BOTA

“Askush nuk është i sigurt”, Jeta nën sundimin e talibanëve pakistanezë

n.f Përditësimi i fundit 10 Shtator 2024, 08:08
“Askush nuk është i sigurt”, Jeta nën sundimin e
Foto ilustruese

PAKISTAN- Grupi ekstremist, The Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), ka rifituar terren në veriperëndim të Pakistanit, duke imponuar sundimin e tij brutal mbi qindra mijëra njerëz. Ata që jetojnë nën sundimin e TTP-së thanë se grupi islamist i linjës së ashpër ka kufizuar liritë dhe të drejtat e tyre, përfshirë të drejtat e grave. Vrasjet, rrëmbimet, zhvatjet dhe ngacmimet dominojnë jetën e përditshme në disa zona, thanë ata.

TTP-ja u dëbua nga bazat e saj pas një ofensive të madhe ushtarake pakistaneze në vitin 2014. Por, në vitet e fundit grupi ka rivendosur kontrollin e tij në disa pjesë në provincës veriperëndimore pakistaneze të Kiber Paktunkva, ku aktualisht është aktiv në 10 nga 34 qarqet e provincës.

TTP-ja shpesh sundon gjatë natës. Pasi të bjerë terri, forcat qeveritare tërhiqen në postet dhe bazat e tyre dhe shumë civilë refuzojnë të dalin jashtë nga frika e militantëve. Rikthimi i TTP-së në rajon ka nxitur largimin nga rajoni të mijëra profesionistëve, biznesmenëve dhe pronarëve të mëdhenj të tokave.

“Askush nuk është i sigurt, asnjë vend nuk është imun nga prania e tyre”, tha Humayun Mehsud, i cili së fundi është larguar nga një qark i Vazistanit Jugor. “Ata janë kthyer me forcë”.

Mehsud tha se ai u largua nga fshati i tij pasi TTP-ja, që njihet edhe si talibanët pakistanezë, rrëmbyen dhe vranë vëllain e tij, një punëtor qeveritar.

Mehsud, që tani jeton në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, tha se TTP-ja ka themeluar qeverinë e saj në Vaziristanin Jugor, që është shtëpi e afër 900.000 njerëzve. Militantët, tha ai, kontrollojnë ekonominë lokale dhe kanë krijuar gjykatat e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes banorëve lokalë. TTP-ja ka imponuar versionin e saj ekstremist të islamit në zonat që kontrollon, sipas banorëve lokalë.

Dëgjimi apo luajtja e muzikës është e ndaluar. Berberëve u ndalohet që të rruajnë apo shkurtojnë mjekrat e burrave. Disa shkolla të vajzave janë mbyllur apo shkatërruar dhe në disa zona, grave u është kufizuar dalja nga shtëpitë e tyre.

“Ata duan të na e kufizojnë jetën tonë këtu njësojë sikurse talibanët afganë kanë bërë në shtetin e tyre”, tha Saleem, një banor i qarkut Laki Marvat.

TTP-ja dhe talibanët afganë kanë lidhje të ngushta ideologjike dhe organizative. Pakistani i ka akuzuar talibanët afganë, që morën pushtetin më 2021, për strehim të militantëve pakistanezë. Saleem, emri i të cilit është ndryshuar për shkaqe sigurie, tha se TTP-ja ka zëvendësuar autoritetet lokale në Laki Marvat, që është shtëpi e afër 1 milion personave.

Policia, tha ai, kanë braktisur postet e tyre pasi kanë qenë nën sulme të vazhdueshme të TTP-së dhe mijëra banorë po largohen nga zona. Mohsin Tabeer Khan, aktivist politik dhe ish-ligjërues universitar, është në mesin e atyre që kanë qëndruar në Laki Marvat. Një kritik i TTP-së, ai ka marrë kërcënime nga grupi militant.

“Atmosfera e frikës është përhapur”, tha Khan. “Të gjithë mbyllen [në shtëpitë e tyre] pas perëndimit të diellit”.

Khan tha se TTP-ja ka shënjestruar punëtorët e Qeverisë lokale dhe personelin e sigurisë në këtë qark.

“Nëse të zënë që ke kartë identifikimi të Qeverisë, duhet të shqetësohesh për jetën tënde”, tha ai.

Abubakar Kurmiwal tha se TTP-ja së fundi ka avancuar në qarkun e Kuramit. Ai tha se TTP-ja më 14 gusht rrëmbeu një kushëri të tij, i cili ishte akuzuar se ishte spiun i Qeverisë. Katër ditë më vonë, trupi i tij u gjet përgjatë një rruge, tha ai.

“Gratë nuk mund të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të këtyre militantëve”, tha ai. “Militantët shpesh i detyrojnë banorët lokalë që t’u japin ushqime”.

Muajin e kaluar, e vetmja shkollë në fshatin e tij u mbyll pasi të gjithë mësuesit u larguan, tha ai.

Mohsin Dawar, ish-ligjvënës, tha qenë dëshmitar i rritjes së ndikimit të TTP-së në qarkun nga ku vjen ai në Vaziristanin Verior. Fillimisht nisi me luftëtarët e TTP-së që detyronin banorët lokalë t’i ushqenin, tha Dawar. Më pas, militantët zhvatën biznesmenët dhe pronarët e pasur të tokave. Tani, militantët po shkatërrojnë shkollat për vajzat në qark, tha ai.

“Teksa talibanët [pakistanezë] po forcohen, autoriteti shtetëror po kolapsin”, tha Dawar, i cili udhëheq partinë sekulare, Lëvizja Demokratike Kombëtare.

“Ata fillimisht duan të vrasin njerëzit vdekja e të cilëve do të prodhojë lajme”, tha ai. “Të gjithë janë në rrezik, por ata që kanë pak rëndësi në shoqëri janë në radarin e tyre”, shtoi Dawar, i cili i ka shpëtuar disa tentim-vrasjeve.

Sulmet e TTP-së janë intensifikuar viteve të fundit në Pakistan. Grupi militant shpesh shënjestron ushtrinë dhe policinë dhe gjerësisht përmbahet nga sulmet që kanë në shënjestër civilët. Abdul Sayed, hulumtues me bazë në Suedi që gjurmon TTP-në, tha se “caku kryesor” i grupit janë forcat e sigurisë, në përpjekje që t’i largojnë ata nga rajoni.

Më herët gjatë këtij viti, Pakistani tha se ushtria do të nisë një ofensivë të re për të çrrënjosur militantët nga rajoni. Operacioni i planifikuar ushtarak është kundërshtuar ashpër nga banorët e Kiber Paktunkvas, rajon që ka përjetuar disa ofensiva në të kaluarën të cilat kanë lënë të vrarë mijëra persona dhe kanë detyruar miliona civilë që të largohen.

Protesta janë mbajtur edhe kundër TTP-së dhe kthimit të grupit në këtë rajon.Abdul Wahid, udhëheqës lokal i partisë sekulare, Avami, tha se banorët nuk kanë më frikë nga militantët apo nga ushtria pakistaneze pas vitesh konflikt.

“Ka shumë vetëdije politike”, tha Wahid, i cili është nga qarku Kiber. “Ne do të protestojmë dhe do të rezistojmë në mënyrë paqësore”./ REL

the tehrik-e taliban pakistan

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë