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për luftërat në Lindjen e Mesme.

“Nëse ata çlirojnë rajonin nga prania e tyre, pa dyshim që këto konflikte, luftëra dhe përplasje do të zhdukeshin plotësisht”, tha ai.

Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur kërkesave për koment mbi deklaratat e Ali Khameneit, por tha se ndaj Teheranit do të vendosen më shumë sanksione./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë