BOTA

Analiza: Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin Ukrainë-Rusi

r.ll Përditësimi i fundit 30 Mars 2025, 09:37
Analiza: Pse Deti i Zi është vendimtar për armëpushimin
anijet ne detin e zi

SHBA- Në fillim të javës në mbarim u ulën në tryezën e bisedimeve delegacionet amerikane dhe ruse në Arabinë Saudite (24.03.), me qëllim dhënien fund të luftës në Ukrainë. Specifika e takimit ishte sigurimi i një marrëveshje të veçantë armëpushimi në Detin e Zi, që do të lejonte rifillimin e eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës. Bisedimet mes delegacioneve zgjatën 12 orë, një rekord. Por pavarësisht diskutimeve të gjata, asnjëri nga vendet nuk nxitoi të shpallte rezultate. Në vend që të lëshonin një deklaratë të përbashkët pas përfundimit të bisedimeve, SHBA  dhe Rusia lëshuan deklarata të veçanta më pas, me ngjashmëri, po me ndryshime tek disa detaje thelbësore.

Kremlini e lidh marrëveshjen me heqjen e sanksioneve

Ukraina dhe Rusia arritën marrëveshje për armëpushim në Detin e Zi dhe koordinim të detajeve për ndalimin e goditjeve në infrastrukturën energjetike, tha Shtëpia e Bardhë. Kurse Kremlini lëshoi ​​një deklaratë duke konfirmuar se vendet ranë dakord për të garantuar sigurinë e lundrimit në Detin e Zi. U përmend gjithashtu se SHBA do të ndihmonte në rivendosjen e aksesit të mallrave bujqësore ruse në tregun global.

Kremlini tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi vetëm pasi të jenë plotësuar disa kushte, nëse disa sanksione ndaj Rusisë hiqen pjesërisht. Në mënyrë të veçantë, Rusia po kërkon heqjen e kufizimeve ndaj kompanive të përfshira në eksportet e ushqimit dhe bankave që i mbështesin ato. Kremlini kërkon gjithashtu që të hiqen sanksionet ndaj anijeve me flamur rus që tregtojnë ushqime dhe plehra kimikë si dhe heqjen e kufizimeve për importet e pajisjeve bujqësore në Rusi.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë  u shpreh, se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte rënë dakord për një armëpushim në Detin e Zi, pasi Rusia lëshoi

d​​eklaratën e saj, ai reagoi ashpër, duke akuzuar Moskën se gënjen për kushtet e negociatave. "Ka diçka për të cilën Kremlini po gënjen sërish: se gjoja heshtja në Detin e Zi varet nga çështja e sanksioneve”, tha Zelensky në fjalimin e tij drejtuar popullit ukrainas. Në realitet, tha ai, armëpushimi në Detin e Zi nuk ka qenë i lidhur me sanksionet kundër Rusisë. Presidenti ukrainas,  Volodymyr Zelensky tha se heqja e sanksioneve ruse do të ishte një "katastrofë për diplomacinë"

Reduktohen rreziqet e përshkallëzimit

Sipas intepretimit të Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja do të "eliminonte përdorimin e forcës" në Detin e Zi për livrimin e tregtisë detare. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë përmendet gjithashtu se SHBA-ja do të "ndihmojë në rivendosjen e qasjes së Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe plehërore, në uljen e kostove të siguracionit detar dhe përmirësimin e aksesit në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla". Është e paqartë nëse kjo do të përfshinte një lehtësim të pjesshëm të sanksioneve.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha në komentet televizive të martën se Rusia dëshiron ta bazojë këtë iniciativë të re të Detit të Zi në marrëveshjen e mëparshme të grurit, por paralajmëroi se interesat ruse duhet të mbrohen.

Pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme, ekspertët i thanë DW se palët e përfshira në negociata ka të ngjarë të arrijnë së shpejti një armëpushim në Detin e Zi. Analistja politike Alexandra Filippenko, studiuese lituaneze në Institutin e Studimeve për Kanadanë dhe Amerikën, beson se marrëveshja "është më e madhja e disa hapave të vegjël përpara".  "Nuk është një përparim i madh, por është një hap drejt reduktimit të rreziqeve të përshkallëzimit," shtoi Filippenko.

Sipas OKB-së, marrëveshja e drithit me Ukrainën lehtësoi eksportin e 32 milionë tonë drithë në 45 vende në tre kontinente midis korrikut 2022 dhe korrikut 2023. Siç tha në atë kohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, marrëveshja ishte vendimtare për sigurinë globale të ushqimit.

Trump "nuk ka gjasa të fajësojë Putinin"

Thjesht fakti që Rusia lëshoi ​​një deklaratë të sajën me kushte të veçanta, e ka shtyrë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të akuzojë Presidentin rus Vladimir Putin se ka penguar një marrëveshje paqeje. Në një intervistë me rrjetin kabllor të lajmeve Newsmax, Trump tha se rusët "po e zvarrisin" një marrëveshje. Alexandra Filippenko i sheh deklaratat e Trump si një largim domethënës nga premtimet e tij të mëparshme për t'i dhënë fund konfliktit shpejt. "Në muajt e fundit, qëndrimi i Trump ndaj Putinit është zhvendosur nga admirimi i fshehtë, habia dhe besimi se Putini e respekton Trumpin dhe është gati të arrijë një marrëveshje të shpejtë, tani tek një qëndrim më i kujdesshëm dhe më skeptik," vë në dukje Filippenko.

Kurse analisti politik Anton Barbashin beson se Donald Trump do të bëjë lëshime për Kremlinin. Sipas tij, Trump nuk ka ndërmend të kritikojë Putinin për mosgatishmërinë e tij për të bërë paqe."SHBA po investon një sasi të konsiderueshme kohe për të arritur të paktën diçka, kështu që unë do të supozoja se ata do të vazhdojnë të përpiqen të përmbushin të paktën një pjesë të premtimeve të Rusisë në një farë mënyre përpara se të thonë se është faji i Putinit që asgjë nuk po funksionon," tha Barbashin. Në fakt, situata duket mjaft e favorshme për Rusinë, sipas Barbashin. Sipas tij, një armëpushim në Detin e Zi nuk i kushton asgjë Rusisë.

Në një intervistë të fundit me Unionin Evropian të Transmetimeve, EBU, presidenti ukrainas, Zelensky tha se Ukraina kontrollon situatën në Detin e Zi. "Ata (rusët) nuk e kanë kontrolluar korridorin e Detit të Zi për një kohë të gjatë. Ne po luftojmë për të sepse është një hap drejt përfundimit të luftës. Ne kontrollojmë situatën në Detin e Zi", tha Zelensky.

Alexander Paliy, një analist politik ukrainas, tha për DW se gjatë vitit të kaluar, Rusia u zmbraps në pjesën lindore të Detit të Zi dhe nuk ka qenë në gjendje të kryejë sulme në shkallë të gjerë në rajon. Ai tha se Ukraina e arriti këtë përmes përdorimit të dronëve detarë. Si rezultat, tregtia e grurit po funksionon në nivele pak a shumë të paraluftës, tha Paliy. Ai beson se një marrëveshje e re e grurit do të ishte më e dobishme për Rusinë.

"Ukraina mund t'i sulmojë anijet ruse të përfshira në eksportet e naftës ose eksportet e tjera në çdo moment. Megjithatë, (Ukraina) kujdeset për efekte  mjedisore dhe pozicionet e vendeve si Turqia dhe SHBA janë të rëndësishme. Kjo është arsyeja pse Ukraina ka qenë shumë e kujdesshme" thekson Paliy.

Prania e Rusisë në Detin e Zi është vendimtare për të jo vetëm për tregtinë, por edhe, siç ka deklaruar vazhdimisht Kremlini, për sigurinë e vendit. Sipas ligjit ndërkombëtar, Rusia zotëron vetëm rreth 10% të vijës bregdetare të Detit të Zi. Megjithatë, nëpërmjet ndikimit të saj në rritje në rajon, Rusia kontrollon në mënyrë efektive rreth një të tretën e vijës bregdetare aktualisht.

Rusia ka prezencë ushtarake në Krime, të cilën e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, dhe republika e Abkhazisë në rajonin e Kaukazit Jugor, që nuk njihet ndërkombëtarisht e ka bërë të mundur këtë prani. Në Rusi, forcat ushtarake të stacionuara në Abkhazi shihen si kyç për të garantuar sigurinë e kufijve jugorë rusë./DW

lufta ukraine-rusi deti i zi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë