BOTA

Analiza: Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm në SHBA?

M.B. Përditësimi i fundit 14 Mars 2025, 17:29

Analiza: Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e

SHBA- Arrestimi i aktivistit palestinez me statusin e banorit të hershëm në Shtetet e Bashkuara Mahmoud Khalil, i cili luajti një rol të spikatur në protestat e vitit të kaluar në Universitetin e Kolumbias lidhur me luftën në Gazë, ka ngjallur pikëpyetje në lidhje me të ashtuquajturën ‘green card’, ose kartën e gjelbër.

Aktivisti Khalil e mori kartën e gjelbër në vitin 2024 dhe siguroi statusin e qëndrimit të ligjshëm. Por banorët e përhershëm mund ta humbasin këtë status dhe të përballen me dëbim nëse shkelin ligjin e imigracionit.

Një gjykatës federal zgjeroi të mërkurën përpjekjet për të ndaluar dëbimin e Khalilit, një banor i Nju Jorkut dhe ai mbetet në paraburgim në Luiziana, megjithëse nuk është akuzuar për ndonjë krim. Nuk është vepër penale që të jesh kundër, qoftë edhe haptazi, me politikën ose veprimet e qeverisë së SHBA-së, dhe Billi i të Drejtave mbron fjalën e lirë dhe të drejtën për t'u grumbulluar.

Cilat janë arsyet që mund të hiqet statusi i banorit të qëndrueshëm

Kartat e gjelbra mund të hiqen, i thotë Zërit të Amerikës avokatja e imigracionit në Nju Jork, Linda Dakin-Grimm.

“Nuk është aq e zakonshme, por as edhe shumë e rrallë. Rastet më të zakonshme janë kur njerëzit dënohen për krime. … Një kartë e gjelbër nuk është shtetësi. Konsiderohet si një privilegj që e fiton, por edhe mund ta humbasësh nëse bën diçka që bie ndesh me kushtet për statusin e qëndrimit të përhershëm", thotë ajo.

Shembuj të veprave penale që mund të çojnë në humbjen e këtij statusi përfshijnë krime të rënda, vepra penale të lidhura me drogën, mashtrime ose konsiderata të sigurisë kombëtare, të tilla si lidhjet me një grup terrorist. Statusi mund të hiqet gjithashtu nëse dikush konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Nëse një person me kartë të gjelbër akuzohet për një krim, çështja e tij ose saj penale do të kalojë në sistemin e drejtësisë. Por procesi për revokimin e statusit të tyre të përhershëm zhvillohet në gjykatën e emigracionit, ku zyrtarët duhet të paraqesin prova për të justifikuar heqjen e statusit.

Revokimi i një karte të gjelbër është një proces ligjor që fillon kur qeveria amerikane përcakton se një individ ka shkelur ligjet e imigracionit.

Qeveria mun të mësojë për raste të tilla në mënyra të ndryshme, qoftë përmes një kontrolli rutinë të imigracionit, hetimit të zbatimit të ligjit ose sinjalizuesve.

“Teorikisht mund të jetë dikush që sinjalizon. Dikush që ka disa informacione. … A mund të telefonojnë Departamentin e Shtetit? Ndoshta. A mund të telefonojnë linjën telefonike të ICE-s? Ndoshta”, thotë zonja Dakin-Grimm.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare zakonisht e nis procesin. Personit i dërgohet një dokument i njohur si Njoftim për t'u paraqitur në gjykatën e imigracionit ose, në raste të rënda, ata mund të arrestohen dhe ndalohen.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë të mërkurën se Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka autoritetin të revokojë një kartë të gjelbër ose çdo vizë nëse aktivitetet e një individi në Shtetet e Bashkuara "do të kishin pasoja serioze negative të politikës së jashtme" për vendin.

Zoti Rubio ka thënë se rasti i Khalilit nuk ka të bëjë me fjalën e lirë. “Karta e gjelbër nuk është e drejtë për askënd. … Nëse do të na thonit se kjo ishte ajo që kishit ndërmend të bënit kur erdhët në Amerikë, ne nuk do t'ju kishim lejuar kurrë të hynit”, tha zoti Rubio të mërkurën. "Nëse e bëni një gjë të tilllë sapo të hyni në vend, ne do ta anulojmë atë dhe do t'ju dëbojmë."

Autoriteti i Sekretarit të Shtetit për të ndërhyrë në një rast si ai i Khalilit buron nga Ligji i Emigracionit dhe Shtetësisë i vitit 1952. Një dispozitë në ligj i lejon sekretarit të shtetit ta konsiderojë një joshtetas të deportueshëm, nëse prania ose aktivitetet e tyre besohet se dëmtojnë ndjeshëm interesat e politikës së jashtme të SHBA-së.

Sipas njoftimit për Khalilin, zoti Rubio e ka bërë këtë përcaktim. Khalil është urdhëruar të paraqitet para një gjyqtari të imigracionit më 27 mars në objektin e paraburgimit Lasalle në Luiziana. Gjykata Në gjykatën e imigracionit, barra e provës është mbi qeverinë; duhet të tregojë se personi ka shkelur ligjet e imigracionit.

Në një rast si ai i Khalilit, avokatët e ICE-s (Agjencia për Zbatimit të Ligjit për Emigracionin dhe Doganat) kërkojnë dëbim, por ata duhet të provojnë se ai është një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Personi me kartë të gjelbër mund të përfaqësohet gjithashtu nga avokatë mbrojtës. Në sistemin e drejtësisë penale, nëse një person nuk mund të përballojë një avokat, qeveria duhet t’i sigurojë një avokat publik. Megjithatë, në gjykatën e imigracionit, emigrantët kanë të drejtën e avokatit të tyre, por qeveria nuk duhet t’ua sigurojë atë. Nëse emigrantët nuk mund të përballojnë një avokat ose nuk mund të gjejnë dikë që t'i përfaqësojë pro bono, ata nuk kanë qasje në përfaqësimin ligjor.

Avokatja Dakin-Grimm thotë se procesi ndonjëherë mund të ecë shpejt, por është gjithashtu kompleks. Në sistemin e gjykatave të imigracionit, vendimi për revokimin e një karte të gjelbër është një procedurë administrative e kryer nga Departamenti i Drejtësisë, nën një zyrë të njohur si Zyra Ekzekutive për Rishikimin e Statusit të Imigracionit.

“Është pak a shumë sikur qeveria po ndjek penalisht një çështje dhe gjykatësi është gjithashtu qeveria,” thotë zonja Dakin-Grimm.

Nëse gjyqtari i imigracionit vendos kundër mbajtësit të kartës së gjelbër, ata mund të apelojnë në Bordin e Apelimit të Emigracionit (BIA). Dhe nëse BIA bie dakord me qeverinë, mbajtësi i kartonit mund të apelojë në një Gjykatë Federale të Apelit. Edhe pse çështja mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, zonja Dakin-Grimm thotë se kjo ndodh rrallë, kryesisht për shkak se Gjykata e Lartë vendos plotësisht vetë mbi rastet që zgjedh.

“Shumica e njerëzve nuk mund të përballojnë të bëjnë vetë këtë lloj pune ligjore. Është shumë, shumë e shtrenjtë – qindra-mijëra dollarë për të çuar një çështje nga niveli i gjykatës deri në Gjykatën e Lartë, "thotë ajo.

"Por në sistemin e imigracionit, ka organizata jofitimprurëse, klinika juridike, që punojnë pro bono, pra falas në raste të rëndësishme si ky."

Nëse kartoni i gjelbër revokohet dhe të gjitha apelet dështojnë, personi zakonisht deportohet nga SHBA. Nëse apelimi është i suksesshëm, personi ruan kartën e gjelbër dhe lejohet të qëndrojë në vend.

Zonja Dakin-Grimm tha se shumë mbajtës të kartonit së gjelbër mendojnë se meqenëse quhet "qëndrim i përhershëm", statusi është me të vërtetë i përhershëm. "Por është i përhershëm vetëm për sa kohë që ndiqni rregullat," tha ajo./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë