Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...
KOSOVË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë se nevojitet ulja e tensioneve në veri të Kosovës, në mënyrë që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
“Siç e dini këto masa lidhen me nevojën për t’i ulur tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Uroj që sa më shpejt do të ndodhë ky shtensionim. Pas shtensionimit mund të ecim përpara dhe t’i heqim masat”, tha Costa duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe.
Costa shtoi se shpreson se “ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë trend të ri, por të jenë përjashtim që konfirmon se jeni të angazhuar për të shtensionim të situatës dhe për të ecur përpara në rrugën evropiane dhe për t’u angazhuar në dialogun e Brukselit”.
Verën e kaluar, përfaqësuesi i lartë i BE-së asokohe, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave, duke e arsyetuar atë me hapat që kishte marrë Kosova për përmbushjen e kushteve për heqjen e tyre. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e përmendi këtë në konferencë me Costan, duke thënë se Kosova i ka përmbushur kërkesat e bllokun për heqjen e masave.
“Kur janë marrë masat janë paraqitur një sërë kërkesash, të cilat kanë përfshirë rikthimin në tavolinën e dialogut, gjë që ka ndodhur; krijimin e një baze të re ligjore për zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore, gjë që ka ndodhur; dhe organizimin e zgjedhjeve atje, gjë që ka ndodhur”, tha Osmani.
Osmani tha, megjithatë, se e kupton që konsensusi brenda BE-së është “i ndërlikuar” dhe se Kosova duhet të angazhohet për të punuar me secilin shtet anëtar për t’i bindur ato për heqjen e masave. Çështja e masave u ngrit edhe në një takim mes Costas dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbrëmje. Zyra e Kurtit tha në një komunikatë se kryeministri i kërkoi Costas "heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës".
Integrimi në BE dhe dialogu i Brukselit
Costa dhe Osmani biseduan edhe për synimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Osmani tha se Kosova është “gati të ecë përpara” në rrugën e saj të integrimit evropian, sepse “institucionet e saj po forcohen vit pas viti”.
“Është koha që kjo të reflektohet jo vetëm me fjalë por edhe përmes hapave konkret. Presim që gjatë mandatit tuaj t’i hapet rruga e integrimit Kosovës. Është koha të trajtohet aplikimi ynë i dorëzuar në dhjetor 2022 për të ecur përpara drejt statutit të kandidatit për Kosovën”, tha Osmani.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat. Costa tha se zgjerimi i BE-se me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është “prioriteti ynë”.
“Ne jemi shumë të përkushtuar për këtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme gjeopolitike që po e bëjmë dhe ne jemi këtu për ta përmbushur këtë edhe jemi këtë për të punuar me secilin vend për procesin e anëtarësimit”, tha Costa.
Ndërkohë, Kurti kërkoi nga Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusin të vendit kandidat, tha zyra e tij. Në lidhje me dialogun me Serbinë, të cilin BE-ja e ndërmjetëson nga viti 2011, Osmani tha se shpreson se do të sjellë “frymë të re” me emisarin e ri Peter Sorensen.
“Shpresojmë që do të sjellë frymë të re me qasje të balancuar dhe trajtim të barabartë. Ne duam që ky proces duhet të përfundojë me njohje që ndërsjellë”, tha Osmani. Costa tha se dialogu është kyç për rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
“Siç e dini, është jetike të bëhet përparim i mirëfilltë dhe i qartë në këtë dialogun për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Me emërimin e Sorensenit, është koha të shfrytëzohet kjo mundësi dhe të ecet përpara”, tha Costa.
Costa e viziton Kosovën në një kohë kur ligjvënësit kosovarë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt, edhe pas 15 përpjekjeve. Qeveria e Albin Kurtit është ende në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re pas konstituimit të Kuvendit.
Costa erdhi në Kosovë pasi qëndroi në Podgoricë, ku tha se Malin e Zi mund të anëtarësohet në BE brenda vitit 2028. Një ditë më parë, ai vizitoi Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Gjatë një konference për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Costa theksoi se dialogu me Kosovën është kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe shtoi se është po aq i rëndësishëm edhe qëndrimi i qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiq ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.
"Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër", tha Costa.
Në Sarajevë, ai shprehu shqetësim për, siç i quajti, “veprimet ndarëse të Republikës Sërpska”, duke i cilësuar ato si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës. Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Liderët e BE-së zgjodhën portugezin Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, detyrë të cilën e mori më 1 dhjetor 2024./REL
KOSOVË- Në varrezat e Dragodanit në Prishtinë janë kryer gërmime këtë të mërkurë pasi dyshohet se ...
antonio costa PRISHTINË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasd...
BRUKSEL- Gjykata më e lartë e BE-së ka anuluar një vendim për të mbajtur të fshehtë mesazhet e Ursula von der Leyen me...
KOSOVË- Në Kosovë janë shënuar nëntë raste të fruthit në javën e dytë të majit tek fëmijë...
PODGORICË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashki...
SIRI- Donald Trump vlerësoi presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sarrah, pasi të dy burrat u takuan ...
TURQI- Policia turke arrestoi të martën 97 studentë në Universitetin Bogazici të Stambollit, të cil&eum...
MOLDAVIA- Udhëheqësit e komunitetit rom në Moldavi i thanë në Kishinau ministres belge të Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van B...
RUSI- Kremlini konfirmon se një delegacion rus do të shkojë në Stamboll të enjten për të marrë pjesë në bise...
ARABIA SAUDITE- Ahmed al-Sharaa kaloi nga një luftëtar i al-Kaedës në president të Sirisë, në një ...