BOTA

Analiza e VOA-s: Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia

n.f Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 20:13
Analiza e VOA-s: Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për
Foto ilustruese

GROENLANDË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti këtë javë bindjen e tij se vendosja e Groenlandës nën kontrollin e Amerikës është jetike për sigurinë ndërkombëtare. Komentet e tij kanë alarmuar Danimarkën, të cilës i përket ky ishull i Arktikut. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Kopenhaga e pranon se nuk ka investuar për sigurinë e Groenlandës, ndërsa është shtuar kërcënimi nga Rusia dhe Kina.

Në kryeqytetin Nuuk, Komanda Arktike e Danimarkës mbikëqyr sigurinë e Groenlandës nga një objekt i vogël ushtarak, për një territor me sipërfaqe të madhe prej 2.1 milionë kilometrash katrorë. Mbi kryeqytetin e qarkuar nga ngrica, po ngrihen tashmë retë e tensioneve gjeopolitike. Shtetet e Bashkuara mendojnë se Groenlanda ka rëndësisë strategjike jetike.

“Trajektorja më e shkurtër për raketat ruse drejt Shteteve të Bashkuara është nga Poli i Veriut, nëpërmjet Groenlandës”, thotë Marc Jacobsen, nga Kolegji Mbretëror Danez i Mbrojtjes.

Presidenti Trump dëshiron marrjen e Groenlandës nga Danimarka, duke e akuzuar Kopenhagën se ka dështuar në sigurimin e ishullit.

“Anijet ruse janë gjithandej. Po kështu edhe anijet kineze – anije luftarake. Dhe Danimarka nuk e mban dot”, tha Presidenti Trump.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Danimarka mban në Groenlandë katër anije patrullimi të vjetëruara, një avion për mbikëqyrje dhe patrulla me slita të tërhequra nga qentë. Kopenhaga synon të investojë për dronë të rinj, anije dhe personel, si dhe përmirësimin e një baze ajrore për të mirëpritur avionët e rinj luftarakë F-35. Por, ministrat danezë i pranojnë dështimet e deritanishme.

“Kemi neglizhuar për shumë vite që të bëjmë investimet e nevojshme për anijet tona, avionët që do të ndihmojnë për monitorimin e mbretërisë, dhe kjo është ajo për të cilën po përpiqemi të bëjmë diçka tashmë”, tha ministri danez i Mbrojtes, Troels Lund Poulsen.

Ushtria amerikane ka qenë e pranishme në Groenlandë që nga Lufta e Dytë Botërore. Baza e saj Pituffik ka një personel prej rreth 200 ushtarakësh që menaxhojnë sisteme paralajmërimi për raketat, sisteme për mbikëqyrjen e mbrojtjes dhe të hapësirës.

“Pikëpyetja e madhe është nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të rrisin praninë, ndoshta për të patur mundësinë për të bërë operacione të tjera ushtarake në atë zonë. Qeveria daneze po përpiqet ta zbërthejë domethënien e termit “kontroll” që përdor Trump-i, pasi është një term shumë i paqartë. Çfarë do të thotë kontroll?A do të thotë zotërim i një pjese të territorit? Apo do të thotë që të kesh një numër të caktuar pajisjesh ushtarake në atë territor?”, thotë Jon Rahbek-Clemmensen, nga Kolegji Mbretëror Danez i Mbrojtjes.

Rusia ndërkohë ka investuar shumë për praninë e saj ushtarake në Arktik. Në bazën e saj ajrore Nagurskoye gjenden madje avionë bombardues strategjikë që mund të mbartin armatim bërthamor, raketa, si dhe sisteme mbikëqyrjeje.

Anijet bërthamore ruse patrullojnë në ujërat e detit Arktik, ndërkohë që një flotë në rritje anijesh akullthyese, që funksionojnë me energji bërthamore, shërbejnë si një projektim i fuqisë së Kremlinit në këtë rajon.

“Ka padyshim kërcënime, në veçanti nga kapacitetet ushtarake të Rusisë në atë rajon. Dhe vendet e NATO-s po përpiqen tashmë të rrisin kapacitetet e tyre”, thotë zoti Rahbek-Clemmensen.

Përpara inaugurimit të Presidentit Trump, ambasada amerikane në Danimarkë tha se nuk ka ndonjë plan për të zgjeruar praninë ushtarake amerikane në Groenlandë. Kjo mund të ndryshojë me administratën e re amerikane. Danimarka dhe Groenlanda po përgatiten për furtunën politike në horizont./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë