Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...

PODGORICË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik dhe kyç për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin, dhe se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i bllokut deri në vitin 2028.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se Costa po e viziton vendin ballkanik në një kohë vendimtare për synimet e Podgoricës për t’u bërë pjesë e BE-së.
"Ardhja juaj konfirmon se perspektiva evropiane e Malit të Zi mbetet lart në agjendën e BE-së. Në këto kohë sfiduese, politika e zgjerimit mund të jetë vendimtare. Ne mund të jemi drita në fund të tunelit dhe konfirmim se procesi i zgjerimit është gjallë", tha Millatoviq.
Mali i Zi, siç deklaroi ai, dëshiron të jetë shembull i një historie të suksesshme evropiane. Mali i Zi i nisi bisedimet për anëtarësim në qershor të vitit 2012, dhe prej atëherë i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht tre. Pas disa vitesh ngecjeje, ky vend i rinisi negociatat qershorin e kaluar dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre.
Costa e përshkroi përparimin e Malit të Zi në rrugën e tij drejt BE-së si "mbresëlënës".
"Slogani '28 deri në vitin 2028' është shkëlqyeshëm, por do të ishte më mirë nëse do të arrihej më herët", tha ai, duke shtuar se Mali i Zi “mund të bëhet anëtari i 28-të dhe një lider në integrimin evropian të rajonit”.
Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, veçanërisht me vendet që janë tashmë anëtare të BE-së. I pyetur rreth shqetësimeve të disa institucioneve evropiane në lidhje me marrëveshjen e Malit të Zi me Emiratet e Bashkuara Arabe, ai u përgjigj se marrëveshje të tilla duhet të jenë në përputhje me ligjet e BE-së.
"Sidomos në fushat e prokurimit publik dhe mbrojtjes së mjedisit”, tha ai.
Kuvendi i Malit të Zi i miratoi javë më parë me procedurë të përshpejtuar ligjet që ratifikojnë Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Megjithatë, Millatoviq, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga këto dy marrëveshje - atë që i hapte rrugë dhënies me qira të Plazhit të Madh në Ulqin. Sipas asaj marrëveshjeje, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë Emmar të biznesmenit arab, Mohamed Alabbarit, që do të ndërtonte një kompleks megaturistik në Ulqin./REL
SIRI- Donald Trump vlerësoi presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sarrah, pasi të dy burrat u takuan ...
TURQI- Policia turke arrestoi të martën 97 studentë në Universitetin Bogazici të Stambollit, të cil&eum...
MOLDAVIA- Udhëheqësit e komunitetit rom në Moldavi i thanë në Kishinau ministres belge të Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van B...
RUSI- Kremlini konfirmon se një delegacion rus do të shkojë në Stamboll të enjten për të marrë pjesë në bise...
ARABIA SAUDITE- Ahmed al-Sharaa kaloi nga një luftëtar i al-Kaedës në president të Sirisë, në një ...
GAZA- Të paktën 22 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës mëngjesin e së mërkurës si pasojë e su...
BRUKSEL- Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për paketën e 17-të të sanksioneve kund...
FRANCË- Rrëmbimet në Francë të individëve të lidhur me kompanitë e kriptomonedhave po bë...
IZRAEL- Zhvendosja e qendrës së gravitetit të politikës së jashtme amerikane drejt atyre që Donald Trump i konsideron ...
GREQI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,1 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:50 të m&e...