BOTA

BE dhe disa vende kritikojnë mbylljen e institucioneve serbe: Mund të ndikojë në vendimin për të mos i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës

r.ll Përditësimi i fundit 16 Janar 2025, 13:18
BE dhe disa vende kritikojnë mbylljen e institucioneve serbe: Mund të
godina e be ne kosove

BRUKSEL- Bashkimi Evropian, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe kritikuan veprimin e autoriteteve kosovare të sigurisë, të cilat me një aksion të gjerë policor, mbyllën zyrat e dhjetë komunave paralele dhe disa institucione tjera të Serbisë në Kosovë.

Në një reagim,BE tha se "veprimet e Kosovës për mbylljen e strukturave të mbështetura nga Serbia në një kohë fushate për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, janë në kundërshtim me detyrimet e saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të normalizimit". Bashkimi Evropian, theskson po ashtu se "çështja e strukturave të mbështetura nga Serbia parashihet të zgjidhet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian". Prandaj në këtë linjë BE-ja i paralajmëroi autoritetet kosovare se aksioni i së mërkurës "mund të ndikojë në vendimin për të mos i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës”.

Ambasadori Bajrami: Nuk ka struktura të mbështetura nga Serbia

Bashkimit Evropian iu përgjigj me një sqarim ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami, i cili në X shkruan: "Nuk ka struktura të mbështeturanga Serbia në Kosovë, këto ishin struktura ilegale të drejtuara ngaSerbia. Nuk ka asnjë marrëveshje që përcakton negociatat për të ardhmen e këtyre strukturave. Operacioni i Policisë së Kosovës nuk ka shkaktuar tensione”.

Gjermania në një linjë me BE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde pajtohet plotësisht me reagimin e BE-së ndaj vendimit të autoriteteve kosovare të sigurisë, ndonëse në parim edhe ai thotë se këto struktura duhet të shuhen. "Më lejoni të jem i qartë: Ne pajtohemi në parim se strukturat e tilla paralele duhet të shuhen. Por, mënyra për ta bërë këtë duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Me veprime sikurse këto sot, ju nuk i fitoni zemrat e njerëzve të prekur nga kjo", shkroi ambasadori Rohde në platformën X, duke e shpërndarë edhe reagimin e BE-së. Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje në vitin 2013 për shuarjen e institucioneve paralele të Serbisë, marrëveshje kjo e arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve. Por kjo marrëveshje akoma nuk është zbatuar plotësisht.

Ambasada amerikane: Vendimi ishte në kundërshtim...

Më i ashpër ishte reagimi i ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila i rikujtoi Prishtinës zyrtare se aksioni për mbylljen e strukturave paralele ishte në kundërshtim me këshillat më të mira amerikane. "Këto veprime, janë në kundërshtim me këshillat tona më të mira dhe e dobësojnë besimin në marrëdhënie dhe kufizojnë aftësinë tonë për ta ndihmuar Kosovën që të sigurojë një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për të gjithë qytetarët e saj", kumtoi Ambasada amerikane në Kosovë. Sipas reagimit amerikan "mbyllja e institucioneve të drejtuara nga Serbia ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht te qytetarët e Kosovës, serbët etnikë dhe komunitetet tjera dhe mund t'i minojë aspiratat e Kosovës për t'iu bashkuar komunitetit euroatlantik".

Ambasada britanike "e shqetësuar"

Edhe ambasada britanike në një reagim të saj kumtoi se "Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar nga veprimet e autoriteteve kosovare" që mbyllën disa institucione të mbështetura nga Serbia. Ajo i kërkon qeverisë së Kosovës "që të sigurohet që veprime të tilla të realizohen në përputhje me kornizën e saj ligjore, por edhe të merret parasysh fakti se shumë serbë të zakonshëm të Kosovës, përfshirë ata më të cënueshmit, vazhdojnë të varen nga këto institucione për shërbime”. Më tej thuhet në reagim se, "duhet të ketë angazhimi konstruktiv, nga qeveritë e Serbisë dhe Kosovës, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, duke përfshirë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit”, që përfshinë krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas britanikëve është mënyra më e mirë për të adresuar këto çështje.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pikërisht për shkak të, siç thonë, veprimeve të pakoordinuara të qeverisë në veri të vendit të banuar me shumicë serbe dhe për shkak të tensioneve të vazhdueshme në këtë pjesë të vendit. Në  konkluzionet e vitit 2024 të Këshillit Evropian për zgjerimin, u tha se "BE-ja do t'i heqë gradualisht masat ndaj Kosovës paralelisht me hapat shtesë të ndërmarrë nga Kosova për t'i ulur tensionet në veri".

Ndërsa Prokuroria themelore e Prishtinës në një reagim të saj bëri të ditur se "asaj nuk i është kërkuar që ta autorizojë operacionin e policisë për mbylljen e komunave paralele serbe".

Moskoordinimi mes policisë dhe prokurorisë

Policia nga ana tjetër thotë se "operacioni u krye me kërkesë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal", dhe se qëllimi i tij ishte "ndërprerja e shërbimeve të jashtëligjshme të Serbisë në Kosovë”. Sipas qeverisë së Kosovës, funksionimi i strukturave paralele të Serbisë në Kosovë tash e 25 vjet është i jashtëligjshëm. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha pas aksionit të policisë se "nga sot, 28 komunat paralele, kriminale të Serbisë në Kosovë dhe pesë qarqet e tyre mbyllen përfundimisht".

Autoritetet e Serbisë nga ana e tyre thanë se "zhvillimi i situatës në Kosovë”, po ndiqet me kujdes. Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq shprehet se "do t'i ndërmarrim të gjitha masat për ta mbrojtur popullsinë serbe nga sulmet e reja të Albin Kurtit, i cili, sipas tij, "fushatën e tij parazgjedhore e ka shndërruar në vazhdim të keqtrajtimit të popullit tonë". 

Autoritetet e Kosovës kanë nisur mbylljen e institucioneve paralele serbe qysh në janar të vitit 2024 - që përfshinin komuna paralele, zyra të Postës së Serbisë dhe së fundi edhe zyra tatimore të Serbisë./DW

bashkimi evropian kosove mbyllja e institucioneve serbe ne veri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë