BOTA

Antisllovake apo thjesht objektive?/ I vjen fundi radios publike në Sllovaki

n.f Përditësimi i fundit 28 Qershor 2024, 15:36
Antisllovake apo thjesht objektive?/ I vjen fundi radios publike në
Foto

SLLOVAKI- Me nxjerrjen e një ligji të ri për mediat, Sllovakia i jep fund lirisë së mediave. Qeveria shpërbën radion publike duke krijuar një radio shtetërore. Më 20 qershor 2024 u dëgjuan këmbanat për vdekjen e radios shtetërore publike në Sllovaki. Këshilli Kombëtar i vendit 5,5 milionë banorësh aprovoi në një proces të përshpejtuar një ligj për mediat, i cili kritikohet shumë. Ligji pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik. 78 nga gjithsej 150 deputetë, të gjithë përfaqësues të koalicionit populist- nacionalist në pushtet të përbërë nga tri parti, ngritën dorën pro ligjit të ri të mediave. Opozita e bojkotoi votimin.


Shpërbërjen e radios publike RTVS dhe fillimin e një radioje të re shtetërore STVR e kërkon presidenti i shtetit, Peter Pellegrini, një besnik i kryeministrit, Robert Fico. Me nënshkrimin që ai i bëri ligjit, RTVS do të kthehet në STVR, Televizion dhe Radio Sllovake.

Por ligji i ri nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimin e emrit të stacionit. „Ne shqetësohemi, se ligji i ri ka një synim: kontrollin e transmetimeve,“ thotë për agjencinë e lajmeve KNA, gazetarja e RTSV, Sona Weissova. Presioni i qeverisë Fico nuk kufizohet vetëm tek mediat publike, por prek edhe transmetuesit dhe gazetat private si dhe institucionet e tjera kulturore.
"Sot Parlamenti i dha goditjen e fundit mediave të lira publike,“ kritikon Michael Simecka, kryetar i partisë më të madhe opozitare, Partisë Progresive të Sllovakisë. "Që nga 1 korriku ato do të zëvendësohen nga STVR servile dhe e përulur." Edhe Shoqata e gazetarëve gjermanë (DJV) shprehu shqetësimin e saj. Shpërbërja e transmetuesve publikë është „shkelje e rëndë e vlerave themelore të Bashkimit Europian“, tha kryetari i DJV, Mika Beuster. Ai i kërkoi Komisionit të BE të fillojë një proces të shtetit ligjor kundër Sllovakisë si vend anëtar.

Antisllovake apo thjesht objektive?

Mediat, që kritikojnë politikën e Ficos kanë qenë prej kohësh halë në sy për kryeministrin. Ai dhe partia që mban vetëm emrin socialdemokrate, partia Smer-SD ndjekin një kurs nacionalist. Në qeverinë e përbërë nga tri parti, bën pjesë edhe partia ultra e djathtë sllovake, SNS. Fico dhe anëtarë të tjerë të qeverisë i shërbejnë pa pushim një retorike agresive duke thënë, se RTVS është „antisllovake“ dhe ushtron aktivitete „ilegale“, pa shpjeguar qartë çfarë kanë parasysh me këto aktivitete ilegale.
Por radio publike në Sllovaki ka pasur deri tani mbështetje të madhe të popullit. Kjo u konfirmua edhe pak javë më parë nga një sondazh përfaqësues, zhvilluar nga instituti i demoskopisë, Median SK.

Gati 30 përqind e 2000 sllovakeve dhe sllovakëve të moshës nga 14 deri 79 vjeç, që u pyetën thanë se RTVS është media më objektive në Sllovaki. 17,6 përqind thanë se stacioni privat i lajmeve TA3 është më objektivi dhe 16,6 përqind se televizioni privat Markiza, i prekur po ashtu nga masat e marra nga censura është më objektivi.

Një ligj që kërkon të largojë drejtorin e radios

Ligji i ri i mediave, që pritet të hyjë në fuqi, është po ashtu leva për të shpëtuar nga drejtori i radios, Lubos Machaj. Drejtori i Përgjithshëm i RTVS, e ka marrë postin në 2022 dhe është zgjedhur për pesë vjet. Tani ai pritet të zëvendësohet nga dikush tjetër, për të cilin do të merret vendimi nga një organ i përbërë nga nëntë vetë.

Në të janë të përfaqësuar nga katër anëtarë të qeverisë dhe pesë të parlamentit, në të cilin koalicioni i Ficos ka shumicën, me diferencë jo të madhe mandatesh. Kur të marrë postin, drejtori i ri do të hedhë vallen sipas muzikës së qeverisë. Pa shpërbërë RTVS kjo gjë nuk do të ishte e mundur. Machaj thotë se deri tani nuk i kanë dhënë ndonjë dëshmi, për të vërtetuar akuzat që i bëjnë se nuk raporton në mënyrë objektive. Ka kohë që „nomeklatura aktuale e qeverisë ka filluar të preferojë media të tjera.“ Kështu për shembull ministrive iu është kërkuar të bojkotojnë RTVS.

Më kot kanë protestuar muajt e fundit punonjësit e RTVS dhe publiku kundër shpërbërjes së radios. Në pranverë mijëra sllovakë dolën në rrugë në shumë qytete të vendit dhe treguan solidaritet me radion e tyre publike. Shoqatat e gazetarëve, të vendit dhe të huaja organizuan aksione të mëdha kundër ligjit të ri, duke përfshirë edhe EBU-në, Unionin Europian të Radio-Televizioneve. "Po ecim mbrapa ", thotë Katharina Weiss nga organizata Reporterët pa Kufij. "Armiqve të lirisë së shtypit në Sllovaki po u dëgjohet zëri gjithnjë e më shumë.“

Kështu deputeti nacionalist Roman Michelko (SNS), kryetar i Komisionit parlamentar për kulturën dhe mediat, kërcënoi gazetaret dhe gazetarët me ndalimin e mikrofonëve dhe kamerave në emisionet televizive me biseda politike, Talkshows. Drejtuesit e rinj të STVR do të vendosin kush do të lejohet në të ardhmen të drejtojë emisionet.

Por armiku më i madh i lirisë së shtypit është Robert Fico vetë. Ai i hedh benzinë zjarrit kur akuzon mediat, se janë përgjegjëse për vënien e jetës së tij në rrezik. Më 16 maj 2024 ai mezi i shpëtoi një plumbi të një atentatori.Reporteri i RTVS-së, Vladimir Amirch i hedh poshtë këto akuza. Ai është krejt i papërgjegjshëm kur bën përgjegëse mediat për këtë atentat, thotë ai. “Asnjë stacion lajmesh, të paktën kur kemi të bëjmë me mediat tradicionale, nuk ka bërë thirrje për dhunë politike.”

Sllovakia, një vend shumë i përçarë

Sllovakia, anëtare e BE dhe NATO-s që prej 20 vjetësh, është vendi më i ri problematik i Europës, jo vetëm për politikën e mediave. Në fillim të vitit, qeveria shpërbëu Prokurorinë Speciale kundër korrupsionit. Tani e ka nisur me mediat. Është e trishtueshme, që 35 vjet pas rënies së kufirit midis Lindjes dhe Perëndimit të Europës, „politikanë dhe oligarkë e kanë zënë për fyti këtë shtet dhe marrin vendime për të ardhmen e Sllovakisë,“ thotë Lubos Machaj, drejtori i Radios Publike të Sllovakisë, radio që pritet të dërgohet në varreza./ DW

sllovaki ligji per mediat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë