BOTA

Takimi i tensionuar me Trump/ Udhëheqësit evropianë qëndrojnë përkrah Ukrainës: Bota e lirë ka nevojë për një udhëheqës të ri

M.B. Përditësimi i fundit 1 Mars 2025, 07:42

Takimi i tensionuar me Trump/ Udhëheqësit evropianë

EUROPA- Udhëheqësit evropianë në pjesën më të madhe të kontinentit u zotuan të qëndrojnë përkrah Ukrainës pasi një takim në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shndërrua në një shkëmbim të nxehtë të premten, gjatë të cilit Presidenti ukrainas Zelenskyy u akuzua për mungesë respekti.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas tha se është bërë e qartë se "bota e lirë ka nevojë për një udhëheqës të ri".

"Ukraina është Europa! Ne qëndrojmë pranë Ukrainës", shkruajti zonja Kallas në platformën e mediave sociale X.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në rrjetin X se, "Ukraina mund të mbështetet tek Gjermania - dhe tek Evropa", ndërsa Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shkruajti në mediat sociale, "Ukrainë, Spanja qëndron me ju".

“I dashur @ZelenskyyUa, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”, shkruajti Kryeministri polak Donald Tusk në rrjetin X.

Presidenti francez Emmanuel Macron u tha gazetarëve në Portugali: "Rusia është agresori dhe Ukraina është populli i sulmuar".

Udhëheqës të tjerë evropianë, përfshirë nga Finlanda, Holanda, Republika Çeke dhe Norvegjia gjithashtu iu drejtuan mediave sociale për të shprehur mbështetje për Ukrainën.

Jo të gjithë udhëheqësit evropianë e mbështetën Ukrainën. Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili ka qenë prej kohësh kritik ndaj ndihmës ushtarake të BE-së për Kievin, postoi në rrjetin X se, "Presidenti @realDonaldTrump qëndroi me guxim për paqen. Megjithëse ishte e vështirë për shumë ta përtypnin. Faleminderit, zoti President!"

Takimi midis Presidentëve Trump dhe Zelenskyy erdhi ndërsa dy vendet po përpiqeshin për një marrëveshje që do t'i mundësonte Shteteve të Bashkuara qasjen tek të drejtat e mineraleve të rralla të Ukrainës. Diskutimi mori një ton luftarak rreth 40 minuta pas takimit kur Presidenti Zelenskyy ngriti pushtimin nga Rusia të Krimesë në vitin 2014.

Nënpresidenti amerikan JD Vance e kritikoi menjëherë Presidentin Zelenskyy, duke e akuzuar atë për përfshirje në një "turne propagande".

Nënpresidenti Vance dhe Presidenti Trump e akuzuan udhëheqësin ukrainas se nuk ishte mirënjohës për ndihmën që vendi i tij ka marrë nga Uashingtoni. Pas përfundimit të papritur të takimit, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se marrëveshja për mineralet nuk ishte nënshkruar. Në Shtetet e Bashkuara, shumë përfaqësues republikanë në Kongres shprehën mbështetje për veprimet e Presidentit Trump.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson shkruajti në rrjetin Facebook se: "Falë Presidentit Trump - ditët e shfrytëzimit dhe mosrespektimit të Amerikës kanë PËRFUNDUAR", duke shtuar se ajo çfarë u pa në Zyrën Ovale ishte një "president amerikan që vë Amerikën të parën".

Senatori Lindsey Graham, i cili më parë ka mbështetur ndihmën ushtarake për Ukrainën, tha se: "Ajo që pashë në Zyrën Ovale ishte mungesë respekti dhe nuk e di nëse mund të kemi më marrje-dhënie me Zelenskyy-in".

Udhëheqësi republikan në Dhomën e Përfaqësuesve, Steve Scalise, i cili gjithashtu ka mbështetur më parë ndihmën ushtarake për Ukrainën, shkruajti në rrjetin X se, "Presidenti Trump po lufton për PAQE në mbarë botën dhe po e pozicionon (axhendën) Amerika e Para si negocimin tonë më të mirë - ai është i vetmi që e ul Rusinë në tryezë për të shqyrtuar një marrëveshje paqeje serioze dhe të qëndrueshme me Ukrainën".

Përfaqësuesi Republikan Andy Biggs shkruajti në rrjetin X se, "Diktatori Zelensky pati guximin të mos respektonte Presidentin @realDonaldTrump dhe VP @JDVance gjatë atij që duhej të ishte një takim miqësor, dhe @POTUS me të drejtë i tregoi derën. Ky është roli udhëheqës që Amerika ka dëshiruar për katër vite".

Udhëheqësit demokratë në Kongres thanë se nga veprimet e Presidentit Trump do të përfitonte vetëm Rusia.

"Trump dhe Vance po bëjnë punën e pistë të [Presidentit rus Vladimir] Putinit. Demokratët e Senatit nuk do të ndalojnë kurrë së luftuari për liri dhe demokraci", tha udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer.

Drejtuesi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, u shpreh me një deklaratë se: "Takimi i sotëm i Shtëpisë së Bardhë me Presidentin e Ukrainës ishte i tmerrshëm dhe do të shërbejë vetëm për ta inkurajuar më tej Vladimir Putinin, një diktator brutal. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të shpërblejnë agresionin rus dhe të vazhdojnë të qetësojnë Putinin"./ VOA

be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë