Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
KOSOVË- Zyrtarë të KFOR-it e kanë përshkuar si të qetë, por të brishtë situatën e sigurisë në vend, posaçërisht në veriun e populluar kryesisht me serbë. Veç patrullimeve të pavarura, ata thanë se janë duke kryer patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës, si dhe patrullime paralele me forcat e armatosura serbe përgjatë vijës kufitare, në funksion të garantimit të sigurisë.
Patrullime në formate të ndryshme është duke realizuar KFOR-i në të gjitha pjesët e Kosovës, kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj force përmes një zëdhënësi. Tek kanë treguar se patrullimet mbështeten në mandatin që u buron prej OKB-së, zyrtarë të KFOR-it thanë se situata vazhdon të jetë e brishtë, posaçërisht në veriun e populluar kryesisht me serbë.
Veç në veri, KFOR-i përmes komunikatave të ndryshme javët e fundit ka njoftuar për patrullimet e bëra edhe në qytete të tjera.
“Ne e zbatojmë mandatin tonë të OKB-së në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, përmes aktiviteteve të ndryshme. Këto përfshijnë patrulla të rregullta, të cilat kryhen në formate të ndryshme, si patrullimet e pavarura të KFOR-it në të gjithë Kosovën dhe përgjatë vijës kufitare administrative, patrullimet e përbashkëta me Policinë e Kosovës dhe patrulla të sinkronizuara, paralele me forcat e armatosura serbe në anët përkatëse të vijës kufitare administrative”, kanë thënë nga Zyra për informim e KFOR-it.
Në komunikatat e publikuara së fundi, u tha se pjesëtarë të KFOR-it kanë kryer patrullime përgjatë vijës administrative të kufirit në Prishtinë dhe Istog, në funksion në konsolidimit të stabilitetit rajonal.
Në KFOR kanë shtuar se, këto patrullime si dhe angazhimet me të gjitha komunitetet lokale – përfaqësojnë një demonstrim konkret dhe të prekshëm të përkushtimit afatgjatë dhe të palëkundur të NATO-s për sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe për stabilitet të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën. Ne kemi një prezencë të dukshme, fleksibile dhe të përshtatshme, që na mundëson të trajtojmë çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë në mënyrë efektive, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet në përgjigje.
Të pyetur për situatën e sigurisë pas paralajmërimeve të Qeverisë për hapjen e Urës mbi lumin Ibër, në KFOR thanë se situata është e qetë, por e brishtë.
“Në përgjithësi, situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por ajo mbetet e brishtë, veçanërisht në veri të Kosovës. Ne po monitorojmë nga afër zhvillimet dhe mbajmë një prani të dukshme dhe të përshtatshme përmes patrullimeve të rregullta dhe angazhimeve me komunitetet lokale”, thuhet tutje në përgjigje.
Në KFOR shtuan se vijojnë të operojnë në Kosovë si reagues i tretë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
“Ne vijojmë të përmbushim mandatin tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt, për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i operon si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë reaguesi i parë dhe i dytë, respektivisht”, kanë deklaruar në KFOR.
Stano KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano së fundmi ka reaguar në lidhje me incidentin ku grupe të ...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Nga fushatat e saj më të hershme politike në Kaliforni deri tek përzgjedhja si kandidate për ...
AUSTRALI- Australia ka vënë në krye të listës së personave më të kërkuar një 33-vjeçar, i cili ka dje...
JAPONI- Dy pastruesit profesionistë bënin dje operacionin e përvitshëm për të bërë statujën të dukej në...
Hill SERBI- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill së fundmi ka komentuar blerjen e avion&eum...
NORVEGJI- Një shqiponjë e artë është vrarë pasi thuhet se sulmoi dhe plagosi të paktën katër persona, duke pë...
LETONI- Letonia konfirmon se droni rus që shkeli në hapësirën e saj ajrore, për tu rrëzuar disa momente më vonë, ishte...
Trump SHBA- 500 kilometra larg nga kryeqytetit amerikan Uashington, shteti rural i Virxhinias Perëndimore ka votuar për Partinë Demokrate p&...
PALESTINË- Një ceremoni mortore u mbajt në Nablus të Palestinës, me pjesëmarrje zyrtare dhe civile për aktivisten turke Ayş...
SUEDI- Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej ...