BOTA

Armët e paligjshme në Kosovë sfidë për sigurinë dhe shkaktarët kryesorë të shumicës së vrasjeve në vend

n.f Përditësimi i fundit 8 Korrik 2024, 18:44
Armët e paligjshme në Kosovë sfidë për sigurinë
Foto ilustruese

KOSOVË- Autoritetet në Kosovë thanë sot se armët e paligjshme mbetën sfidë për sigurinë dhe janë shkaktarët kryesorë të shumicës së vrasjeve që ndodhin në Kosovë. Këto komente u bënë në fillim të hapjes së fushtaës së ndërgjegjësimit për përdorimin e armëve në kremtimet e ndryshme në Kosovë posaçërisht gjatë stinës së verës kur rritet përdorimi i tyre.

“Edhe pse zotërimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta është në rënie çdo vit kjo dukuri ende mbetët kërcënim për rendin dhe sigurinë publike në Kosovë, por edhe shqetësim për institucionet e sigurisë”, tha zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani.

Institucionet dhe organizatat vendase e ndërkombëtarë në Kosovë thonë se numri i armëve në duart e qytetarëve të vendit është shumë i lartë. Tash e disa vjet me radhë thuhet se numri i tyre arrin në rreth 260 mijë dhe paraqet kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë në Kosovë.

Zëvendësministri Gashani që njëherësh është edhe bashkërendues kombëtar për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe mjeteve shpërthyese tha se çdo vit policia e Kosovës konfiskon mijëra armë e municione.

“Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon përafërsisht 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme për çdo vit. Konfiskimi i armëve të vogla dhe të lehta po vazhdon por edhe municionet e kalibrave të ndryshëm”, tha ai.

Arbnesh Ajvazi nga policia e Kosovës tha se sfidë mbetët parandalimi i përdorimit të armëve gjatë festave.

“Kultura dhe traditat tona shpeshherë kanë përdorimin e armëve si pjesë e festimeve, por kjo është koha që të ndryshojmë këtë mentalitet. Sfida jonë kryesorë është të edukojmë dhe ndërgjegjësojmë”, tha ai.

Annemarie Douwes nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta mund të ketë pasoja katastrofike.

“Derisa policia e Kosovës ka punuar pa u lodhur për t'i luftuar këto sfida, ne nuk mund të mbështetemi vetëm në zbatimin e ligjit. Prandaj është thelbësore që të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për këtë dukuri negative të të shtënave në festa dhe të mësohet duke përfshirë edhe fëmijët për rreziqet e përdorimit dhe mbajtjes së pasigurt të armëve të zjarri”, tha ajo.

Në një raport të publikuar në prill të këtij viti lidhur me “Politikat ndëshkimore në rastet e posedimit të paligjshëm të armëve” nga misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimin në Evropë, theksohen “mangësitë për sa i përket qëndrueshmërisë dhe arsyetimit të vendimeve ndëshkimore për posedim të paligjshëm të armëve të cilat mund të mos jenë në pajtim me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe kuadrin ligjor", nga gjykatat në Kosovë.

Sipas raportit, misioni i OSBE-së në Kosovë që ka vëzhguar 33 raste në lidhje me akuzat për “Pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet se OSBE-ja ka vërejtur mospërputhje në dënimet e shqiptuara, gjë që ngre shqetësime se personat trajtohen ndryshe sipas ligjit në situata të ngjashme faktike ose, në të kundërtën, nuk merren parasysh rrethanat specifike në raste të ndryshme. Statistikat e përgjithshme flasin se numri më i madh i armëve kanë mbetur kryesisht nga periudha e luftës së viteve 1998-1999./ VOA

kosove

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë