BOTA

Stoltenberg: Mënyra më e shpejtë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë është ta humbësh atë por kjo nuk do të sillte paqe

n.f Përditësimi i fundit 8 Korrik 2024, 15:25
Stoltenberg: Mënyra më e shpejtë për t'i
Stolternberg

UKRAINË- Ndërsa NATO-ja përgatitet të mblidhet të martën në një takim treditor në Uashington për të kremtuar 75-vjetorin e saj, ajo po përforcon mbështetjen për Ukrainën në luftën me Rusinë.

Gjatë një konference për shtypin me një grup gazetarësh të dielën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se të gjitha vendet anëtare të NATO-s duan paqen dhe kjo mund të arrihet nëse presidenti rus Vladimir Putin, e kupton se nuk mund të fitojë në fushën e betejës.

"Mënyra më e shpejtë për t'i dhënë fund kësaj lufte është humbja e saj”, tha ai. “Por kjo nuk do të sillte paqe. Do të sillte pushtim”.

Sekretari Stoltenberg përshkroi masat kryesore që do të marr NATO-ja, duke përfshirë krijimin e një komande të posaçme në Gjermani, ndihmën e shtuar financiare dhe ushtarake si dhe marrëveshjet dypalëshe të sigurisë.

Ai i theksoi këto nisma duke trajtuar kompleksitetin e anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në NATO dhe frontin e bashkuar të aleancës kundër agresionit rus. Gjuha e saktë e marrëveshjes përfundimtare të takimit lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, është ende duke u negociuar, tha ai.

Në muajin prill, zoti Stoltenberg tha se aleanca nuk pritej t'i ofronte Ukrainës anëtarësimin në NATO gjatë takimit të lartë, por një "urë" drejt anëtarësimit. Në takim, ajo "urë" do të përfshijë pesë elementë thelbësorë:

Komanda e ndihmës për sigurinë: NATO-ja po krijon një komandë të re në Gjermani, me qendra logjistike në Evropën Lindore, për të bashkërenduar ndihmën ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën. Sipas zotit Stoltenberg, kjo do të përfshijë 700 pjesëtarë të personeli të udhëhequr nga një gjeneral i NATO-s me tre yje.

Sekretari Stoltenberg tha se ka pasur dallime midis aleatëve në lidhje me "qasjen ose llojet e armëve që duhet dhënë Ukrainës”. Këto dallime krijojnë vonesa burokratike dhe qëllimi është të bëhet dorëzimi më i shpejtë dhe më i lehtë.

“Kjo komandë e re do të ketë një mandat shumë të fortë, kështu që nuk do të ketë nevojë për konsensus për secilin dorëzim (armësh)”, tha ai.

Zotimi financiar: Që nga shkurti i vitit 2022, aleatët e NATO-s kanë dhënë rreth 43 miliardë dollarë në vit në mbështetje ushtarake për Ukrainën. Takimi i ardhshëm pritet të zgjasë këtë angazhim edhe për një vit, duke hedhur themelet për mbështetjen në të ardhmen.

Dërgimi i menjëhershëm i armëve: Në takim priten njoftime për dërgimin e më shumë armëve dhe municioneve, veçanërisht sistemeve të mbrojtjes ajrore, për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës.

Ndonëse zoti Stoltenberg nuk dha hollësi, një zyrtar i lartë amerikan tha se mund të priten njoftime nga aleatët e NATO-s këtë javë në lidhje me dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë.

Marrëveshjet dypalëshe të sigurisë: Njëzet aleatë të NATO-s do të kenë nënshkruar marrëveshje dypalëshe sigurie me Ukrainën deri në fillim të takimit, duke ofruar garanci shtesë sigurie dhe duke përforcuar përpjekjet bashkëpunuese në fushën e mbrojtjes.

Ndërveprimi: Aktualisht po bëhen përpjekje për të përafruar forcat e armatosura të Ukrainës me standardet e NATO-s, duke përfshirë një qendër të përbashkët trajnimi në Poloni dhe programe për blerjet ushtarake.

Hungaria nuk do të marrë pjesë por as nuk do të pengojë veprimet për Ukrainën

Sekretari Stoltenberg trajtoi shqetësimet rreth qëndrimit të Hungarisë ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe mundësive të saj për të bllokuar vendimet e NATO-s.

Ai foli për një vizitë të fundit në Budapest, ku siguroi një marrëveshje me kryeministrin Viktor Orban se Hungaria nuk do të pengojë masat e propozuara të mbështetjes për Ukrainën.

Budapesti nuk do të marrë pjesë në komandën e re të ndihmës së sigurisë së NATO-s për Ukrainën, por do të përmbushë detyrimet e tjera ndaj NATO-s dhe do të kontribuojë në buxhetin e përbashkët, tha sekretari Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm theksoi angazhimet e ndryshme të NATO-s me Moskën edhe pas fillimit të agresionit në Ukrainë.

Ai vuri në dukje një bisedë të kohëve të fundit midis Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, duke nënvizuar natyrën e zakonshme të kontakteve të tilla.

Zoti Stoltenberg tha se NATO-ja duhet të veprojë e bashkuar në zhvillimin e strategjive të reja të mbrojtjes, duke theksuar unitetin pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, të tilla si ato të përfaqësuara nga udhëheqës si kryeministri Orban.

Marrëdhëniet e ardhshme me Shtetet e Bashkuara

Zoti Stoltenberg është i bindur se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një aleat i vendosur i NATO-s pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, duke iu referuar kritikave të së kaluarës nga ish presidenti Donald Trump, kryesisht për çështjet e shpenzimeve të mbrojtjes sesa për vet NATO-n.

Ai theksoi se çdo sekretar i përgjithshëm duhet të jetë në gjendje të punojë me të gjithë udhëheqësit brenda aleancës, duke e krahasuar NATO-n me një familje të madhe që herë pas here përfshihet në diskutime dhe mosmarrëveshje.

Zoti Stoltenberg foli për përvojën e tij të punës me presidentët Barak Obama, Donald Trump dhe Joe Biden, duke vënë në dukje se pavarësisht udhëheqjes politike, Shtetet e Bashkuara kanë mbetur një aleat i palëkundur dhe i përkushtuar i NATO-s./ VOA

lufta rusi-ukraine stoltenberg

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë