BOTA

Analiza: Harris dhe Trump luftojnë për vota në shtetin vendimtar të Pensilvanisë

M.B. Përditësimi i fundit 23 Tetor 2024, 16:06

Analiza: Harris dhe Trump luftojnë për vota në shtetin vendimtar

SHBA- Ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet presidenciale dhe anketime tregojnë për një garë tepër të ngushtë, demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump janë përqëndruar në Pensilvani, një shtet vendimtar, i cili mund të përcaktojë presidentin e ri amerikan.

Si Donald Trumpi dhe Kamala Harrisi kanë intensifikuar takimet zgjedhore në Pensilvani, kanë investuar para dhe energji për fushatë në shtetin vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve. Nga 7 shtetet kyçe, Pensilvania është më e madhja dhe ka 19 elektorë, numrin më të lartë ndër ato që konsiderohen shtetet vendimtare.

Në dy garat e fundit, kandidati që ka fituar në Pensilvani, ka fituar edhe zgjedhjet presidenciale. Diferenca në të dyja rastet ka qënë e ngushtë, me disa dhjetra mijra vota në një shtet me miliona votues. Ndërsa anketimet tregojnë se edhe në këto zgjedhje, gara në atje është teper e ngushtë, Pensilvania mund të përcaktojë fituesin e Shtëpisë së Bardhë.

"Pensilvania është një shtet që e fitoi Trumpi në 2016 dhe Bideni në 2020. Ka shumë votues të bardhë, të klasës punëtore. Ka qendra të mëdha urbane, komunitete rurale. Pra është si një lloj miniature e të gjithë vendit, në disa pikëpamje”, shprehet drejtori i kolegjit Franklin & Marshall, Berwood Yost.

Fuqia e këtij shteti duket se qëndron tek vetë votuesit që kuptojnë rolin jetik që mund të kenë në këto zgjedhje.

"Mendoj se është ndarë në mënyrë të barabartë, gjysma e miqve të mi votojnë për Kamalan dhe gjysma tjetër votojnë për Trumpin. Nëse ky është një tregues atëherë këtu kemi një garë mjaft të ngushtë", thotë Brian Neel, një votues në Pensilvani.

Edhe votuesja Jodi Eichler-Levine ka të njëjtën ndjesi.

“Mendoj se Pensilvania ka nje garë kaq të ngushtë sa që ditën e zgjedhjeve mund të ndikojnë shumë faktorë, që nga fakti, se sa të përkushtuar janë ekipet e kandidatëve për të shkuar derë më derë deri tek moti që mund të ndikojë në daljen ne votime”, shprehet Jodi Eichler-Levine, votuese në Pensilvani.

Demokratja Harris shpreson të sigurojë një numër të madh votash në qendrat urbane në qytetet Filadelfia dhe Pitsburg dhe të shtojë mbështetjen në periferitë e këtyre qyteteve. Ajo u ka bërë thirrje grave, votuesve me ngyrë dhe studentëve, elektoratit që i dha fitoren Joe Bidenit 4 vjet më parë, të dalë në mënyrë masive në votime.

“Do të votoj për Kamala Harrisin. Gjithë jetën kam votuar demokratët. Besoj se ajo po punon për shtresën e mesme, pjesë e së cilës e ndjej veten”, thotë Paul Grant, votues në Pensilvani.

Nga ana tjetër, Donald Trumpi shpreson të zgjerojë mbështetjen në zonat rurale, që i fitoi lehtësisht në 2020 dhe shpreson që votuesit, që tradicionalisht kanë mbështetur demokratët, si latinët dhe punëtorët e krahut, të votojnë për të.

“Votova për presidentin e vërtetë, Presidentin Trump. Vendim i drejtë, sepse po shkojmë në drejtimin e gabuar”, thotë Moses Gonzalez, votues në Pensilvani.

Ndërsa të dyja palët po pretendojnë se kanë epërsi, në një garë kaq të ngushtë, është shumë e qartë, se edhe një votë ka rëndësi.

“Votuesit e të dy kandidatëve janë të motivuar në mënyrë të barabartë. Do jetë një garë në terren”, thotë Berwood Yost nga kolegji Franklin & Marshall.

Për demokraten Harris sfida këtu është edhe më e madhe. Që nga vitit 1948, asnjë demokrat nuk ka fituar zgjedhjet, pa fituar në Pensilvani./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë