BOTA

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton me 23 maj rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

n.f Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 11:50
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton me 23 maj rezolutën
Asambleja e Përgjithshme e OKB

SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rezolutën për Srebrenicën me 23 maj, thuhet në faqen e këtij institucioni në internet. Sesioni do të fillojë në orën 16 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe miratimi i rezolutës kërkon shumicën e thjeshtë të votave, që do të thotë 97 nga 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Në tekstin e projekt rezolutës, të cilin e ka parë Zëri i Amerikës, thuhet se “viti 2025 shënon tridhjetë vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, në të cilin humbën jetën të paktën 8,372 veta, mijëra u zhvendosën dhe familjet dhe komunitetet u shkatërruan”.

Në tekst thuhet se Asambleja e Përgjithshme Vendos të caktojë 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë, që do të festohet çdo vit.

Në tekstin e Rezolutës të propozuar fillimisht nga Gjermania dhe Ruanda, mes tjerash dënohet çdo përpjekje për të mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe për të madhëruar figurat e atyre, që janë dënuar për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe vazhdimin e përpjekjeve për të nxjerrë para drejtësisë autorët e këtij krimi.

Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan nga forcat e serbëve të Bosnjës në Srebrenicë. Masakra e cila ndodhi një javë pasi Srebrenica, që ishte shpallur nga Kombet e Bashkuara si zonë e sigurt u sulmua nga forcat serbe të Bosnjës, është vlerësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe ai ushtarak Ratko Mladiç, janë dënuar më burgim të përjetshëm nga Gjykata e OKB-së për krime lufte në ish Jugosllavi, për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë. Përveç tyre më shumë se 50 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet heqje lirie për gjenocid dhe krime në atë qytet.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e konfirmoi në vitin 2007 se në Srebrenicë është kryer gjenocid, duke theksuar gjithashtu se Serbia dështoi ta parandalojë atë.

Por, Beogradi, i cili e quan masakrën e Srebrenicës si një krim të përmasave masive, kundërshton cilësimin e saj si gjenocid. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se do të shkojë në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme.

"Do t'u jap përgjigjen që meritojnë. Ata që e bëjnë këtë në Nju Jork do të kenë shumë dhimbje koke, ndërsa neve na dhemb zemra dhe shpirti”, tha ai.

Serbia e mbështetur nga Rusia ka kërkuar tërheqjen e rezolutës, duke theksuar se me të populli gjerb do të shpallej gjenocidal. Misioni i Serbisë në OKB, tha në një letër se Beogradi nuk është këshilluar për përmbajtjen e projektrezolutës e cila sipas tij, shkakton tensione në rajon dhe përçarje mes anëtarëve të OKB-së.

Në një reagim të nënshkruar nga përfaqësuesit e përhershëm të Gjermanisë dhe Ruandës në Kombet e Bashkuara, të cilin e ka parë Zëri i Amerikës, thuhet se Serbia u ftua vazhdimisht dhe shprehimisht të angazhohej rreth dokumentit.

“Çdo propozim i Serbisë për të ndryshuar tekstin e projekt rezolutës do të trajtohej shumë seriozisht”, thuhet në letër.

Projekt rezoluta, thuhet më tej, përdor termin "gjenocid" në një kontekst ligjor, në përputhje me vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai nuk vë në shenjestër Serbinë, një shtet anëtar i respektuar i kësaj organizate, dhe as nuk nënkupton ndonjë faj kolektiv ndaj shteteve, entiteteve apo grupeve”.

Sipas nënshkruesve të letrës, rezoluta synon bashkimin dhe jo përçarjen, ndërsa u bëhet thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së ta mbështesin atë “duke dërguar kështu një mesazh të fortë për kujtim dhe kundër mohimit të gjenocidit”.

BE: Nuk ka vend në bllok për mohuesit e gjenocidit

Bashkimi Evropian tha se cështja nëse kishte apo jo gjenocid në Srebrenicë nuk është një çështje e mendimit por e vendimit të trupave gjykues ndërkombëtar dhe çdokush që përpiqet ta vë në dyshim nuk ka vend në Evropë.

Zëdhnësi i Bashkimi Evropian Peter Stano, tha të martën se blloku “nuk do ta tolerojë askënd në mesin e vendeve anëtare, që përpiqet ta mohojë dhe relativizojë gjenocidin, apo që përpiqet të madhërojë kriminelët e luftës dhe ky është një mesazh që ne i përcjellim të gjitha vendeve që dëshirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Presim nga të gjithë aktorët politik në Ballkanin Perëndimor të përmbahen nga çfarëdo veprimi dhe retorike që mund të vë në pikëpyetje aspiratat e tyre dhe që mund të shihet si mohim i ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur në Srebrenicë”.

Ndonëse rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk janë detyruese, interpretohen si dokumente me peshë politike dhe pasqyrojnë pikëpamjet e vendeve anëtare të atij mekanizmi për çështjet e përfshira në rezolutat e miratuara.

Marrë nga VOA

asambleja e përgjithshme e okb

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë