Foto ilustruese
KOSOVË - Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit në këtë organizatë.
Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate. Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës.
Kosova përfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Halit, të cilët janë shprehur optimistë se epilogu do të jetë pozitivë. Ata do të jenë prezentë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Sofje, njofton RTK.
Ndërsa delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, përmes një letre, i ka kërkuar kësaj Asambleje që të mos i japë Kuvendit të Kosovës statusin e anëtarit të asocuar.
Delegacioni serb u takua me kreun e delegacionit amerikan në NATO, Michael Turner, të cilit iu dorëzua një letër nga kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Përmes letrës, Serbia u bëri thirrje anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të mos miratojnë avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar të asocuar, u tha në njoftimin e Parlamentit serb më 26 maj.
Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova synon të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.
Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.
Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.
Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.
Por, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj. Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
kosove nato asambleja parlamentare
kosove nato asambleja parlamentare
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
27 Maj09:31
EMRI+FOTO/ Përplasje me armë zjarri në Shkup, humb jetën këngëtari, plagosen dy persona
Foto ilustruese
SHKUP- Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup. Mediat vendase raportojnë se...
M.B.
BOTA
27 Maj09:17
Ligjvënësi amerikan drejtuar Tajvanit: Armët po vijnë!
Republikani Michael McCaul.
SHBA- Zyrtari i lartë amerikan, Michael McCaul, ka thënë të hënën se porositë e Tajvanit jan...
M.B.
BOTA
27 Maj08:33
Sulmet ajrore izraelite në Rafah, të paktën 35 viktima, ministria e Shëndetësisë së Gazës: Numri më i madh, gra dhe fëmijë
Zjarri i përhapur në Rafah të Gazës – zonë ku janë zhvendosur mijëra palestinezë - si pasojë e sulmeve ajro...
M.B.
BOTA
27 Maj07:58
"KFOR-i negocioi tërheqjen e Radoiçiç nga Banjska", si u arratis organizatori i sulmit terrorist nga Kosova?
Milan Radoiçiç
KOSOVA- Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, vitin e kaluar, tronditi komunitetin lokal dh...
n.f
BOTA
26 Maj22:58
Shkon në 16 numri i viktimave si pasojë e sulmeve ruse në Kharkiv
Sulm
UKRAINË- Të paktën 16 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në qytetin ukrainas të Kh...
n.f
BOTA
26 Maj22:50
25 vjetori i Masakrës së Tusuzit, Osmani: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i përditshëm i yni
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sit përvjetorin e Masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit. S...
n.f
BOTA
26 Maj22:45
VIDEO/ Aksident tragjik në Turqi, autobusi me pasagjerë përplaset me një kamion dhe dy automjete, humbin jetën 10 persona
Aksidenti
TURQI- Një aksident tragjik është regjistruar në Turqi Jugore ku kanë humbur jetën 10 persona. Mësohet se nga ...
n.f
BOTA
26 Maj22:37
Trump përballet me reagime të forta gjatë fjalimit në Kuvendin e Partisë Libertariane
Trump
SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump u përball me reagime forta gjatë fjalimit në Kuvendin e Partisë Libertariane të shtunë...
n.f
BOTA
26 Maj22:09
Macron: Marrëdhëniet gjermano-franceze zemra e Evropës
Macron
GJERMANI- Emmanuel Macron dëshiron t'i japë një shtysë të re marrëdhënieve me Gjermaninë, me vizitën e ...
n.f
BOTA
26 Maj22:08
Reagimet për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut, Gjykata Ndërkombëtare Penale: Detyra jonë nuk është të bëjmë miq!
Foto ilustruese
IZRAEL- Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale(ICC), Karim Khan në një intervistë të botuar...