BOTA

Analiza e VOA: A mund të shkaktojë luftë mes Izraelit dhe Hezbollahut sulmi që vrau 12 fëmijë?

n.f Përditësimi i fundit 28 Korrik 2024, 22:55
Analiza e VOA: A mund të shkaktojë luftë mes Izraelit dhe
Tel Aviv

TEL AVIV- Lindja e Mesme u përgatit të dielën për mundësinë e rritjes së dhunës pasi autoritetet izraelite njoftuan se një raketë nga Libani goditi një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit, që janë nën kontrollin e Izraelit. 12 fëmijë dhe adoleshentë u vranë nga sulmi që ushtria izraelite e cilësoi sulmin më vdekjeprurës ndaj civilëve që nga 7 tetori. U krijua gjithashtu frika për një luftë më të gjerë rajonale mes Izraelit dhe grupit Hezbollah, i cili bëri një deklaratë të rrallë për të mohuar përgjegjësinë.

Gjatë orëve të mbrëmjes, ushtria izraelite tha se goditi një seri objektivash në Liban, megjithëse intensiteti i sulmeve ishte i ngjashëm me luftimet ndërkufitare që kanë vazhduar prej muajsh ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, që mbështetet nga Irani. Edhe Hezbollahu njoftoi se bëri sulme të tjera. Nuk pati njoftime të menjëhershme për viktima.

Sulmi i së shtunës ndodhi në një moment delikat. Izraeli dhe Hamasi po negociojnë rreth një propozimi armëpushimi për t’i dhënë fund luftës 10-mujore në Gazë. Le t’i hedhim një vështrim pasojave më të gjera:

Të shtunën, një raketë goditi një fushë futbolli ku dhjetëra fëmijë dhe adoleshentë po luanin, në qytetin Majdal Shams, me popullsi druze, rreth 12 kilometra pranë jugut të Libanit dhe pranë kufirit me Sirinë. 12 prej tyre u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën, sipas ushtrisë izraelite. Një 11-vjeçar nuk është gjetur ende, i thanë banorët mediave izraelite.

“Ndjej një errësirë përbrenda dhe përreth. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë këtu”, tha banori Anan Abu Saleh. “Nuk ka mënyrë për ta shpjeguar. Pashë fëmijë; nuk dua të tregoj çfarë pashë, por është e tmerrshme, vërtet e tmerrshme. Na nevojitet më shumë siguri”. Të dielën, arkivolët u kaluan përmes një turme prej mijëra personash.

Druzët i përkasin një sekti fetar që doli nga islami shiit. Ka komunitete druze në Izrael, Siri dhe Liban. Ka rreth 140 mijë druzë në Izrael dhe 25 mijë në Lartësitë e Golanit, që janë nën kontrollin e Izraelit, thotë Yusri Hazran nga Universiteti Hebre.

Druzët konsiderohen ndër shtetasit më besnikë të Izraelit, megjithëse ata që gjenden në Lartësitë e Golanit kanë një raport më të tensionuar me autoritetet. Izraeli i mori Lartësitë e Golanit nga Siria gjatë luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967 dhe i aneksoi ato në vitin 1981. Një pjesë e mirë e komunitetit ndërkombëtar e konsideron këtë zonë një territor të pushtuar. Megjithëse udhëheqësit druzë në Golan shprehin besnikërinë e tyre ndaj Sirisë, marrëdhëniet me Izraelin janë kryesisht të mira.

“Zemëratë e madhe, shumë e madhe. Nuk mundem t’i shpjegoj ndjenjat e mia”, tha Hassan Shakir, banor në Majdal Shams.

Çfarë mund të nënkuptojë kjo për një luftë më të gjerë?

Që kur filloi konflikti në Gazë, sulmet përgjatë kufirit Izrael-Liban kanë paraqitur pasigurinë për një prag lufte të plotë, por numri i viktimave ndër të rinjtë nga sulmi i së shtunës, mund ta detyrojë Izraelin të kundërpërgjigjet më ashpër.

Pas sulmit, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u kthye me urgjencë nga vizita në Shtetet e Bashkuara dhe e paralajmëroi Hezbollahun se “do të paguajë një çmim të rëndë për këtë sulm, një çmim që nuk e ka paguar deri më tani”. Shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Gjeneral Lietnant Herzi Halevi tha se sulmi u bë me një raketë Falaq, me një mbushje shpërthyese prej 53 kilogramësh.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të dielën se “të gjithë treguesit” dëshmojnë se raketa u nis nga Hezbollahu. Ai tha se Izraeli ka të drejtën të vetëmbrohet, por se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë një përshkallëzim të konfliktit.

Hezbollahu filloi të lëshojë raketa drejt Izraelit ditën pas sulmit të Hamasit në 7 tetor. Izraeli është përgjigjur duke goditur me sulme ajrore dhe dronë, duke thënë se ka patur si objektiva infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut. Pjesa më e madhe e sulmeve janë përqëndruar në zonat pranë kufirit, megjithëse Izraeli ka vrarë gjithashtu udhëheqës të Hezbollahut dhe të Hamasit më në brendësi të Libanit. Dhjetëra mijëra banorë janë evakuuar nga zonat kufitare.

Që nga tetori, sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë mbi 500 persona, shumica anëtarë të Hezbollahut, por edhe gati 90 civilë. Nga pala izraelite janë vrarë 22 ushtarë dhe 24 civilë.

Hezbollahu ka fuqi shumë më superiore zjarri se Hamasi. Fillimi i një lufte në veri të Izraelit, ndërsa vazhdon të jetë i angazhuar në Gazë, do ta shtonte shumë peshën mbi ushtrinë, u tha gazetarëve Barak Ben-Zur, studiues në Institutin Ndërkombëtar Kundër Terrorizmit. “Nuk kemi kapacitetet për të bërë luftë në të dyja vendet njëkohësisht”, shtoi ai.

Në Liban, disa po përgatiteshin për sulme të tjera nga Izraeli. Kompania kombëtare e fluturimeve ajrore të Libanit njoftoi se ka shtyrë mbërritjen në Bejrut të tetë fluturimeve deri të hënën në mëngjes, pa dhënë një shpjegim për arsyen. Kryeministri në detyrë Najib Mikati bëri disa telefonata urgjente me diplomatë dhe zyrtarë, njoftoi zyra e tij.

“Nuk mendoj se do të ketë sulme, por asgjë nuk duhet përjashtuar kur bëhet fjalë për armikun”, tha Abdallah Dalal, banor në fshatin kufitar libanez Chebaa. Zyrtarët izraelitë thanë se raketa që goditi në Majdal Shams është nisur nga një zonë e afërt.

Një konflikt i mundshëm ndoshta do të përfshinte edhe Iranin, i cili e paralajmëroi Izraelin se një reagim i fortë ndaj sulmit në Lartësitë e Golanit, do të sjellë “pasoja të pashembullta”. Lufta në hije mes Izraelit dhe Iranit u shfaq haptazi në muajin prill, kur Irani nisi 300 raketa dhe dronë drejt Izraelit; shumica e tyre u interceptuan. Sulmi ishte në kundërpërgjigje të vrasjes së një gjenerali iranian. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje për vetëpërmbajtje maksimale nga të gjitha palët.

Si do të ndikonte kjo tek lufta në Gazë?

Një zyrtar egjiptian tha se sulmi në Lartësitë e Golanit mund ta shtonte urgjencën për negociatat për arritjen e një armëpushimi në Gazë.

“Dy frontet janë të lidhura”, tha ai. “Një armëpushim në Gazë do të sjellë një armëpushim me Hezbollahun”. Zyrtari egjiptian foli me kusht ruajtjen e anonimitetit.

Nëpërmjet një deklarate, ministria e Jashtme egjiptiane u bëri thirrje të gjithë faktorëve ndërkombëtarë me ndikim që “të ndërhyjnë menjëherë për t’ua kursyer popujve të rajonit pasojat e mëtejshme shkatërrimtare nga zgjerimi i konfliktit”.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit u takuan të dielën me zyrtarët izraelitë në Romë, në përpjekjen më të fundit për arritjen e një marrëveshjeje. Drejtuesi i shërbimit izraelit të zbulimit Mossad, David Barnea u kthye më pas në atdhe. Zyra e kryeministrit Netanyahu njoftoi se negociatat do të vazhdojnë./ VOA

izrael hezbollah

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë