Bisedimet për paqe mes SHBA-së dhe Iranit pritet të nisin sot në Islamabad.
Delegacioni iranian ka arritur në Pakistan, i udhëhequr nga kryetari i parlamentit dhe ministri i Jashtëm i vendit.
Në minutat e fundit, burime nga vendi kanë raportuar se edhe delegacioni amerikan – i kryesuar nga nënpresidenti JD Vance – ka zbritur.
Para nisjes së bisedimeve, kryetari i parlamentit të Iranit paraqiti dy kushte për një marrëveshje - një armëpushim në Liban; lirimin e aseteve iraniane të ngrira.
Sipas palës iraniane, të dyja këto masa ishin pjesë e marrëveshjes fillestare të arritur më herët gjatë kësaj jave.
Nga ana e tij, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka asnjë kartë në tryezën e negociatave dhe këmbënguli se SHBA-ja do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit “shumë shpejt”.
Ai shtoi gjithashtu se pengimi i Iranit për të siguruar armë bërthamore përbën “99 për qind të çështjes”.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, në një fjalim drejtuar kombit mbrëmjen e kaluar, theksoi rëndësinë e këtyre bisedimeve “armëpushimi i përhershëm është faza e ardhshme e vështirë, që kërkon zgjidhjen e çështjeve komplekse përmes negociatave. Kjo është, siç thuhet në anglisht, një fazë vendimtare”.
Ndërkohë, bisedimet për armëpushim mes Libanit dhe Izraelit pritet të zhvillohen në SHBA javën e ardhshme.
Pushtimi dhe bombardimet e Izraelit në Liban kanë shtuar presionin mbi armëpushimin dhe mbi bisedimet e sotme.
Numri i viktimave nga sulmet izraelite në Liban më herët gjatë kësaj jave ka arritur në 357, sipas ministrisë së shëndetësisë së vendit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
11 Prill08:09
‘Artemis 2’ kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës! Kapsula Orion hyri në atmosferë me shpejtësi 38 mijë km/orë
Misioni historik i Artemis 2 është mbyllur me sukses, pasi katër astronautët janë rikthyer në Tokë duke ...
BOTA
11 Prill08:02
SHBA dhe Irani bisedime për t’i dhënë fund luftës, pesë gjëra që duhet të dini
SHBA dhe Irani po zhvillojnë bisedimet e tyre të nivelit më të lartë në vite në Islamabad, në një përpjekje t&...
BOTA
10 Prill23:14
Pesë pikat kryesore të ngërçit në bisedimet SHBA-Iran
Vendi është gati, rojet janë në vend dhe trotuari përgjatë rrugës hyrëse është lyer me një shtresë t...
BOTA
10 Prill23:03
Telefonatë “e tensionuar” mes Trumpit dhe Netanyahut para njoftimit për armëpushim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi një telefonatë “të tensionuar” me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, t&eum...
BOTA
10 Prill21:43
Sanchez i bën thirrje Evropës të bëhet "udhëheqësja morale e planetit": Të krijohet evropiane dhe të merren masa ndaj Izraelit
Nevoja që Bashkimi Evropian të marrë një rol udhëheqës në skenën ndërkombëtare, jo vetëm ushtarakisht, po...
BOTA
10 Prill20:42
"Ashensori nuk punon"/ Gjendet i pajetë 65-vjeçari. Kishte shkuar të vizitonte të afërmit, por...
Gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 13:25, në një objekt në zonën e Bit Pazarit në Shkup ësht&eum...
BOTA
10 Prill20:38
Bilanc tragjik në Liban: 1,953 të vdekur nga fillimi i luftës, mbi 6 mijë të plagosur
Bilanci i viktimave në Libani vijon të rritet, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Libanit njofton se numri i të vdekurve q&eum...
BOTA
10 Prill20:32
Nga fanella kombëtare te harta historike dhe librat; dhuratat simbolike të Macronit për Papën
Emmanuel dhe Brigitte Macron u takuan me Papa Leo XIV të Premten e Madhe në Vatikan, duke i dhuruar atij një sërë dhuratash simbolike q...
BOTA
10 Prill20:29
Pse deklarata e rrallë e Melania Trump për skandalin Epstein pritet të shkaktojë stuhi në SHBA
Deklarata e rrallë publike e Melania Trump nga Shtëpia e Bardhë dje ngriti më shumë pyetje sesa përgjigje, në të cil&eum...
BOTA
10 Prill20:25
Sondazhi: 8 në 10 europianë nuk u besojnë kompanive amerikane dhe kineze për të dhënat personale
Më shumë se 8 në 10 qytetarë në Bashkimi Europian nuk u besojnë kompanive të huaja të teknologjisë për menaxhi...