BOTA

Analiza: Ukraina shënon trevjetorin e luftës, mes pasigurive për fatin e saj

E.D Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 19:34

Analiza: Ukraina shënon trevjetorin e luftës, mes pasigurive për

UKRAINË- Presidenti Zelenskiy tha se tre vjet pas luftës, Ukraina vazhdon të luftojë për të mbrojtur territorin e saj dhe ka më shumë aleatë se kurrë. Ai paralajmëroi se Rusia nuk do ta dhurojë paqen.

“Ne duhet të arrijmë paqen përmes forcës, mençurisë dhe unitetit - përmes bashkëpunimit tonë me ju. Paqja nuk mund të shpallet thjesht në një orë, nuk mund të shpallet në një ditë, sot, nesër apo pasnesër. Fatkeqësisht, ky është realiteti”.

Zelenskiy foli para udhëheqësve botërorë, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentin finlandez Alexander Stubb dhe Kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

"Lufta në Ukrainë mbetet kriza më qendrore dhe më rëndësishme për të ardhmen e Evropës. (Presidenti rus Vladimir) Putin po përpiqet më shumë se kurrë për të fituar luftën në terren. Qëllimi i tij mbetet kapitullimi i Ukrainës. Dhe ne e dimë se çfarë mund të ndodhë më pas sepse ka ndodhur më parë. Nuk është vetëm fati i Ukrainës që është në rrezik, por është fati i Evropës", tha zonja von der Leyen.

Ministrat e jashtëm të BE-së miratuan të hënën një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë. Masat vënë në shënjestër të ashtuquajturën "flotë hije" të anijeve të Rusisë që ajo e përdor për të shmangur kufizimet në transportin e naftës dhe gazit, ose për të transportuar grurë të vjedhur nga Ukraina. Ndaj 83 zyrtarëve dhe “entiteteve” u vendosën ngrirja e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit.

Ndërkohë Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se vendi i tij do të japë një ndihmë ushtarake prej 1 miliard eurosh për Ukrainën këtë vit.

Por ky përvjetor vjen në mes të një ndryshimi të qëndrimit të Uashingtonit ndaj Kievit dhe luftës në përgjithësi. Presidenti Donald Trump e quajti Presidentin Zelenskyy "diktator" javën e kaluar dhe e akuzoi atë për fillimin e luftës edhe pse Rusia e sulmoi Ukrainën.

“Jam shumë i zhgënjyer. Dëgjoj që, ata (Ukraina) janë të pakënaqur që nuk kanë një vend në tryezë. Ata kanë pasur mundësi të kishin një vend për tre vjet dhe për një kohë të gjatë përpara. Kjo mund të ishte zgjidhur shumë lehtë, edhe një negociator mediokër mund ta kishte bërë një gjë të tillë, mund ta kishte zgjidhur këtë vite më parë, pa humbur kaq shumë territor, pa humbur kaq shumë jetë dhe pa humbur shumë qytete”, tha ai.

Kievi druhet se një marrëveshje e shpejtë do të ishte e pafavorshme për të.

Rifillimi i kontakteve me Moskën dhe një takim i zyrtarëve të lartë amerikanë dhe atyre rusë në Riad javën e kaluar ku nuk ishin të pranishëm zyrtarë ukrainas apo evropianë, pas një telefonate Trump-Putin, ka alarmuar Kievin dhe partnerët evropianë. Zoti Zelenskiy e shprehu këtë shqetësim edhe të hënën.

"Së pari, lufta po zhvillohet kundër Ukrainës dhe për këtë arsye Ukraina duhet të jetë në tryezën e negociatave së bashku me Evropën. Objektivi strategjik i Rusisë është pikërisht kundër Evropës, mënyrës evropiane të jetesës, kështu që siguria dhe fati i Evropës nuk mund të vendoset pa Evropën. Ukraina, Evropa së bashku me Shtetet e Bashkuara, duhet të jenë në tryezën e negociatave përballë Rusisë, në mënyrë që nevoja për paqe të mos të nënkuptojë një normalizim të pozitës së Moskës", tha ai.

Disa udhëheqës evropianë theksuan se fati i Evropës është i lidhur me atë të Shteteve të Bashkuara.

"Nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën, bëhet fjalë gjithashtu për Shtetet e Bashkuara, bëhet fjalë për të drejtën ndërkombëtare. Dhe në fund të fundit, kjo ka të bëjë me rendin botëror. Pra, nëse tani e lejojmë Rusinë të bëjë atë që do, me fjalë të tjera të mohojë ekzistencën e një shteti ukrainas, atëherë nuk është vetëm Ukraina që humbet, por humbet edhe Perëndimi, humbasin edhe Shtetet e Bashkuara”.

Gjatë fundjavës zoti Zelenskiy tha se është i gatshëm të heqë dorë nga posti i tij nëse kjo do të thoshte paqe në Ukrainë dhe shtoi se ai do ta shkëmbente largimin e tij nga detyra me hyrjen e Ukrainës në NATO.

Por zyrtarët amerikanë kanë sinjalizuar se shpresat e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO nuk ka gjasa të realizohen dhe se mund të jetë jorealiste që ajo të rimarrë tokën që ka pushtuar ushtria ruse, që përbën 1 të pestën e territorit të vendit./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë