Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

SHBA- Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para kamerave televizive dhe më pas e nxjerr jashtë Shtëpisë së Bardhë. "Po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që po bëni është mungesë e madhe respekti për këtë vend", ngriti zërin Donald Trump në kulmin e mosmarrëveshjes. "Vendi juaj është në vështirësi të mëdha”, vazhdoi Trump, duke ia ndërprerë fjalën presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe duke shtuar se Ukraina nuk mund ta fitojë këtë luftë.
Zelensky: Grindja nuk është e mirë për të dyja palët
Zelenskyj u largua më herët nga Shtëpia e Bardhë pas grindjes. Por pavarësisht skandalit në Zyrën Ovale ai dha një intervistë për Fox News, ku theksoi, se marrëveshja e lëndëve të para, sipas përfytyrimit të SHBA nuk ishte e mjaftueshme për të nisur negociatat e paqes me Rusinë. Zelensky theksoi nevojën e garancive të sigurisë nga SHBA. "Kjo lloj grindjeje nuk është e mirë për të dyja palët”, tha Zelensky. "Por unë nuk mund ta ndryshoj qëndrimin e Ukrainës ndaj Rusisë. Ata janë vrasës për ne. Amerikanët janë miqtë tanë më të mirë, evropianët janë miqtë tanë më të mirë. Putini dhe Rusia janë armiqtë."
Trump: Zelensky të kthehet kur të jetë gati për paqe
Para se të nisej për në Florida, ku po kalon fundjavën në Mar-a-Lago, Trump tha se Zelensky mund të kthehej sapo të ishte gati për të bërë paqe: "Ai nuk mund të qëndrojë atje dhe të thotë, Putin këtë dhe Putin atë, ai duhet të thotë, unë dua paqe, nuk dua të vazhdoj më këtë luftë".
A ka ndonjë perspektivë pas këtij skandali? A mund të llogarisë Ukraina ende me mbështetjen e SHBA-së? A mund të flasin përsëri Trump dhe Zelensky me njëri-tjetrin? Senatori republikan Lindsey Graham dyshon për këtë pas mosmarrëveshjes në Zyrën Ovalle. Ai tha, se Zelensky u soll me mungesë respekti në Zyrën Ovale. "Nuk e di nëse do të jemi në gjendje të negociojmë përsëri me Zelenskyn”, tha Graham. Kurse republikani Mike Lawler shprehet më i përmbajtur: "Mund ta shpëtojmë këtë. Dhe duhet të shpëtohet", tha Lawler për PBS. Sipas republikanit "dështimi do të ishte katastrofik si për Europën edhe botën e lirë." Shumë republikanë të tjerë postuan në mediat sociale se Trump kishte demonstruar forcë kundër Zelenskyt.
Demokratët në SHBA kundër Trump
Me zemërim reaguan demokratët në SHBA. Senatori demokrat, Richard Blumenthal i tha CNN: "Ky lloj denigrimi dhe frikësimi nga presidenti dhe zëvendëspresidenti ishte i turpshëm. Ishte si një sulm në pritë."
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio duke iu referuar reagimeve mbështetëse nga Europa për Zelenskyn pyeti në CNN: "Nëse Donald Trump vendos nesër se nuk më intereson Ukraina, nuk më intereson Rusia, nuk më intereson kjo luftë dhe kthen shpinën - kush në këtë planet ka ndonjë shans për t'i sjellë palët ndërluftuese në tryezën e negociatave? Përgjigja është: jo askush."/ DW
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio i kërkoi Zelenskyt të kërkonte falje pas përplasjes me presidentin Trump në zyr&...
SHBA- Demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas tensioneve në takimin Trump-Vance-Zelensky në Sht...
SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për Fox News pas takimit të tensionuar me preside...
SHBA– Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të bombave, paisjeve për shkatërrimin e eksplozivit dhe armatimeve t...
EUROPA- Udhëheqësit evropianë në pjesën më të madhe të kontinentit u zotuan të qëndrojnë përkrah U...
Pamje nga protesta GREQI - Qindra qytetarë kanë dalë në protestë këtë të premte në Greqi në nder të ...
MOSKA- Zëdhënësja për shtyp e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka dhënë një deklaratë n&eum...
Foto ilustruese UASHINGTON – Çështja e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Ukrainë po del si një pikë e mund...
EUROPA- Liderët europianë duket se janë pozicionuar në anën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pas takimit të tensi...
EUROPA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaron se është në anën e Ukrainës pas takimit të ashp&e...