BOTA

Analiza: Pse kanë frikë minoritetet e Austrisë nga një kancelar si Herbert Kickl?

n.f Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 13:21
Analiza: Pse kanë frikë minoritetet e Austrisë nga një
Kickl

AUSTRI- Negociatat e koalicionit midis FPÖ dhe ÖVP po përparojnë në Austri. Për liderin e FPÖ-së Kickl, kancelaria është e arritshme. Kjo po shkakton frikë tek shumë njerëz.  Temperaturat lëvizin rreth pikës së ngrirjes, ndërsa mijëra njerëz mblidhen para Kancelarisë Federale në Vjenë. Një grua e re me piercing qëndron pranë një burri të moshuar të veshur elegant me një kapele, pas tij një baba me një fëmijë të vogël mbi supe.

Të gjitha grupmoshat janë të përfaqësuara dhe askush nuk sprapset nga moti i ftohtë. Ka fishkëllima, brohoritje dhe thirrje mosaprovimi. Njerëzit janë të bashkuar nga zemërim për kolapsin e bisedimeve të koalicionit midis partive centriste javën e kaluar dhe nga frika nga një kancelar Herbert Kickl.

Njëri prej tyre është Alon Ishay. Ky student i shkencave kompjuterike është president i Bashkimit të Studentëve Hebrenj. Për të, fakti që mandati për të formuar një qeveri në Austri i është dhënë tani një partie të mbushur me vëllazëri të krahut të djathtë dhe e cila nuk ka hequr dorë kurrë në mënyrë të besueshme nga ideologjia naziste është një kërcënim i qartë për hebrenjtë e Austrisë:

"Me mandatin për të formuar një qeveri, që i është dhënë FPÖ-së dhe Herbert Kicklit, ne jemi përballur me qeverinë e ekstremit më të djathtë që ka ekzistuar në Austriqë nga viti 1945. FPÖ thotë se ka dëshirë të heqë shtetësi dhe për të dëbuar njerëzit. Herën e fundit kjo Ka ndodhur 80-90 vjet më parë dhe ne e kemi të qartë: nuk duam të kthehemi kurrë atje”.

"Kjo nuk është më Austria ime"


Por nuk është vetëm komuniteti hebre i Austrisë që shqetësohet për ardhjen si kancelar të Kicklit. Klima në vend gjithashtu mund të bëhet shumë më e ashpër për njerëzit që e konsiderojnë veten pakicë. Një grua e re me ngjyrë është mbështjellë fort me një flamur të BE. Ajo ka frikë se mund të margjinalizohet, thotë ajo, dhe preferon të mbetet anonime.

Frika se mund ta deportojnë e pushton gjithmonë kur mendon për konceptin e Kickl-it për riemigrimin, dëbimin masiv të njerëzve me prejardhje migrante: Në fund të fundit, Kickli kohët e fundit ka thënë: "Unë nuk e di se çfarë të keqe mund të ketë te reemigrimi" , thotë ajo dhe shton se "kjo nuk është më Austria ime".

Procedurat e heqjes së azilit tashmë po zhvillohen


Siriani Abdulhkeem Alshater, 44 vjeç, nga Homs, ka një mendim të ngjashëm. Pasi u përfshi në rezistencën kundër regjimit të Asadit, ai u detyrua të arratisej në vitin 2015 dhe mbërriti në Vjenë, ku themeloi organizatën laike Komuniteti i Lirë Sirian.

Ai ka përjetuar gjithçka që mund të imagjinohet, thotë, një kthesë djathtas në Austri nuk mund ta trembë personalisht. Frikë ai ka për të bijën, e cila më pas duhet të vuajë nga më shumë racizëm dhe diskriminim.

Procedurat e heqjes së azilit për sirianët kanë filluar në Austri që nga fillimi i dhjetorit, të zbatuara që nën qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga ÖVP konservatore. Alshater merr qindra telefonata çdo ditë nga njerëz që nuk janë në gjendje të flenë ose të hanë. Komuniteti sirian është në një situatë të pasigurisë të plotë, e cila ndoshta do të përkeqësohet nën një qeveri FPÖ-ÖVP.

Planet afatgjata të Kicklit


Planet e tjera të FPÖ-së së Kicklit përfshijnë përfundimin e sanksioneve kundër Rusisë, reduktimin e radiotelevizionit publik, ndalimin e "islamit politik" dhe "të çmendurive me gjininë dhe diversitetin".

Gjatë fushatës zgjedhore, Kickli vazhdimisht e bëri të qartë se ai e sheh Austrinë si në mes të një lufte kulturore. Në çadrat e birrës, nxitja kundër komunitetit LGBTIQ dhe flamujve të tyre me ylber ishte gjithmonë diçka që presidenti i FPÖ mund ta përdorte për të siguruar të qeshura dhe miratim.

A po humbasin të drejtat homoseksualët?


Ann-Sophie Otte shpesh shfaqet me simbolin e ylberit. Ajo është presidente e shoqatës austriake të lezbikeve dhe homoseksualëve dhe, si shumë prej anëtarëve të saj, është e shqetësuar.

Që nga korona, shoqëria gjithsesi ka dalë nga frerët, krimet e urrejtjes ndaj homoseksualëve ose lezbikeve janë shtuar, si pështyrja e tyre në rrugë ose fyerjet më pas. Ekziston gjithashtu një frikë e vërtetë se njerëzit queer do të humbasin të drejtat nën një qeveri FPÖ-ÖVP.

Ka shqetësime serioze se qasja në trajtimin e përshtatshëm mjekësor për njerëzit transgjinorë do të përkeqësohet dhe se e ashtuquajtura terapi e konvertimit, e cilësuar shpesh si "kura për homoseksualët", po mbështetet sërish nga shumica - skenar horror për Otte.

Përparim në bisedimet FPÖ-ÖVP


Megjithatë, FPÖ dhe ÖVP kanë përparuar në marrëveshjet e tyre të koalicionit dhe kanë rënë dakord për masat për konsolidimin buxhetor, një nga çështjet për të cilat dështuan negociatat e koalicionit mes partive të qendrës. Duket se nuk ka pengesa të mëdha në rrugën e pushtetit për njeriun që dëshiron të bëhet "Kancelar i Popullit" - një term ky i përdorur nga Hitleri./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë